Berisha: Rishkruajeni historinë
Faqja 1 e 1 • Share •
Berisha: Rishkruajeni historinë
Kryeministri Sali Berisha u ka bërë edhe një herë thirrje historianëve për rishkrimin e historisë !
I ftuar në ceremoninë e hapjes së konferencës ‘Ditët e Albanologjisë’, Kryeministri nënvizoi se është koha që të vërtetat të thuhen jashtë ideologjive.
Takimi i parë i këtyre ditëve i është kushtuar punëve që shumë historianë kanë bërë në arkivat e huaja, duke sjellë edhe dokumente të reja për çështje apo personazhe të caktuara historike. Nisur nga ky fakt, Berisha ka përfituar edhe një herë për të kujtuar se një pjesë e figurave historike nuk njihen pasi diktatura i manipuloi.
Duke theksuar problemin që ka pasur populli shqiptar me të vërtetën si pasojë e këtyre viteve, Kryeministri u shpreh: “Viktima e parë e një filozofie të tillë është historia. Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë i pasionuar i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim se ajo ishte e deformuar. Ju keni shansin e jashtëzakonshëm ta shkruani mbi bazën e të vërtetave, ta interpretoni jashtë ideologjive pushtuese siç ishte komunizmi”, u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër, Kryeministri i është referuar edhe debatit aktual që po bëhet për rishikimin e standardit dhe marrëdhënies së tij me gegërishten. Duke mbajtur të njëjtin qëndrim, Berisha nënvizoi se gjuha shqipe duhet të ngrihet në piedestalin më të lartë duke e çliruar atë nga ndikimet ideologjike./express/

Aяtємιѕα- I Përjashtuar

Gjinia: 
Postime: 10066
Anëtarësuar: 20/06/2011
Re: Berisha: Rishkruajeni historinë
si se han mortja kete kryeminister qe kemi ne [@@@@@@]

dajti modh- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 16312
Anëtarësuar: 20/01/2010
Re: Berisha: Rishkruajeni historinë
dajti modh shkruajti:si se han mortja kete kryeminister qe kemi ne [@@@@@@]

Free spirit- Global Moderator

Vëndndodhja: In my world
Gjinia: 
Postime: 3955
Anëtarësuar: 28/08/2011
Mosha: 18
Profesioni/Hobi: kam sh hobi :p
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi