Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

    10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Share

    Klio
    Princeshë
    Princeshë

    Vëndndodhja Vëndndodhja: Pran yjeve..
    Gjinia Gjinia: Female
    Postime Postime: 4204
    Anëtarësuar Anëtarësuar: 18/09/2011
    Mosha Mosha: 17
    Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: NOTI&MUZIKA

    10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Mesazh nga Klio prej Sat 8 Oct 2011 - 20:08

    Arkitektura fillon aty ku mbaron inxhinieria", ka thënë arkitekti i famshëm gjerman, Walter Gropius. Kjo ide përvijohet në dhjetë qytetet me arkitekturën më intensive dhe tërheqëse në botë, ndërtesat e të cilëve paraqesin ide e kohë të mëdha. Nga stili i eklektik i Antoni Gaudit në ndërtesat e Barcelonës, deri tek vendet magjike prej çeliku dhe xhami në Dubai dhe Shangai, kryeqytetet e arkitekturës të zgjedhura në listë janë të bërë enkas për të mahnitur vizitorët. Qyteti i parë në listë është Barcelona. Disa prej arkitektëve më të mëdhenj të botës, nga e shkuara dhe e tashmja, i kanë bërë tullat dhe llacin të duken si asgjë tjetër në botë. Duke filluar me spitalin "Hospital de Sant Pau" dhe "Palau de la Musica Catalana", ku do të gjeni punë tradicionale nga arkitekti Lluis Domenech i Montaner. Këto ndërtesa janë cilësuar si Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Gjithashtu, nëse vizitoni Barcelonën duhet të shikoni dhe vepra të tjera të punuara nga arkitekti Antoni Gaudi. Veprat e tij më të famshme përfshijnë "Casa Mila", "Park Guell" dhe "Temple Expiatori de la Sagrada Familia". Më pas vjen Parisi. Duke ecur në rrugët e këtij qyteti, çdo vizitor mund të ndihet si në mes të një muzeu të madh arti. Kjo, për arsye se pavarësisht ndërtesave mesjetare, të rilindjes, neoklasike, moderne, Parisi është gjithashtu i njohur për pjesët moderne që ndërthuren me ato klasike, si për t'ju kujtuar njerëzve se bëhet fjalë për më shumë se një muze. Në fakt, ish-presidenti francez, Francois Mitterrand ishte shumë i dhënë pas kësaj ideje, saqë sanksionoi një projekt të arkitekturës moderne të quajtur "Grands Travaux", në vitet '80, për të freskuar stilin klasik të qytetit. Rezultatet përfshijnë piramidën e qelqtë në hyrje të Luvrit. Më i vonë në kohë është Çikago. Më shumë se një vend fantastik për fansat e sportit, qyteti i erës konsiderohet gjithashtu dhe vendlindja e arkitekturës moderne amerikane. Pas Zjarrit të Madh në vitin 1871, në Çikago u krijua mjaft vend i lirë. Arkitektët u vendosën atje dhe krijuan disa prej ndërtesave më të paharrueshme në botë. Për të pasur idenë se si duket qyteti, mbani parasysh se fjala "qiellgërvishtës" u krijua pikërisht në këtë qytet. Veprat më të famshme arkitekturale të qytetit përfshijnë "Sears Towers", ndërtesa më e lartë në SHBA, "Wrigley Building" etj.

    Klio
    Princeshë
    Princeshë

    Vëndndodhja Vëndndodhja: Pran yjeve..
    Gjinia Gjinia: Female
    Postime Postime: 4204
    Anëtarësuar Anëtarësuar: 18/09/2011
    Mosha Mosha: 17
    Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: NOTI&MUZIKA

    Re: 10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Mesazh nga Klio prej Sat 8 Oct 2011 - 20:13













    Paris, Francë

    Duke ecur në rrugët e këtij qyteti, çdo vizitor mund të ndihet si në mes të një muzeu të madh arti. Kjo, për arsye se pavarësisht ndërtesave mesjetare, të rilindjes, neoklasike, moderne, Parisi është gjithashtu i njohur për pjesët moderne që ndërthuren me ato klasike, si për t'ju kujtuar njerëzve se bëhet fjalë për më shumë se një muze. Në fakt, ish-presidenti francez, Francois Mitterrand ishte shumë i dhënë pas kësaj ideje, saqë sanksionoi një projekt të arkitekturës moderne të quajtur "Grands Travaux", në vitet '80, për të freskuar stilin klasik të qytetit. Rezultatet përfshijnë piramidën e qelqtë në hyrje të Luvrit.

    Klio
    Princeshë
    Princeshë

    Vëndndodhja Vëndndodhja: Pran yjeve..
    Gjinia Gjinia: Female
    Postime Postime: 4204
    Anëtarësuar Anëtarësuar: 18/09/2011
    Mosha Mosha: 17
    Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: NOTI&MUZIKA

    Re: 10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Mesazh nga Klio prej Sat 8 Oct 2011 - 20:15

    Çikago, shba
    Më shumë se një vend fantastik për fansat e sportit, qyteti i erës konsiderohet gjithashtu dhe vendlindja e arkitekturës moderne amerikane. Pas Zjarrit të Madh në vitin 1871, në Çikago u krijua mjaft vend i lirë. Arkitektët u vendosën atje dhe krijuan disa prej ndërtesave më të paharrueshme në botë. Për të pasur idenë se si duket qyteti, mbani parasysh se fjala "qiellgërvishtës" u krijua pikërisht në këtë qytet. Veprat më të famshme arkitekturale të qytetit përfshijnë "Sears Towers", ndërtesa më e lartë në SHBA, "Wrigley Building" etj.

    Klio
    Princeshë
    Princeshë

    Vëndndodhja Vëndndodhja: Pran yjeve..
    Gjinia Gjinia: Female
    Postime Postime: 4204
    Anëtarësuar Anëtarësuar: 18/09/2011
    Mosha Mosha: 17
    Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: NOTI&MUZIKA

    Re: 10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Mesazh nga Klio prej Sat 8 Oct 2011 - 22:33

    Berlin, Gjermani
    Që prej rënies së Murit në vitin 1989, Berlini është fokusuar në transformimin e ndërtesave. Disa prej atyre më të famshme përfshijnë: "Reichstag", parlamentin e dikurshëm nazist, i cili është rikrijuar me një kube xhami, "Potsdamer Platz", i cili është rindërtuar dh etani përfshin qendrën "Sony", si dhe lagjja "Daimler Chyrsler", e cila është ndërtuar nga fillimi në pesë vite. Në ndërtesat e tjera bëjnë pjesë ambasada britanike dhe muzeu hebre i skicuar nga Daniel Libeskind. Në qytet ekzistojnë gjithashtu shumë pjesë arkitekturale klasike, si muzeu "Altes" dhe "Das Rotes Rathaus".

    Klio
    Princeshë
    Princeshë

    Vëndndodhja Vëndndodhja: Pran yjeve..
    Gjinia Gjinia: Female
    Postime Postime: 4204
    Anëtarësuar Anëtarësuar: 18/09/2011
    Mosha Mosha: 17
    Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: NOTI&MUZIKA

    Re: 10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Mesazh nga Klio prej Sat 8 Oct 2011 - 22:36

    Shangai, Kinë
    Kina po punon me vrull dhe Shangai është një prej projekteve të saj. Shkalla aktuale e zhvillimit është aq ekstreme saqë aprovimet e ndërtimeve dhe vendimet po merren në çështje orësh, krahasuar me muajt që nevojiten në vendet perëndimore. Kjo shpjegon dhe qendrën e qytetit, Pudong, ku ndodhet ndërtesa më e lartë në qytet, "Jin Mao Tower", si dhe "Oriental Pearl Tower", i cili është një hotel dhe qendër tregtare. Më shumë nga e shkuara e qytetit mund të gjendet në zonën e skelës, me vepra të stilit arkitekturor kolon.

    Klio
    Princeshë
    Princeshë

    Vëndndodhja Vëndndodhja: Pran yjeve..
    Gjinia Gjinia: Female
    Postime Postime: 4204
    Anëtarësuar Anëtarësuar: 18/09/2011
    Mosha Mosha: 17
    Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: NOTI&MUZIKA

    Re: 10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Mesazh nga Klio prej Sat 8 Oct 2011 - 22:39

    Romë, Itali
    Ashtu si Athina, Roma është një ndër pjesët më interesante arkitekturale të civilizimit të hershëm perëndimor. Veprat klasike dihen pak a shumë, Koloseu, Panteoni, Forumi Romak etj. këto konkurrojnë me vepra pak më të reja, si sheshi i Shën Pjetrit në Vaktin, Faltoren Sistine dhe monumentin kombëtar të Viktor Emanuelit të dytë. Ndërkohë që nuk njihet për ndërtesa moderne, begatia e arkitekturës së lashtë, klasike dhe asaj rilindëse, i japin Romës një vend të merituar në qytetet me arkitekturën më të famshme.

    dajti modh
    Global Moderator
    Global Moderator

    Gjinia Gjinia: Male
    Postime Postime: 16288
    Anëtarësuar Anëtarësuar: 20/01/2010

    Re: 10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Mesazh nga dajti modh prej Sat 8 Oct 2011 - 22:41

    per mua eshte TIRONA nje nga ato 00027003 10 me te bukurit :429293:

    Klio
    Princeshë
    Princeshë

    Vëndndodhja Vëndndodhja: Pran yjeve..
    Gjinia Gjinia: Female
    Postime Postime: 4204
    Anëtarësuar Anëtarësuar: 18/09/2011
    Mosha Mosha: 17
    Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: NOTI&MUZIKA

    Re: 10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Mesazh nga Klio prej Sat 8 Oct 2011 - 22:42



    Firence, Itali
    Shumë vetë e konsiderojnë këtë qytet të mrekullueshëm si "ground zero" të Rilindjes Italiane. Veprat më të famshme përfshijnë: "Pallazzo Vecchio", "Accademy of Fine Arts", ku gjendet dhe Davidi i Mikelanxhelos, si dhe "Uffizi", një galeri arti me vepra të mëdha të Rilindjes. Më pas vijnë kishat, "Santa Maria del Fiore" është një katedrale e famshme dhe kisha e katërt më e madhe në Evropë, pastaj "Basilika di Santa Croce" është një tjetër kishë e madhe. Një prej vendeve më tërheqëse të Firences është "Ponte Vecchio", ura mesjetare, ku janë ndërtuar shumë dyqane.

    Klio
    Princeshë
    Princeshë

    Vëndndodhja Vëndndodhja: Pran yjeve..
    Gjinia Gjinia: Female
    Postime Postime: 4204
    Anëtarësuar Anëtarësuar: 18/09/2011
    Mosha Mosha: 17
    Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: NOTI&MUZIKA

    Re: 10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Mesazh nga Klio prej Sat 8 Oct 2011 - 22:44



    Athinë, Greqi
    Akropoli, vendndodhja e civilizimit të hershëm grek, si dhe vendi që përfshin frymëzimin për civilizimin tonë modern, i jep këtij qyteti fuqinë e tij arkitekturore. Ju mund të shihni aty kolonat greko-romake, si dhe zbukurimet me ornamente të vizatuara në krye të tyre. Gjithashtu, nëse mendoni se Akropoli është madhështor, atëherë duhet të vizitoni Akademinë e Athinës, një version më modern i stilit greko-romak, si dhe stadiumin e Lojërave Olimpike të Athinës. Nuk është sekret se pjesa më tërheqëse e këtij qyteti është arkitektura moderne.

    e sinqerta
    Global Moderator
    Global Moderator

    Gjinia Gjinia: Female
    Postime Postime: 12130
    Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011

    Re: 10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

    Mesazh nga e sinqerta prej Wed 4 Apr 2012 - 17:39

    Klio shkruajti:

    Athinë, Greqi
    Akropoli, vendndodhja e civilizimit të hershëm grek, si dhe vendi që përfshin frymëzimin për civilizimin tonë modern, i jep këtij qyteti fuqinë e tij arkitekturore. Ju mund të shihni aty kolonat greko-romake, si dhe zbukurimet me ornamente të vizatuara në krye të tyre. Gjithashtu, nëse mendoni se Akropoli është madhështor, atëherë duhet të vizitoni Akademinë e Athinës, një version më modern i stilit greko-romak, si dhe stadiumin e Lojërave Olimpike të Athinës. Nuk është sekret se pjesa më tërheqëse e këtij qyteti është arkitektura moderne.

    kjo mpelqenka me shum sesa te tjerat

      Ora është Sat 19 May 2012 - 12:47