Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

“Kthimi” i Blerta Zeqirit, fiton në “Sundance Film Festival”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Kthimi” i Blerta Zeqirit, fiton në “Sundance Film Festival”

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Sat Jan 28, 2012 9:40 pm

TIRANE- Filmi i regjisores kosovare, Blerta Zeqiri, i prodhuar nga “Prishtina Film”, është filmi i parë kosovar, por edhe shqiptar, që merr pjesë në programin zyrtar të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, “Sundance Film Festival”. Por, kjo nuk është hera e parë që Zeqiri paraqitet në skenat botërore të filmit, pasi filmat e saj kanë marrë pjesë në mbi 40 festivale ndërkombëtare të filmit, ku edhe janë shpërblyer shumë herë.

Por, padyshim kjo është fitorja më e bujshme e regjisores nga Kosova. Filmi i saj rrëmbeu gjashtë nga tetë çmimet e festivalit. Pas shqyrtimit të 7,675 filmave të shkurtër nga anembanë bota, “Sundance Film Festival” përfshiu filmin “Kthimi” të regjisores Blerta Zeqiri mes 64 filmash të programit të filmit të shkurtër të festivalit. “Sundance” është themeluar nga aktori i famshëm amerikan Robert Redford dhe njihet si festivali më i madh i filmit të pavarur në SHBA. Mbahet çdo vit në Park City, Utah. Shumë regjisorë të njohur botërorë si Quentin Tarantino, Jim Jarmush, Alexander Payne, Robert Rodrigez, Kevin Smith, Steven Soderbergh, Spike Jonze kanë dalë nga ky festival. Edicioni në fjalë do të mbahet prej 19-29 janar 2012. Filmi “Kthimi” është një histori e pasluftës dhe flet për një burrë (Lulzim Bucolli), i cili i kthehet gruas (Adriana Matoshi) dhe djalit të tij nga një burg i Serbisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur është shpallur i zhdukur. Të vazhdohet aty ku e kanë lënë katër vite më parë mund të mos jetë aq e lehtë sa duket. Filmi i regjisores nga Kosova, është i pari film që me këto çmime hyn në historinë e sukseseve ndërkombëtare.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)

Aяtємιѕα
I Përjashtuar
I Përjashtuar

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 10066
Anëtarësuar Anëtarësuar: 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: “Kthimi” i Blerta Zeqirit, fiton në “Sundance Film Festival”

Mesazh nga e sinqerta prej Sun Feb 26, 2012 6:59 pm

Kjo fytyre....................

e sinqerta
Global Moderator
Global Moderator

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 12195
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi