Trukimet, Duka thërret zyrtarët e Federatës në mbledhje urgjente
:: Zona e Tifozave :: Futboll
Faqja 1 e 1 • Share •
Trukimet, Duka thërret zyrtarët e Federatës në mbledhje urgjente
![]() |
TIRANE-Publikimi i raportit të UEFA-s për 13 ndeshje të trukuara në Shqipëri ka tronditur gjithë futbollin shqiptar dhe drejtuesit e tij. Presidenti i Federatës Armand Duka ka zhvilluar një mbledhje urgjente me stafin e tij, duke kërkuar llogari për rrjedhjen e informacionit. Tonet në këtë mbledhje kanë qenë tepër të larta, sidomos karshi sekretarit të përgjithshëm Eduard Prodani, i cili është njeriu që i merr direkt këto raporte nga Nioni zyrtar. Në mbledhje kanë qenë edhe zyrtarë të Komitetit Ekzekutiv, ç’ka tregon se letrat e UEFA-s kanë qenë një “cunami” për Federatën. Por, çudia qëndron në faktin se shqetësimi i drejtuesve të saj ka qenë më shumë për daljen e raporteve në shtyp, sesa për përmbajtjen e tyre. Ndërkohë që ministri Bumçi ka kërkuar që me këtë çështje të merren organet kompetente, burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur se nuk ka ende një hetim, pasi ky organ nuk disponon korrespondencës mes UEFA-s e Federatës. Por, nuk përjashtohet që në ditët e ardhshme të nisë një hetim i tillë. Letrat e dërguara nga UEFA, se 12 ndeshje të sezonit të shkuar, dhe një e këtij viti, kanë qenë të trukuara, janë një nga goditjet më të rënda për futbollin shqiptar. Ato kanë vërtetuar atë çfarë është thënë në periudhën e zhvillimit të këtyre ndeshjeve dhe që Federata e hidhte poshtë duke thënë se nuk ka prova. (d.b/BalkanWeb |

1 mos u perpiq te mashtrosh ate qe eshte me mashtrues se ty pra..mua
2 MOS LUAJ ME ZJARRIN SE DO DIGJESH VETE
3Un besoj ne ZOT ... JO ne Njerez. . .!!
4 Ndoshta Do Te Me Duhet Nje Dite , Nje Muaj A Nje Vit , Por Mbaje Mend ate qe dua heret a vone e ..arrij
5 Kujdes ti me njeh mua vetem si mik por jo si armik
6 kurre mos e braktis nenen se ajo ashte e vetmja qe te do me shume se veten e saj
7 jetoj jeten ashtu sic dua une dhe e shijoj ne maksimum
8 kurre sdo te beja nje gabim qe te nenvleftesoja ndonje njeri
Durrsaku- Legjendë

Vëndndodhja: durres
Gjinia: 
Postime: 12532
Anëtarësuar: 17/06/2009
Mosha: 35
Profesioni/Hobi: cigarja
Re: Trukimet, Duka thërret zyrtarët e Federatës në mbledhje urgjente
UEFA cfare plehrash merren me kampionatin shqipetar por trukim ndeshjesh kur kishin ndeshjen zagreb- lion ne champions league qe sla lajm ne bote pa nxjerre fakte qe ishte ndeshje e trukuar dhe su morren me te

1 mos u perpiq te mashtrosh ate qe eshte me mashtrues se ty pra..mua
2 MOS LUAJ ME ZJARRIN SE DO DIGJESH VETE
3Un besoj ne ZOT ... JO ne Njerez. . .!!
4 Ndoshta Do Te Me Duhet Nje Dite , Nje Muaj A Nje Vit , Por Mbaje Mend ate qe dua heret a vone e ..arrij
5 Kujdes ti me njeh mua vetem si mik por jo si armik
6 kurre mos e braktis nenen se ajo ashte e vetmja qe te do me shume se veten e saj
7 jetoj jeten ashtu sic dua une dhe e shijoj ne maksimum
8 kurre sdo te beja nje gabim qe te nenvleftesoja ndonje njeri
Durrsaku- Legjendë

Vëndndodhja: durres
Gjinia: 
Postime: 12532
Anëtarësuar: 17/06/2009
Mosha: 35
Profesioni/Hobi: cigarja
Re: Trukimet, Duka thërret zyrtarët e Federatës në mbledhje urgjente
Cfare nuk bejne keto ma.

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
:: Zona e Tifozave :: Futboll
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi








TIRANE-Publikimi i raportit të UEFA-s për 13 ndeshje të trukuara në Shqipëri ka tronditur gjithë futbollin shqiptar dhe drejtuesit e tij. 