Tragjedi në futboll, vdesin tetë futbollistë
:: Zona e Tifozave :: Futboll
Faqja 1 e 1 • Share •
Tragjedi në futboll, vdesin tetë futbollistë
Tetë futbollistë të një prej skuadrave elitare të futbollit në Togo mbetën të vrarë, pasi autobuzi me të cilin udhëtonin doli jashtë rruge, u rrotullua rreth vetes dhe mori flakë, bënë të ditur burime zyrtare gjatë ditës së dielë. Aksidenti ndodhi rreth 150 kilometra në veri të kryeqytetit Lome, pranë qytetit të Atakpames. Skuadra e Etual Filantes ishte duke udhëtuar për të zhvilluar një ndeshje kampionati. 13 futbollistë dhe antarë të tjerë të stafit mbetën të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Sipas të mbijetuarve, gjithçka ndodhi kur një gomë e mjetit shpërtheu papritur, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të autobuzit prej drejtuesit të tij. “Nuk e dimë ende se si mundëm të mbijetonim. U krijua një zjarr i frikshëm”, deklaroi portiere Mama Souleyman.
Imazhe të televizionit kombëtar të Togos treguan pamje nga autobuzi i shkrumbuar krejtësisht. Një vit më parë, dy antarë të kombëtares së futbollit dhe një shofer autobuzi mbetën të vrarë, pasi një rebel qëlloi ndaj tyre gjatë zhvillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës, në Angola
Historia e futbollit togolez është e mbushur edhe me tragjedi të tjera. Në vitin 2007, ministri i sporteve të vendit afrikan, Richard Attipoe, mbeti i vrarë së bashku me 22 tifozë, kur helikopteri i tyre pësoi një aksident në Sierra Leone, ndërsa po udhëtonin të qëndruar pranë skuadrës në një ndeshje kualifikuese të Botërorit.
www.top-channel.tv

1 mos u perpiq te mashtrosh ate qe eshte me mashtrues se ty pra..mua
2 MOS LUAJ ME ZJARRIN SE DO DIGJESH VETE
3Un besoj ne ZOT ... JO ne Njerez. . .!!
4 Ndoshta Do Te Me Duhet Nje Dite , Nje Muaj A Nje Vit , Por Mbaje Mend ate qe dua heret a vone e ..arrij
5 Kujdes ti me njeh mua vetem si mik por jo si armik
6 kurre mos e braktis nenen se ajo ashte e vetmja qe te do me shume se veten e saj
7 jetoj jeten ashtu sic dua une dhe e shijoj ne maksimum
8 kurre sdo te beja nje gabim qe te nenvleftesoja ndonje njeri
Durrsaku- Legjendë

Vëndndodhja: durres
Gjinia: 
Postime: 12532
Anëtarësuar: 17/06/2009
Mosha: 35
Profesioni/Hobi: cigarja
Re: Tragjedi në futboll, vdesin tetë futbollistë
Sa keq me vjen,te kthehet futbolli ne nje tragjedi te tmerrshme.

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
:: Zona e Tifozave :: Futboll
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi







