Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Dorëzohet Reali, Barça më e mira

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dorëzohet Reali, Barça më e mira

Mesazh nga Durrsaku prej Mon 12 Dec 2011 - 16:25

Reali i Madridit vuan një tjetër humbje të “El Clasicos”, në kështjellën e tij në “Bernabeu”. Për popullin e “galaktikëve”, festa e triumfit zgjati vetëm një minutë, ndërsa më pas, për Realin nisi makthi. Barcelona, me magjinë e saj, riktheu me këmbë në tokë ekipin e drejtuar nga Zhoze Murinjo, që kishte arritur 15 fitore radhazi. Pavarësisht hidhërimit që sjell ky zhgënjim i radhës për madrilenët, duket se nën zë që nga tifozët, gazetarët dhe lojtarët, e pranojnë humbjen. Mjafton të shikohen komentet dhe qëndrimet e gazetave sportive. Kishte gati dy dekada që mediat madrilene nuk protestonin kur Reali humbte “El Clasicon”. Dhe titujt e gazetave të ditës së djeshme e treguan këtë. Edhe rasti i diskutueshëm i Leo Mesit, sipas së cilit u kërkua një karton i kuq, nuk u trazua shumë, duke nënkuptuar se faji këtë herë për humbjen nuk ishte i gjyqtarit.
Qëndrimi – Dy gazetat sportive më të mëdha promadrilene mbajtën një qëndrim jo kritik sa i përket gjykimit. “Fitoi më i miri”, lexohet në faqen e parë të të përditshmes “AS”. “Mesi dhe Iniesta të jashtëzakonshëm, nata më e keqe e Ronaldos”. Më pas në faqe, dy kronika të drejtorit të gazetës, Alfredo Relano, ku nuk vërehen dyshime për rezultatin. “Futbolli kundër fiksimit”, është titulli i artikullit, që e lidh edhe me konferencën për shtyp të Murinjos në vitin 2010: Inter ka një ëndërr, ndërsa Barça një fiksim (finalja e Champions-it në ‘Bernabeu’). Tani rolet janë ndërruar. “Barcelona zmadhon më shumë mitin e vet”. Drejtuesi i “AS” nuk i kursen kritikat ndaj Realit. “Barça më e mirë se Madridi. Ishte dhe vazhdon që të jetë”. Dhe qëndrimi përfundimtar. “Një mbrëmje futbolli e vërtetë dhe një e vërtetë e plotë: “Barcelona është diçka më shumë”. Ndërsa në të përditshmen tjetër sportive ‘Marca’, humbja e së shtunës është më keq se sa “manita” e një sezoni më parë. “Barça mbretërore” është titulli i parë i kronikës së shkruar nga Santiago Segurola. “Reali i Madridit ngelet pa barot”, është reflektimi i gazetarëve të të përditshmes sportive. Në faqet e saj nuk mungon ironia. “Kjo është shumë më keq sesa rezultati 5-0 , i dashuri Murinjo”. E një analist tjetër shkruan: “Madridi, ishte dështim i vërtetë që pas minutës së 20-të”.

Barcelona
13 orë fluturim, ja si “hyjnitë” festuan në ajër

Shampanjë, lojëra dhe vetëm 4 orë gjumë. Ka qenë kjo festa e Barcelonës pas fitores me Realin, e cila është zhvendosur në bordin e avionit të linjës Madrid-Tokio ku katalanasit do të zhvillojnë botërorin e klubeve, duke nisur nga 16 dhjetori. Në një udhëtim që zgjati jo pak, por 13 orë, Mesi, Ksavi, Iniesta, Fabregas me shokë nuk vunë gjumë në sy, edhe me “urdhër” të trajnerit Guardiola. Nën emocionet e batutave, gotave të shampanjës që derdheshin lum, mesazheve të falënderimit, përgjigjeve të mijëra tifozëve që kishin shkruar në faqet e tyre sociale, dhe ndonjë fotoje të çastit, lojtarët nuk e ndjenë aspak lodhjen, edhe pse mbërritën me një orë vonesë në aeroportin e “Norita” të Tokios (14:45). 8 orë diferencë mes Madridit dhe Tokios detyruan trajnerin Pep Guardiola, me urdhër të mjekëve të skuadrës, që të mos i lejonin lojtarëve të flinin më shumë se 4 orë për të shmangur ndonjë problem të mundshëm me orën diellore. Kampionët tani kërkojnë të gjithë në kor… Mundialiton


1 mos u perpiq te mashtrosh ate qe eshte me mashtrues se ty pra..mua
2 MOS LUAJ ME ZJARRIN SE DO DIGJESH VETE
3Un besoj ne ZOT ... JO ne Njerez. . .!!
4 Ndoshta Do Te Me Duhet Nje Dite , Nje Muaj A Nje Vit , Por Mbaje Mend ate qe dua heret a vone e ..arrij
5 Kujdes ti me njeh mua vetem si mik por jo si armik
6 kurre mos e braktis nenen se ajo ashte e vetmja qe te do me shume se veten e saj
7 jetoj jeten ashtu sic dua une dhe e shijoj ne maksimum
8 kurre sdo te beja nje gabim qe te nenvleftesoja ndonje njeri

Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vëndndodhja Vëndndodhja: durres
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 12532
Anëtarësuar Anëtarësuar: 17/06/2009
Mosha Mosha: 35
Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dorëzohet Reali, Barça më e mira

Mesazh nga e sinqerta prej Sat 18 Feb 2012 - 17:45

Normal qe po,pasi jane vetem per te thene fjale te kota sjane per gjo tjeter.

e sinqerta
Global Moderator
Global Moderator

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 12195
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi