Milan-Inter, edhe derbi i partnereve bukuroshe (foto)
:: Zona e Tifozave :: Futboll
Faqja 1 e 1 • Share •
Milan-Inter, edhe derbi i partnereve bukuroshe (foto)







Të dielën pritet të jetë edhe sfidë mes bashkëshorteve dhe të dashurave bukuroshe të futbollistëve
Pritet të ketë spektakël në fushë, por edhe në tribunë. Derbi Milan-Inter do të jetë edhe sfidë midis bashkëshorteve dhe të dashurave bukuroshe të futbollistëve. Kështu, edhe të ashtuquajturat “WAG”-s të Milanos përgatiten për supersfidën e parë të këtij viti, të gatshme për t’u shfaqur sa më mirë në shkrepjet e fotografëve gjatë entuziasmit pas çdo goli që mund të shënohet.
Në kampin e Milanit, e vëzhguara speciale është Barbara Berlusconi. E bija e ish-kryeministrit italian do ta përjetojë me emocione të dyfishta ndeshjen, nëse i dashuri i saj, Alexandre Pato do të luajë titullar, pas bindjes për të qëndruar ende me fanellën kuqezi. Nuk mbeten shumë prapa Barbaras edhe zonja Ambrosini dhe bukuroshja me format shpërthyese Valentina Zambrotta. Ndërkohë që një vend të veçantë në tribunë do të zërë edhe Helena Seger, e shoqja e Zlatan Ibrahimoviç. Pa harruar as “hyrjen e fundit”, Melissa Satta, e dashura e Boateng.
Në frontin internist përgjigjet Susana Werner, ish-i i Ronaldos dhe tani partnere e Julio Cesar. S’do të kalojnë pa u vënë re as holandezja seksi Yolanthe Sneijder, apo edhe marramendësja Adelina Chivu. Një risi duket se është Tamara Campillo, e cila thuhet se është “zjarri” më i ri i sulmuesit zikaltër, Forlan.

Aяtємιѕα- I Përjashtuar

Gjinia: 
Postime: 10066
Anëtarësuar: 20/06/2011
Re: Milan-Inter, edhe derbi i partnereve bukuroshe (foto)
prandaj humbem ne na paskan sjell terse femrat :541221:

valtori- Legjendë

Vëndndodhja: ne havana
Gjinia: 
Postime: 963
Anëtarësuar: 13/12/2011
Mosha: 30
Profesioni/Hobi: te ngacmoj inteligjentet
Re: Milan-Inter, edhe derbi i partnereve bukuroshe (foto)
Te dyja skuadra koti jane.

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
:: Zona e Tifozave :: Futboll
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi







