Barcelona ka nxjerrë vetëm një pikë përballë Real Sociedadit në takimin e javës së dytë të La Ligas. Përballja e zhvilluar të shtunën në Estadio Municipal de Anoeta përfundoi me rezultat 2-2.
Blaugranët krijuan epërsi të hershme pas një aksioni të Fabregas, Alexis Sanchez dhe në fund Xavi Hernandez e plasoi topin në rrjet (10’).
Vetëm pas dy minutash, transferi i ri i katalunasve, Cesc Fabregas, dyfishoi epërsinë, dhe dukej se vendasit do të gjenden përpara një debakli të vërtetë.
Mirëpo, nuk ndodhi kështu. Në gjysmën e dytë, Sociedadi u kthye në lojë dhe arriti ta barazojë rezultatin.
Një krosim të Xabi Prieto e shfrytëzoi Agirretxe, i cili me kokë ngushtoi epërsinë e mysafirëve (59’).
Antoine Griezmann shënoi golin e barazimit (61’), për t’ia sjellë një pikë të artë ekipit të tij, pasi që lojtarët mysafirë nuk arritën të shënonin gol tjetër deri në fund të takimit.
Pas këtij barazimi, Barca pozicionohet në krye të tabelës me katër pikë të fituara nga dy ndeshje, po aq sa ka edhe Real Sociedadi.

Vëndndodhja