Hidhet kalendari i Botërorit, Shqipëria me një plan kaotik
:: Zona e Tifozave :: Futboll
Faqja 1 e 1 • Share •
Hidhet kalendari i Botërorit, Shqipëria me një plan kaotik
ZYRIH- Në Zyrih të Zvicrës do të përcaktohen sot datat e kalendarit për ndeshjet e Botërorit 2014, eliminatoret e të cilit startojnë në shtator të vitit të ardhshëm. Shqipëria ndodhet në grupin E bashkë me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën, kundërshtarë që deri diku mund të konsiderohen të pranueshëm përsa i përket emrit. Por, kalendari i sotëm e gjen Shqipërinë totalisht të papërgatitur edhe pse Federata ka hartuar një strategji që më përpara. FSHF synon që të evitojë sa më shumë ndeshjet e dyfishta, pra "e premte-e martë", ndërkohë që gjithashtu do të kërkojë që të luajë që në fillim me kundërshtarët e fortë. Pavarësisht se qëllimet mund të jenë të mira dhe se gjithçka mund të jetë hartuar duke patur parasysh eksperiencat e këqija të viteve të fundit, është fakt që strategjia në raste të tilla përcaktohet nga trajneri i kombëtares. Ky i fundit vendos, duke parë edhe historikun e ekipit që drejton, se si mund të jetë rradha e ndeshjeve. Shqipëria nuk ka askënd në pankinë dhe kësisoj, plani është hartuar nga Federata. Duka do të ketë këto dy kërkesa në mbledhjen e sotme, nga e cila pritet të dalë kalendari. Megjithatë, çdo gjë është relative, ndërkohë që plani i Federatës duket kaotik, duke qenë se ai nuk është propozuar nga njeriu që mbajë përgjegjësi për sukseset apo dështimet, trajneri. PROCEDURA
Në bazë të rregullave të përcaktuara që më parë, skuadrat e një grupi mundohen të merren vesh me njëra-tjetrën për çështjen e kalendarit të ndeshjeve. Skuadra që është kokë grupi zakonisht është ajo që harton një plan paraprak dhe ua vendos në tryezë përfaqësuesve të shteteve të tjera. Këta të fundit japin pëlqimin ose jo, por asnjëherë nuk mungojnë sugjerimet apo edhe debatet, pasi çdo përfaqësues ka të drejtën të kërkojë ndryshimet e planit. Shpesh, federatat e gjejnë një konsensus, por ka patur edhe raste kur kjo nuk ka ndodhur. Në këto momente hyn në lojë FIFA ose UEFA, në varësi të kompeticionit. Ato caktojnë një datë dhe kalendari hidhet me short.
PRECEDENTI
Shqipëria ka vuajtur shumë në të shkuarën për shkak të mungesës së një strategjie të mirëfilltë apo dhënies së konsensusit në mënyrë "bujare" gjatë momentit të hartimit të kalendarit. Rasti më flagrant ishte ai i eliminatoreve të Botërorit 2010, kur ndeshja me Maltën në La Valeta, u la për në muajin shkurt. Kjo periudhë zakonisht është më e tmerrshmja për kombëtaren shqiptare. Shumë nga lojtarët kuqezi sapo kthehen nga grumbullimi i dimrit, sidomos lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar. Dy vjet më parë, maltezët barazuan 0-0 me Shqipërinë, në një ndeshje që ata edhe mund ta kishin fituar, duke parë formën e keqe të skuadrës shqiptare. Pas takimit, zyrtarët e Federatës së Maltës pranuan se ata e kishin kërkuar enkas në shkurt këtë ndeshje, duke ditur që ekipet e tjera kanë probleme. "U çuditëm që Shqipëria pranoi", bëri të ditur atëherë Federata Malteze.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

1 mos u perpiq te mashtrosh ate qe eshte me mashtrues se ty pra..mua
2 MOS LUAJ ME ZJARRIN SE DO DIGJESH VETE
3Un besoj ne ZOT ... JO ne Njerez. . .!!
4 Ndoshta Do Te Me Duhet Nje Dite , Nje Muaj A Nje Vit , Por Mbaje Mend ate qe dua heret a vone e ..arrij
5 Kujdes ti me njeh mua vetem si mik por jo si armik
6 kurre mos e braktis nenen se ajo ashte e vetmja qe te do me shume se veten e saj
7 jetoj jeten ashtu sic dua une dhe e shijoj ne maksimum
8 kurre sdo te beja nje gabim qe te nenvleftesoja ndonje njeri
Durrsaku- Legjendë

Vëndndodhja: durres
Gjinia: 
Postime: 12532
Anëtarësuar: 17/06/2009
Mosha: 35
Profesioni/Hobi: cigarja
Re: Hidhet kalendari i Botërorit, Shqipëria me një plan kaotik
Shpresoj ta nise me kemben e mbare.

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
:: Zona e Tifozave :: Futboll
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi







