Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet

Mesazh nga Durrsaku prej Sat 17 Dec 2011 - 14:36

TIRANE - Prej shtatë muajsh Nora Pepniku, nëna e gjashtë fëmijëve nuk mund të qëndrojë pranë fëmijëve të saj të mitur. Sëmundja e rëndë e një prej vajzave të saj e ka detyruar që t'i kalojë ditët dhe netët në spitalin e pediatrisë në Tiranë. Në pamundësi për të udhëtuar për në fshatin Grudë e Re të Rrethit të Shkodrës ku banon familja e saj, ajo i kalon ditët mes vuajtjes për vajzën e vogël dhe mallit për fëmijët e tjerë që nuk mund të kenë pranë nënën e tyre.
Misioni i saj prej nëne është shndërruar në detyrimin për t'i qëndruar pranë Laurës së vogël 7- vjeçare, e cila u diagnostikua me leuçemi para disa muajsh. Ndërkohë që pesë fëmijët e tjerë, nga të cilët më i vogli është vetëm 3 vjeç, prej shtatë muajsh janë të detyruar të rrinë me motrën e madhe e cila është vetëm 15 vjeç. "Ajo është fëmijë vetë, të vështirë e ka për t'u kujdesur për të tjerët",- thotë Nora.
Por përtej vuajtjes për sëmundjen e rëndë, familja vuan edhe varfërinë dhe vështirësitë ekonomike për të kuruar vajzën e saj. Nora nuk punon ndërsa burri i saj është mësues në një fshat të largët të Shkodrës.

"Unë jam pa punë, burri punon mësues. Të paktën burri të punonte në Shkodër, por është maleve, në një fshat, i shkon edhe tërë ai lek në rrugë të Dukagjinit",- shprehet Nora për bashkëshortin e saj, ndërkohë që disa bulëza djerse fillojnë t'i mbulojnë fytyrën.

Ilaçet për kurimin e Laurës janë shumë të shtrenjta. Ato shkojnë deri në 40000 lekë kura, ndërkohë që nëna tregon se vetëm muajin e fundit spitali mundi t'i siguronte një kurë. Për shtatë muaj rresht kurat bliheshin nga vetë familja e vogëlushes, të cilët edhe para sëmundjes kishin vështirësi ekonomike për të përballuar shpenzimet e përditshme. "Ndonjëherë i marr borxh, ndonjëherë më ndihmon vëllai i burrit edhe motra e tij",- thotë Nora me lot në sy. "Vajza duhet kuruar me ilaçe për një periudhë të gjatë, deri në dy vjet. Shtrenjtë ka shkuar por çfarë të bëjmë, jemi të detyruar se nuk mund ta le vajzën pa kuruar",- thotë Nora dhe me dorën e djathë përkëdhel Laurën e vogël që nuk ia ndan sytë të ëmës për asnjë moment. Laura këtë vit duhet të ishte në klasën e parë, por sëmundja nuk e lejoi që të ndiqte rregullisht shkollën. Ajo mundi të shkonte vetëm dy ditët e para të shkollës dhe më pas filloi marrjen e ilaçeve. "Ilaçi është shumë i fortë dhe nuk mund të shkojë më në shkollë. Në klasën e parë duhet të shkojë çdo ditë që të mësojë mirë, por ajo nuk mund të shkojë dot përditë",- na shpjegon Nora, ndërkohë që në tonin e zërit ndjehet keqardhja për vajzën e vogël.

Nëna nuk e fsheh dot dhimbjen edhe për vetminë që përjeton vajza në spital. Ajo na shpjegon se shokët dhe shoqet e saj nuk mund të vijnë ta shohin Laurën se është shumë larg. "Vuaj edhe kur shikoj vajzën këtu në spital. Ajo mërzitet edhe pse mund t'i ketë kushtet e mira",- shprehet Nora duke rënkuar. Vajzën e vogël e gjetëm teksa luante me disa domino që i fuste dhe i nxirrte në një kuti kartoni. Kur e pyetëm se për çfarë e merrte malli arriti të shkëpuste vetëm dy fjalë, por që të thëna nga goja e një fëmije që prej shtatë muajsh nuk del nga dhoma e spitalit janë tepër kuptimplota: "dua të luaj jashtë" dhe vazhdoi lojën e saj të mëparshme. Me siguri jeta është treguar e pamëshirshme me familjen Pepniku dhe me Laurën e vogël. Përveç varfërisë së tejskajshme dhe sëmundjes së rëndë të së miturës po ndan për së gjalli zemrën e dhembshur të një nëne nga fëmijët që kanë nevojën për të ndjerë ngrohtësinë dhe përkëdheljet e saj.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)


1 mos u perpiq te mashtrosh ate qe eshte me mashtrues se ty pra..mua
2 MOS LUAJ ME ZJARRIN SE DO DIGJESH VETE
3Un besoj ne ZOT ... JO ne Njerez. . .!!
4 Ndoshta Do Te Me Duhet Nje Dite , Nje Muaj A Nje Vit , Por Mbaje Mend ate qe dua heret a vone e ..arrij
5 Kujdes ti me njeh mua vetem si mik por jo si armik
6 kurre mos e braktis nenen se ajo ashte e vetmja qe te do me shume se veten e saj
7 jetoj jeten ashtu sic dua une dhe e shijoj ne maksimum
8 kurre sdo te beja nje gabim qe te nenvleftesoja ndonje njeri

Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vëndndodhja Vëndndodhja: durres
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 12532
Anëtarësuar Anëtarësuar: 17/06/2009
Mosha Mosha: 35
Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet

Mesazh nga e sinqerta prej Fri 3 Feb 2012 - 12:21

Me vjen shume keq per familjen e vajzes,pasi edhe ketu ne qytetin tone po vdesin shume femije nga kjo semundje pasherueshme.

e sinqerta
Global Moderator
Global Moderator

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 12195
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi