Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Gjithësia dhe trupat në gjithësi. Yjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjithësia dhe trupat në gjithësi. Yjet

Mesazh nga Klea prej Wed Feb 01, 2012 1:54 pm

Hapësira gjysemsferike qiellore të cilen e shohim mbi ne quhet qiell.
Qielli kur ka ngjyrë të kaltërt, atëherë është e ngrohtë me diell, kurse kur qielli është me ngjyrë hiri është vranët dhe me reshje.
Qielli gjatë natës është i errët dhe i mbushur me yje. Këto ndryshime të qiellit paraqiten për shkak të depertimit të rrezeve të Diellit në ajër i cili është i depërtueshëm në të gjitha drejtimet.
Qielli paraqet hapësirë të pakufizuar. Hapësira e pakufizuar e mbushur me yje dhe trupa të ndryshem qiellorë quhet gjithësi ose kozmos.
Trupat qiellorë mund të jenë në shume gjendje agregate: Të zjarrtë, të gaztë, të ngurrtë, të lëngët, të ftohtë, të pluhurt etj.
Trupat qiellorë lëvizin në drejtim të caktuar.
Trupat qiellorë sipas dimensioneve janë të ndryshem. Ekzistojnë trupa qiellorë të cilët janë me dimensione të vogla të quajtura “xhuxhe”, por ka trupa të mëdhenj qiellorë të quajtura “gjigjantë” të cilat janë me miljona herë më të mëdha se sa Toka.
Në mbrëmje në qiell paraqiten shumë yje, yllësi, planete, satelitë, kometa, meteorë, meteoritë etj.

Yjet

Yjet janë trupa të mëdhenj qiellorë, të rumbullakët dhe të shndritshëm të përbërë prej gazrave të zjarrta.
Yjet gjatë mbrëmjes kur qielli është i kthjellët, prej Tokës shihen si pika shëndritëse me ngjyrë të verdhë.
Kjo paraqitet për shkak të largësisë së madhe që e kanë prej nesh e cila matet me vjet drite.
Një vjet drite paraqet largësine që rezzja e dritës e kalon për një vit me shpejtësi prej 300.000 km në sekondë.
Yjet sipas madhësisë ndahen në të mëdha “gjigjante” ku ne sipërfaqe temperatura është 70.000 C, dhe të vogla “xhuxhe” ku temperatura në sipërfaqe është 8000 C.
Ylli më i afërt me Tokën është Dielli i cili mer pjesë në yjet e vogla.
Yjet sipas ngjyrës ndahen në:
1. Yjet e Kuqe ku temperaturat arrin prej 0 deri në 1700 C.
2. Yjet e Verdha ku temperaturat arrin prej 1700 deri në 6000 C.
3. Yjet e Bardha ku temperaturat arrin prej 6000 deri në 30.000 C.
4. Yjet e Kaltërta ku temperaturat arrin prej 30.000 deri në 70.000 C.
Të gjitha yjet që shihen në hapësirën qiellore, ku është edhe Dielli që i takon sistemit të njëjtë yjor, quhet Galaktika ose Rruga e Qumështit. Galaktika paraqet një sistem yjor i cili është i përbërë prej 200 deri në 300 miliardë yje.
Sot Astronomët gjithësinë e ndajnë në 88 yllësi.
Yllësitë më të njohura janë: Arusha e madhe dhe Arusha e vogel, Luani, Demi, Peshku, Mjellma, Shqiponja, Dashi, Akrepi etj.
Nje rrotullim i Diellit rreth Galaktikes quhet Viti kozmik – 250.000.000 km.


Në këtë botë të ndryshimeve të përhershme, kam vendosur të jem fleksibile në çdo pikëpamje. Jam e gatshme të ndryshoj veten dhe bindjet e mia që ta përmirësoj cilësinë e jetës sime dhe të tërë botës. Trupi im më do, pavarësisht si veproj ndaj tij. Trupi im më dërgon porositë të cilat tash i dëgjoj me kujdes. Dhe tash jam e gatshme t’i pranoj porositë. Do t’ia kushtoj vëmendjen e duhur dhe do t’i bëj përmirësimet e nevojshme. Trupit tim ia dhuroj të gjitha të nevojshmet, në çdo pikëpamje, që t’ia kthej shëndetin e mirë. E thërras fuqinë time të brendshme sa herë të kem nevojë. Kështu edhe është.

Klea
Fondatore
Fondatore

Vëndndodhja Vëndndodhja: Durres
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 84386
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/01/2009
Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: Arkitekture Ndertim

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjithësia dhe trupat në gjithësi. Yjet

Mesazh nga e sinqerta prej Wed Mar 21, 2012 7:27 am

e habitshme,pra...........

e sinqerta
Global Moderator
Global Moderator

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 12195
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi