
Cristiano Ronaldo raportohet se i ka thënë trajnerit Jose Mourinho të mos nënshkruajë me sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor.
Sulmuesi nga Togo raportohet se është në rrugë për të nënshkruar kontratë të përhershme me ekipin spanjoll pasi shënoi tetë gola në 22 paraqitje në sezonin e kaluar, të cilin e kaloi si i huazuar.
Reali ka harxhuar vetëm 4.5 milionë funte për të siguruar sulmuesin e përfaqësueses U21 të Spanjës, Jose Maria Callejon, nga Espanyol, dhe Ronaldo mendon se ata nuk kanë nevojë për përforcime të tjera në repartin e sulmit.
“Nuk kemi nevojë të nënshkruajmë me ndonjë sulmues tjetër. Mendoj se duhet të jemi të kënaqur me formacionin ashtu siç është”, ka thënë portugezi.


Vëndndodhja


