Horoskopi me poezi
Faqja 1 e 1 • Share •
Horoskopi me poezi

Dashi
Unë jam Dashi shënja e parë,
Sypatrëmbur, sundimtar,
Përvëloj e djeg si zjarr.
Kam talent se jam i zgjuar,
energjik për të luftuar,
rezistent e i paduruar.
Jam plot jetë e gjallëri
Marsi me jep energji.

Re: Horoskopi me poezi

Demi
Thotë Demi jam punëtor,
Mjaft korrekt si në çdo orë,
Shumë besnik, konservator.
Jam i ndershëm e xheloz,
I duruar dhe kurioz
Dhe i vendosur sidomos.
Vishem bukur se kam shije
Afërdita më bën hije.

Re: Horoskopi me poezi

Binjakët
Por Binjakët me shkathtësi,
Thonë në zëmë shpejt miqësi,
Flasim bukur me mjeshtëri.
Jemi të zgjuar e s’durojmë,
Mendjen shpesh e ndërrojmë
Sa më shumë jetën shijojmë.
Se Merkuri na drejton
Plot mendime na dhuron.

Re: Horoskopi me poezi

Gaforrja
Romantike dhe e ndjeshme,
Jam e butë dhe e vëmendshme,
E përzemërt dhe e këndshme,
E kam mëndjen të zhvilluar,
Më pëlqen për t’më lavdëruar,
Thotë Gaforrja e duruar.
Hëna është drejtuesja ime.
Më fal ndjenja e kujtime.

Re: Horoskopi me poezi

Luani
I vendosur dhe i fortë jam,
Më kanë frikë se jam Luan,
Jam krenar, ekstravagant.
Rrezatoj unë në çdo vend,
Gjykoj drejt sepse kam mend,
S’mbaj inatin me askënd.
E mbaj veten si një mbret
Dielli i zjarrtë më jep jetë.

Re: Horoskopi me poezi

Virgjëresha
Jam punëtore e organizuar,
Mjaft praktike dhe e zgjuar,
Gjithmonë gati për të ndihmuar.
Jam e pastër si njeri,
Mësoj shpejt dhe me cilësi,
Virgjëreshë me kokëfortësi.
Kritikoj shpesh padrejtesitë
Ndaj Merkuri më bën dritë.

Re: Horoskopi me poezi

Peshorja
Mua askush nuk ma hedh dot,
nuk më thonë Peshore kot.
Më pëlqejnë veshjet me modë.
Jam e sjellshme dhe e dashur,
diplomate dhe e pastër,
Urrej shumë njerëzit e ashpër.
Me Venusin perëndeshë
Buza ime vetëm qesh.

Re: Horoskopi me poezi
Akrepi
Jam i këndshëm dhe besnik,
Për të gjithë jam magnetik
Nga armiqtë nuk kam frikë.
Këmbëngulës e kundërshtar,
T’i them fjalët ballë për ballë,
Jam Akrep, mister i rrallë.
Veten nuk e përmbaj dot
se Plutonin kam për zot.

Re: Horoskopi me poezi
Shigjetari
Liridashës dhe bujar
thotë i zgjuari Shigjetar
Jam nevrik e autoritar.
Optimist dhe i sinqertë,
për mendime jam i shpejtë,
Filozof dhe shumë i drejtë.
Aventura më tërheq
Jupiteri më udhëheq.

Re: Horoskopi me poezi

Bricjapi
Jam Bricjap me mend në kokë,
Shumë serioz dhe pak i ftohtë
Kërkoj shumë e s’ngopem dot.
Nuk flas kot vetëm punoj,
Disiplinën respektoj,
Ambicioz dhe shumë duroj.
I marr gjërat me ngadalë
Se Saturni nuk më fal.

Re: Horoskopi me poezi

Ujori
Thotë Ujori rrallë zemërohem,
Më pëlqen të rebelohem,
Kur veproj, para mendohem.
kam një tip origjinal,
Miqësor dhe liberal
jam human e di të fal.
Me Uranin sundimtar
Mund të bëhem shkencëtar.

Re: Horoskopi me poezi
Peshqit
Misteriozë dhe romantikë,
Nga natyra artistikë,
emotivë e simpatikë.
Jemi të drejtë dhe bujarë,
Intuitivë dhe ëndërrimtarë,
Peshq me shpirt humanitar.
Ne si shenja më e fundit
I shërbejmë vetëm Neptunit.

Re: Horoskopi me poezi
Aristogata shkruajti:
Gaforrja
Romantike dhe e ndjeshme,
Jam e butë dhe e vëmendshme,
E përzemërt dhe e këndshme,
E kam mëndjen të zhvilluar,
Më pëlqen për t’më lavdëruar,
Thotë Gaforrja e duruar.
Hëna është drejtuesja ime.
Më fal ndjenja e kujtime.
aLAMET POEZIE KJO Per gaforren.

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
Re: Horoskopi me poezi
Aristogata shkruajti:
Gaforrja
Romantike dhe e ndjeshme,
Jam e butë dhe e vëmendshme,
E përzemërt dhe e këndshme,
E kam mëndjen të zhvilluar,
Më pëlqen për t’më lavdëruar,
Thotë Gaforrja e duruar.
Hëna është drejtuesja ime.
Më fal ndjenja e kujtime.
aLAMET POEZIE KJO Per gaforren.

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
Re: Horoskopi me poezi
duket e bere kastile per mua hahahahAristogata shkruajti:
Luani
I vendosur dhe i fortë jam,
Më kanë frikë se jam Luan,
Jam krenar, ekstravagant.
Rrezatoj unë në çdo vend,
Gjykoj drejt sepse kam mend,
S’mbaj inatin me askënd.
E mbaj veten si një mbret
Dielli i zjarrtë më jep jetë.

Reta- Princeshë

Vëndndodhja: se mbaj mend
Gjinia: 
Postime: 6062
Anëtarësuar: 12/12/2011
Mosha: 20
Profesioni/Hobi: te gatuaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi








