Mbipopullimi, Greqia do lirojë qindra të dënuar nga burgjet
Faqja 1 e 1 • Share •
Mbipopullimi, Greqia do lirojë qindra të dënuar nga burgjet
![]() |
ATHINE - Mbipopullimi dhe kushtet e këqia të burgjeve në Greqi, që janë bërë shpesh objekt kritikash nga insitucionet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, detyron qeverinë greke të rishikojë ligjin. Sipas gazetës “To Vima”, ministria e Drejtësisë po përgatit një ndryshim në ligj, për lirimin e qindra të burgosurve, të dënuar deri me 10 vjet burg. Numri aktual i të burgosurve në Greqi është 12 200, ndërsa kapaciteti 9 700 persona, gjë që do të thotë se burgjet janë të mbipopulluara dhe kjo përkeqëson kushtet e jetesës së të burgosurve. Sipas statistikave nga 12 200 të burgosur që vuajnë dënimin në burgjet greke, 7 000 janë të huaj (ku hyjnë dhe të dënuarit shqiptarë) dhe prej tyre 4 400 janë dënuar për trafik droge. Me amendamentin e ri, pritet të lirohen qindra të burgosur, prej të cilëve edhe shumë shqiptarë, të dënuar deri me 10 vjet burg. Nuk përfitojnë personat që janë dënuar për terrorizëm, prekje të interesave ekonomike të vendit, korrupsion, abuzim me paratë shtetërore apo mospagim të taksave. Në këtë vendim do të përfshihen: - të dënuarit deri në 3 vjet, që kanë kryer 1/10 e dënimit, - të dënuarit me 5 vjet burg, që kanë kryer 1/5 e dënimit, - të dënuarit me 10 vjet burg që kanë kryer 1/3 e dënimit. Filozofia e legjislacionit të ri, është lirimi i të burgosurve që nuk konsiderohen më të “rrezikshëm” për shoqërinë |

1 mos u perpiq te mashtrosh ate qe eshte me mashtrues se ty pra..mua
2 MOS LUAJ ME ZJARRIN SE DO DIGJESH VETE
3Un besoj ne ZOT ... JO ne Njerez. . .!!
4 Ndoshta Do Te Me Duhet Nje Dite , Nje Muaj A Nje Vit , Por Mbaje Mend ate qe dua heret a vone e ..arrij
5 Kujdes ti me njeh mua vetem si mik por jo si armik
6 kurre mos e braktis nenen se ajo ashte e vetmja qe te do me shume se veten e saj
7 jetoj jeten ashtu sic dua une dhe e shijoj ne maksimum
8 kurre sdo te beja nje gabim qe te nenvleftesoja ndonje njeri
Durrsaku- Legjendë

Vëndndodhja: durres
Gjinia: 
Postime: 12532
Anëtarësuar: 17/06/2009
Mosha: 35
Profesioni/Hobi: cigarja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi








ATHINE - Mbipopullimi dhe kushtet e këqia të burgjeve në Greqi, që janë bërë shpesh objekt kritikash nga insitucionet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, detyron qeverinë greke të rishikojë ligjin. 