Lë punën për ti ndërtuar djalit një motor gjigand përrallash
Faqja 1 e 1 • Share •
Lë punën për ti ndërtuar djalit një motor gjigand përrallash
Londër, 1 Shkurt 2012, NOA - Një mekanik ka marrë vendimin për të lënë punën e tij dhe kjo me qëllim që ti ndërtonte të birit një motor gjigand.Motori nisi të krijohej rreth 3 muaj më parë, si një dhuratë surprizë për djalin, i cili është në mbarim të Universitetit, duke u specializuar për kinemanë e animuar.
“kartonët e animuar janë tepër të ekzagjeruar dhe mendova se një motor gjigand do të ishte ideale për tim bir”, - rrëfen 49-vjeçari Zhang Yali.
E megjithatë krijimi i tij rezultoi shumë më kompleks nga ç’mund të mendohej në fillim, por Zhang Yali nuk hezitoi as të largohej nga puna për të kompletuar dhuratën e të birit, kjo me qëllim që të kishte më shumë kohë për të punuar.
Motorri është rreth 3 metër dhe i gjatë rreth 5 metër e gjysmë.
Ai mund të transportojë 8 persona, kjo falë sediljeve të krijuara më divane të vjetër, ndërsa për sa i përket rrotave ato i janë marrë ekskavatorit.
Ndërtimi i këtij motori të çuditshëm fillimisht hasi dhe probleme pasi bashkëshortja e Zhang nuk ishte dakot që ai të linte punën për diçka të tillë.
E megjithatë në fund ajo e ka pranuar faktin se është prekur nga impenjimi dhe vëmendja që i kushtoi parteri i saj një motori që e nisi si diçka të veçantë për të birin.
r.b/NOA

Aяtємιѕα- I Përjashtuar

Gjinia: 
Postime: 10066
Anëtarësuar: 20/06/2011
Re: Lë punën për ti ndërtuar djalit një motor gjigand përrallash
ky po qe qenka prind liberal.............

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi







