Xhokonda e Leonardo Da Vinçit me një binjake
Faqja 1 e 1 • Share •
Xhokonda e Leonardo Da Vinçit me një binjake
Ambientet e Muzeut të Madridit u kthyen në teatrin e një prej zbulimeve më të rëndësishme të historisë së artit: ekspertët e galerisë spanjolle kanë identifikuar një kopje të Xhokondës së Leonardo da Vinçit, pikturuar nga një prej nxënësve të tij më të afërt, me shumë gjasë Andrea Salai (sipas historianëve, i dashuri i mjeshtrit), ose Françesco Melzi. Tabloja është ekspozuar në Muzeun e Madridit. Specialistët kishin muaj që po studionin veprën, duke ia nënshtruar atë një procesi pastrimi, duke hequr vernikun e errët që mbulonte bojërat e vajit. Tabloja, që për shumë kohë në fondet e muzeut, ishte konsideruar si një kopje banale e një prej portreteve më të famshme femërore të Da Vinçit, që ruhet në Luvër të Parisit, është riklasifikuar. Dishepulli i Leonardos ka bërë këtë dublim pikërisht në studion e mjeshtrit të Rilindjes, në Firence, ndërkohë që ai po realizonte pikturën origjinale. Edhe dimensionet e dy pikturave janë gati të ngjashme (Xhokonda e Luvrit: 77 cm x 53 cm, ndërsa kopja 76 cm x 57 cm). Piktura e nxënësit të Leonardos ka mbërritur në koleksionin mbretëror spanjoll në vitin 1666.
Aяtємιѕα- I Përjashtuar

Gjinia: 
Postime: 10066
Anëtarësuar: 20/06/2011
Re: Xhokonda e Leonardo Da Vinçit me një binjake
Njeriu me i mistershem qe ka shkel ne rruzullin tokesor.
Njeriu me mendjen me te mprehte,edhe pse i semure ne nje prizem.
Mbetet i pa arritshmi ne shume fusha,edhe do ngelet i tille.
Nje dore qe linte 1001 kuptime,edhe akoma jemi ne dilema per c'ka done te thoshte.
Per Xhakonden e kisha lexuar para tre vitesh qe ekziston mundesia te jete dicka plus.

Shoket zgjidhi me te mire se vetja te tille te konsiderojne ata ty.

bobi 10- WebMaster

Gjinia: 
Postime: 12086
Anëtarësuar: 02/09/2010
Re: Xhokonda e Leonardo Da Vinçit me një binjake
kot nuk thon se ekzistojn dy gjera njesoj.

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
Re: Xhokonda e Leonardo Da Vinçit me një binjake
A thua?e sinqerta shkruajti:kot nuk thon se ekzistojn dy gjera njesoj.

Shoket zgjidhi me te mire se vetja te tille te konsiderojne ata ty.

bobi 10- WebMaster

Gjinia: 
Postime: 12086
Anëtarësuar: 02/09/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi