2011, viti i perendimeve te medha
Faqja 1 e 1 • Share •
2011, viti i perendimeve te medha
Viti që po lëmë pas do të mbahet mend si viti i rënieve të mëdha nga pushteti. Nga diktatorët, te liderët politikë e bosët e industrive të mëdha që kanë lënë gjurmë historinë ndërkombëtare të dhjetë viteve të fundit. Me shpresën se viti 2012 të mos shënojë rënien e Europës së bashkuar, ja një listë e shkurtër e personazheve pozitivë e negativë që kanë dalë nga skena gjatë vitit 2011. Kim Jong Il, diktatori i Koresë së Jugut, i cili u nda nga jeta të shtunën e kaluar, pas një ataku në zemër. Në mënyrë të padiskutueshme, viti që po lëmë u shenjua nga pranvera arabe, që çoi dhe vazhdon të çojë në protesta të rinjtë në Afrikën Veriore e Lindjen e Mesme, të cilët kërkuan më shumë të drejta dhe liri në vendet e tyre të shtypura nga diktatura disavjeçare. Vdekja e Muamar Gedafit pas konfliktit që shpërtheu në Libi mund të jetë ndoshta kulmi i këtyre revolucioneve. Por nuk mund të mos kujtohet rënia e presidentit egjiptian Hosni Mubarak pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa Egjipti ende nuk ka gjetur stabilitetin.
Pavarësisht se nuk ishte një lider politik, vdekja e Osama bin Ladenit do të bëjë që viti 2011 të sillet ndërmend sa herë flitet për të. Fundi i 10 viteve në kërkim të tij dhe ai i terrorit të Al Kaedës ishte një ndër zhvillimet historike që bota njohu gjatë 2011-s. Nëse vdekja e diktatorit korean Kim Jong Il nuk ndryshoi asgjë në pushtetin komunist në vendin e tij, për t’u parë mbeten pasojat e dorëheqjes së Silvio Berluskonit në Itali.
Sipas disa analistëve në shtetin fqinj, rënia e qeverisë së tij mbylli një njëzetvjeçar historik për vendin, por pavarësisht se ish-kryeministri është shprehur disa herë se nuk do të kandidojë sërish, duket shumë larg daljes nga skena politike. Dominique Strauss-Kahn, shefi i FMN-së dhe bankieri më i fuqishëm i botës u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të akuzave në adresë të tij për përdhunim. Dhe jo vetëm kaq. Kjo hodhi në erë edhe mundësinë e tij për kandidaturën për president i Francës në krye të të majtës. Në fund të kësaj liste, një njeri që me shpikjet e tij ndryshoi përgjithmonë mënyrën tonë të jetesës. Steve Jobs, një gjeni që hyri në histori, por që njohu perëndimin në tetor të këtij viti.

Njerëzit më të mirë që kam njohur…janë ata që kanë njohur, dështimin, stresin, humbjen,dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira…Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie … !!Njerëz të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht… formohen…!!
Mirësia nuk qëndron në rrobat e bukura dhe në pamjen e bukur, por në shpirtmirësi dhe dinjitet..!
Disa persona hyjne ne jeten tende per nje arsye, te tjere per nje stine,...te tjere pergjithmone. Cdokush nga ato merr dicka nga ne dhe dicka na dhuron...e keshtu se bashku ndajme, rritemi, vuajme, qeshim, urrehemi e duhemi, por mbi te gjitha mesojme se cdo emocion qe lind eshte unik, cdo kujtim eshte nje qendisje ne shpirt.

Emona- Fondatore

Vëndndodhja: Pertej Horizontit
Gjinia: 
Postime: 43558
Anëtarësuar: 12/03/2010
Re: 2011, viti i perendimeve te medha
me te vertet si nje vit i tille do te mbahet mend.

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi







