“Kristali i pamundur” vjen nga hapësira
Faqja 1 e 1 • Share •
“Kristali i pamundur” vjen nga hapësira
“Kristali i pamundur”, i pagëzuar kështu nga shkencëtarët dhe kimistët për “pamundësinë” e tij për të ekzistuar në natyrë për shkak të formës së tij dhe të parimit të zbuluar që në vitin 1982 për kuazi-kristalet, parim i ashtuquajtur “simetria e ndaluar e kristaleve”…ekziston. Një studim i kryer së fundmi mundohet të argumentojë se këta kristale ekzistojnë dhe se prejardhja e tyre, ndryshe nga ata të formuar në tokë, është nga hapësira.Ky lloj kristali, futet në kategorinë e kuazi-kristaleve që kanë një strukturë të pazakontë mes kristalit të pastër dhe xhamit.
Deri para dy vitesh gjurmë të kuazi-kristaleve në natyrë nuk mund të gjendeshin dhe ata krijoheshin në kushte laboratorike. Pikërisht dy vjet më parë, një grup gjeologësh zbuluan në një terren natyror, në malet Koryak të Rusisë “kristalin e pamundur”.
Në revistën shkencore PNAS, ekipi i shkencëtarëve dhe gjeologëve, rusë dhe italianë thonë se ky kristal nuk është me origjinë tokësore. Prejardhja e tij , thonë ata është nga hapësira, i sjellë në Tokë nga meteorët.
“Nga të dhënat e grumbulluara dhe studimet tona mund të themi se kuazi-kristalet formohen në mënyrë natyrale në kushte astrofizike”, thuhet në botimin e revistës PNAS.
Kuazi-kristalet dhe struktura e pazakontë e tyre u përshkrua fillimisht nga shkencëtari izraelit, Daniel Schechtman, i nderuar vitin e shkuar me cmimin “Nobel në kimi”. Fillimisht idetë e tij u kundërshtuan nga shumë shkencëtarë dhe kimistë të tjerë të cilët e quajtën të paqëndrueshme strukturën e tyre.

Njerëzit më të mirë që kam njohur…janë ata që kanë njohur, dështimin, stresin, humbjen,dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira…Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie … !!Njerëz të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht… formohen…!!
Mirësia nuk qëndron në rrobat e bukura dhe në pamjen e bukur, por në shpirtmirësi dhe dinjitet..!
Disa persona hyjne ne jeten tende per nje arsye, te tjere per nje stine,...te tjere pergjithmone. Cdokush nga ato merr dicka nga ne dhe dicka na dhuron...e keshtu se bashku ndajme, rritemi, vuajme, qeshim, urrehemi e duhemi, por mbi te gjitha mesojme se cdo emocion qe lind eshte unik, cdo kujtim eshte nje qendisje ne shpirt.

Emona- Fondatore

Vëndndodhja: Pertej Horizontit
Gjinia: 
Postime: 43559
Anëtarësuar: 12/03/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi







