Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

1 muaj punë e viktimave të Kanunit, vlen sa për 2 pula

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

1 muaj punë e viktimave të Kanunit, vlen sa për 2 pula

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Wed 14 Dec 2011 - 20:13

ROME - Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një reportazh të veçantë fenomenit të gjakmarrjes dhe pasojave të tij, në veri të Shqipërisë. Shkrimi i kushtohet veçanërisht grave shqiptare dhe përpjekjeve të tyre për të mbajtur familjen, duke pranuar të paguhen shumë pak, për një punë që kushton 300 herë më shumë.

Sipas “La Repubblica”, gratë e ngujuara në Shqipëri realizojnë me dorë objekte të mrekullueshme fetare, për të cilat marrin një shpërblim qesharak. Rrëfimi përqëndrohet kryesisht në Shkodër, ku “Kodi i Nderit” vazhdon të zbatohet përditë, duke shkaktuar gjithnjë e më shumë viktima.

“Në veri të Shqipërisë , në Shkodër, një qytet me rreth 100 mijë banorë, ku shiu bëhet gjithnjë padron i zonës dhe shpesh përmbyt shtëpitë e vogla gri e rrugët e prishura, vazhdon të ruhet Kodi i Vjetër i Nderit, Kanuni.” – theksohet në reportazhin e “La Repubblica”.

Në Shkodër ekzistojnë rreth 90 familje që i janë nënshtruar ligjeve të Kanunit dhe vuajnë prej vitesh frikën e hakmarrjes dhe ngujimin, në të shumtën e rasteve vetëm sepse kanë gjakun e një vrasësi.

Shumë gra të ngujuara në Shkodër punojnë me dorë për muaj të tërë objekte fetare, që shiten më pas në Vatikan.

Shpesh nuk janë katolike dhe nuk dinë asgjë për rozaret me kryq dhe rruaza që përdorën nga të krishterët, por i punojnë ato me dashuri për t’u siguruar fëmijëve bukën e përditshme.
Ato falenderojnë firmën italiane që u ka dhënë mundësi të bëjnë një punë të tillë, me të ardhurat e së cilës mund të blejnë vetëm 2 pula. Ato nuk dinë se këto objekte shiten 300 herë më shtrenjtë në shtetin fqinj.

“La Repubblica” zbuloi se rozaret e prodhuara në Shqipëri blihen për 7 cent, por shiten në San Giovani në Laterano, afër Vatikanit për 20 euro.

(Përshtati Erjola Nurcelli/BalkanWeb)

Aяtємιѕα
I Përjashtuar
I Përjashtuar

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 10066
Anëtarësuar Anëtarësuar: 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 1 muaj punë e viktimave të Kanunit, vlen sa për 2 pula

Mesazh nga Daku prej Wed 14 Dec 2011 - 20:20

Maskarenj italiane, ja dhe nje abuzim i fese me njeriun.

Gra budallaqe.Qe kane mbyllur jeten e tyre me njerez qe nuk hajne pyke.Gra qe vetem organi seksual i dallon nga meshkujt, pasi jane kthyer ne kafshe pune dhe "ata" qe kane prb rrine ngrofin koqet ke zjarri dhe as pune nuk bejne.
Ikni fare nga ato shtepi te mallkuara pasi as ju skeni te ardhme , as femijet tuaj skane te ardhme !

Daku
Global Moderator
Global Moderator

Vëndndodhja Vëndndodhja: N'metropolt
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 1943
Anëtarësuar Anëtarësuar: 09/02/2011
Mosha Mosha: 33
Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi