Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Atë e bir u vranë nga një shqiptar vrasës me pagesë, zbulimi erdhi se s’mori paratë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Atë e bir u vranë nga një shqiptar vrasës me pagesë, zbulimi erdhi se s’mori paratë

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Fri 23 Dec 2011 - 23:14


Kallamatë, GREQI, 22 Dhjetor 2011 NOA/ Nikolaos Samaras - Një shtetas grek ka urdhëruar ekzekutimin makabër të atë e bir në Greqi kurse zbatues është një shqiptar që i mori jetën bashkëkombësve të vet.

Në këtë përfundim ka arritur grupi hetimor në Kallamatë të Greqisë në lidhje me vrasjen e ndodhur më 29 nëntor të këtij viti ku u gjetën të vdekur Fillim Mesaja 35 vjeç i njohur në Greqi si Filip Mesai dhe djali i tij Olgerti 2 vjeçar.

Në një komunikim zyrtar policia e Kallamatës tha sot se ka arrestuar shtetasin grek Vasilis Varelas, kurse ka shpallur në kërkim shqiptarin tjetër të dyshuar. Policia thotë se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, urdhëruar nga Varelas dhe vëllai e tij binjak, Hristos Varelas, që është shpallur në kërkim dhe zbatuar nga emigranti shqiptar i cili është një 29 vjeçar. Ai u arrestua sot në Athinë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Sipas hetimit paraprak, përfshirja në trafiqe me sasi të mëdha narkotikësh dhe grabitje biznesesh, dyshohet të ketë sjellë atentatin e frikshëm, ku hetimet të çojnë në përfshirjen edhe të dy banorëve të tjerë të zonës së Mesinisë në Kallamatë, që të gjithë të zhytur në trafiqe dhe plaçkitje të dhunshme.

Ndërkohë, policia thotë se për 29 vjeçarin shqiptar ishte lëshuar në vitin 2008 një urdhër arresti për vrasjen në atë vit të Sotiri Psihopaidha.

Në operacionin që solli arrestimet, tek banesa e Hristos Varelas u gjetën dy armë zjarri dhe shumë fishekë si dhe u sekuestruan 4500 euro.

Policia tha se kreu hetime e përgjime për disa javë dhe shtoi se rol kyç luajti fakti se i riu shqiptar nuk ishte paguar ende nga binjakët Varelas për vrasjen me pagesë që kreu ndaj Fillim Mesajës dhe djalit të vogël Olgertit.

Krim monstruoz

Vogëlushi dhe i ati u gjendën të vdekur në Kallamatë, në orën 18.00 të pasdites së 29 nëntorit 2011.
Ishte një qytetar ai i cili sinjalizoi policinë duke raportuar se një autoveturë tip Benz Mercedes me ngjyrë të zezë, e përmbysur gjendej buzë rruge në një përrua, në zonën e Arios, te fshati Prati, lokaliteti Piperica, pranë Kallamatës. Me të mbërritur, forcat policore kanë gjetur trupat e 35-vjeçarit dhe djalit të tij dy vjeçar.
Në dukje, fillimisht u dyshua për një aksident rrugor. Por shpejt u zbardh se kishim të bënim me një vrasje e cila nga autorët ishte “mbuluar” duke provokuar një aksident pas krimi.
Ekspertiza mjekoligjore sot ka konfirmuar se plagë në kokë i kishin shkaktuar vdekjen babait dhe plagë fatale në fyt, të birit. Ekspertiza tha se plagët ishin pasojë e përdorimit të armëve dhe jo nga aksidenti. Fillim Mesaja është qëlluar me pistoletë në kokë, kurse të birit i është prerë fyti me thikë.
Policia duke folur për hetimet, tha se atë e bir ishin vrarë dhe më pas autorët e kishin shtyrë makinën drejt greminës me pasojë përfundimin në përroin aty pranë. Makina kishte ngecur në përrua siç shihni edhe këtë foto, me drita ndezur dhe kjo bëri kalimtarin që ta shohë edhe pse ishte muzg dhe të thërrasë policinë e cila sikundër shihni te foto e dytë, transportoi kufomat për në morg.
Policia tha se makina ishte pronë e të ndjerit Fillim Mesaja i njohur në Greqi si Filip Mezai. Ndërkohë duke konfirmuar se po heton pistën e vrasjes së dyfishtë dhe inskenimit të aksidentit për të mbuluar krimin, theksoi se po merr në pyetje të afërm e të njohur të Fillim Mesaja.
Sakaq provat e mbledhura në vendngjarje po analizohen për të zbardhur sa më shumë misterin e krimit monstruoz që këtë radhë nuk kurseu as jetën e vogëlushit dy vjeçar, i cili, vetëm disa muaj pasi erdhi në këtë botë, ka parë një fund të frikshëm të jetës së tij aq të shkurtër.
Ndërkohë gjendje shoku ka shkaktuar në Kallamatë dhe sidomos në fshatin Plati, ku jetonte familja Mesaja, vdekja e dyfishtë. Fillimi ka lënë gruan dhe një djalë 11 vjeçar jetim.
Fillimi udhëtonte shpesh si pasionant i garave me hipizëm siç e shihni dhe tek kjo foto dhe nuk qëndronte rregullisht në shtëpi.
Disa banorë të fshatit Plati, thanë për mediat greke se ata e njihnin djalin 2 vjeçar si të birin e Fillimi, por shtuan se disa të tjerë kishin dyshimet e tyre për këtë.
Policia tha se po e heton këtë dyshim, kurse ka si pistë dhe mundësinë e vrasjes së fëmijës për arsye se ishte dëshmitar në ekzekutimin e të atit.

n.s/e.t/NOA

Aяtємιѕα
I Përjashtuar
I Përjashtuar

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 10066
Anëtarësuar Anëtarësuar: 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Atë e bir u vranë nga një shqiptar vrasës me pagesë, zbulimi erdhi se s’mori paratë

Mesazh nga dajti modh prej Fri 23 Dec 2011 - 23:17

kjo eshte kali trojes qe kane ne zemer Greket ...pabesia Greke ska te ndaluar ...
Ngushellime familjes .......

dajti modh
Global Moderator
Global Moderator

Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 16312
Anëtarësuar Anëtarësuar: 20/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Atë e bir u vranë nga një shqiptar vrasës me pagesë, zbulimi erdhi se s’mori paratë

Mesazh nga Klea prej Fri 23 Dec 2011 - 23:40

Ah sikur nuk ka denim me vdekje do ishte nje ligj i mire ky ska me keq sidomos kur kapen me femite


Në këtë botë të ndryshimeve të përhershme, kam vendosur të jem fleksibile në çdo pikëpamje. Jam e gatshme të ndryshoj veten dhe bindjet e mia që ta përmirësoj cilësinë e jetës sime dhe të tërë botës. Trupi im më do, pavarësisht si veproj ndaj tij. Trupi im më dërgon porositë të cilat tash i dëgjoj me kujdes. Dhe tash jam e gatshme t’i pranoj porositë. Do t’ia kushtoj vëmendjen e duhur dhe do t’i bëj përmirësimet e nevojshme. Trupit tim ia dhuroj të gjitha të nevojshmet, në çdo pikëpamje, që t’ia kthej shëndetin e mirë. E thërras fuqinë time të brendshme sa herë të kem nevojë. Kështu edhe është.

Klea
Fondatore
Fondatore

Vëndndodhja Vëndndodhja: Durres
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 84382
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/01/2009
Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: Arkitekture Ndertim

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Atë e bir u vranë nga një shqiptar vrasës me pagesë, zbulimi erdhi se s’mori paratë

Mesazh nga pexha prej Sat 24 Dec 2011 - 11:38

kjo eshte nje tragjedi qe na prek shume
me vjen keq shume per ket rast ngushlime familjarve



pexha
Legjendë
Legjendë

Vëndndodhja Vëndndodhja: dardan[kamenic
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 5450
Anëtarësuar Anëtarësuar: 28/01/2010
Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: dizajner

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Atë e bir u vranë nga një shqiptar vrasës me pagesë, zbulimi erdhi se s’mori paratë

Mesazh nga Arabela prej Sat 24 Dec 2011 - 13:28

te vras shiqptari shqiptarin per deshire t e njegreku??? kot qe i shakerkemi greket atehere,,,





Arabela
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 19804
Anëtarësuar Anëtarësuar: 04/03/2011
Mosha Mosha: 18

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Atë e bir u vranë nga një shqiptar vrasës me pagesë, zbulimi erdhi se s’mori paratë

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Sat 24 Dec 2011 - 14:15

Ngushellime te sinqerta per kete Baba dhe engjellin e vogel mbi te cilin nuk rendon asnje mekat. Persa i perket temes qe hapi nje anetar i forumit atehere kur u postua ky lajm duke then se na kush jane Greket e ne degjojme muziken e tyre ketu (qe akoma sishte bere e ditur cilet ishin ekzekutuesit e kesaj ngjarje) por pak rendesi ka kjo po i them vetem nje fjale ketu (atij e gjith te tjereve qe e shohin ashtu) sepse tema e tij u fshi; "Kriminelet kane nje kombesi ate te Kriminelit" Historia ka me emer dhe pa emer nga keta kriminele. Psh; Hitler, Stalin, Enver dhe plot ordinere qe bejne keto krime te shemtuara...Reflektoni pak me veten se nga urrejtja e rracizmi qe keni s'po shihni pertej hundes suaj...

Aяtємιѕα
I Përjashtuar
I Përjashtuar

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 10066
Anëtarësuar Anëtarësuar: 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi