BE, miliona për të promovuar ngrënien e insekteve
Faqja 1 e 1 • Share •
BE, miliona për të promovuar ngrënien e insekteve
Bashkimi Europian pritet të shpenzojë tre milion euro vetëm për kërkime për potencialin e insekteve si një burim alternativ proteinash.Projektet shkencore pritet të mblidhen brenda këtij viti. Ekspertët e ushqimit thonë se insektet mund të futen në ushqime të ndryshme për tu shijuar nga europianët. Kështu ato mund të futen fillimisht në ushqimet e shpejta.
Megjithëse insektet nuk përdoren për ushqim në BE, mendohet se rreth 2.5 miliard njerëz në mbarë botën ushqehen me insekte.
80 përqind e shteteve në botë hanë insekte, të cilat nga pikëpamja e vlerave ushqyese janë shumë më të mira se ushqimet që konsumohen në kontinentin e vjetër. Më përpara ishte vetë OKB që sugjeroi ngrënien e insekteve si një mënyrë për të luftuar mungesën e ushqimit. Disa akademikë besojnë se shpenzimet dhe kostot në mjedis do bëjnë që ngrënia e insekteve do jetë e pashmangshme shumë shpejt. Ndoshta në fund të kësaj dekade, ngrënia e insekteve do jetë përhapur në BE. Ata thonë se është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten psikologjikisht për diçka të tillë. Kjo është pengesa kryesore për të ngrënë një insekt.

Aяtємιѕα- I Përjashtuar

Gjinia: 
Postime: 10066
Anëtarësuar: 20/06/2011
Re: BE, miliona për të promovuar ngrënien e insekteve
pfffffffffff sa e neveritshme.

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi







