Durrës, vranë 19-vjeçarin se u gërvishti makinën, 3 në pranga
Faqja 1 e 1 • Share •
Durrës, vranë 19-vjeçarin se u gërvishti makinën, 3 në pranga
DURRES – Policia e Durrësit prangosi 3 persona, të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Blerim Hoxha, një ditë më parë në vendin e quajtur Fermë Sukth. Burime nga policia bënë të ditur se autorët e dyshuar të ngjarjes janë Andrit Toçi 21 vjeç, Armando Xheka 18 vjeç dhe Ervis Xheka 19 vjeç, të cilët janë ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Të ndaluarit dyshohen se kanë goditur me thikë 19-vjeçarin Hoxha, pas një grindjeje për gërvishtjen e një makine. NGJARJA 19-vjeçari Blerim Hoxha u plagos me thikë pasditen e së premtes në Fermë Sukth dhe ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak pak orë më vonë. Grindja mes të rinjve ndodhi në rrugë, në afërsi të Urës së Sukthit. Hoxha u godit disa herë me thikë në bark dhe mbërriti në Spitalin Ushtarak në gjendje kome. Ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda. (er.nu/BalkanWeb) |

1 mos u perpiq te mashtrosh ate qe eshte me mashtrues se ty pra..mua
2 MOS LUAJ ME ZJARRIN SE DO DIGJESH VETE
3Un besoj ne ZOT ... JO ne Njerez. . .!!
4 Ndoshta Do Te Me Duhet Nje Dite , Nje Muaj A Nje Vit , Por Mbaje Mend ate qe dua heret a vone e ..arrij
5 Kujdes ti me njeh mua vetem si mik por jo si armik
6 kurre mos e braktis nenen se ajo ashte e vetmja qe te do me shume se veten e saj
7 jetoj jeten ashtu sic dua une dhe e shijoj ne maksimum
8 kurre sdo te beja nje gabim qe te nenvleftesoja ndonje njeri
Durrsaku- Legjendë

Vëndndodhja: durres
Gjinia: 
Postime: 12532
Anëtarësuar: 17/06/2009
Mosha: 35
Profesioni/Hobi: cigarja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi







DURRES – Policia e Durrësit prangosi 3 persona, të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Blerim Hoxha, një ditë më parë në vendin e quajtur Fermë Sukth. 