Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Diplomacia heq dorashkat: Politika shqiptare në vitin 1914

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Diplomacia heq dorashkat: Politika shqiptare në vitin 1914

Mesazh nga Klea prej Sun 5 Feb 2012 - 20:44

Tiranë – Diplomacia ndërkombëtare nuk resht që kritikuari klasën politike shqiptare, duke hequr çdo ditë e më shumë dorashkat. Eugen Wollfarth, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, deklaroi se partitë politike në Shqipëri sillen si të ishin në fillimet e shekullit të kaluar.

“Partitë politike duhet të përgatiten dhe të fillojnë dialogun për reformën e kodit zgjedhor, e cila duhet të nisë pa humbur kohë. Të gjithë e dëgjuam progres-raportin e Komisionit Evropian. Shpresojmë të ketë një efekt kthjellues, por ajo që vëmë re në këtë fazë është se partitë duket se nuk po lëvizin nga llogoret e tyre dhe se janë të përgatitura të rrinë në këto llogore. Kjo nuk është e mirë. Ato nuk duhet të sillen sikur të ishin në vitet 1914-1915, por të përgatiten për të ardhmen dhe të fillojnë reformat, midis të cilave është edhe reforma zgjedhore. Rregullorja e Kuvendit do të ishte një fillim shumë i mirë dhe ka pasur propozime lidhur me këtë. Propozimet kanë ardhur edhe nga Partia Socialiste në formën e një katalogu, i cili është i hapur dhe duhet të kontribuojë si bazë për atë dialog që nevojitet vërtet për ta përgatitur Shqipërinë për të ardhmen, për zhvillimin e kësaj shoqërie, për stabilizimin e institucioneve demokratike, të cilat zakonisht varen nga zgjedhjet e mira. Duhet të shohim zgjedhje akoma më të mira në të ardhmen. Ne kemi nevojë t’i shohim ato, populli shqiptar meriton t’i shohë”.

Pyetjes se cilat janë rrugët e mundëshme të cilat e zhbllokojnë ngërcin poltik, ambasadori Wollfarth jep këtë përgjigje.

“Dialog. Jo hedhje faji, por dialog. Palët duhet të fillojnë dialogun. Nuk ka rëndësi se në çfarë formati. Nuk ka rëndësi nëse bëhet në mënyrë private apo publike. Zakonisht, përgatitjet e mira fillojnë privatisht. Gjithashtu, duhet të ndërtohet besimi. Besimi duhet të zëvendësojë mosbesimin dhe ky besim është i nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë. Unë kam besim për këtë dhe Prezenca e OSBE-së mbetet gjithashtu e gatshme të japë mbështetjen e saj. Unë kam besim se Shqipëria mund të përgatitet për të ardhmen, por hapat duhet të ndërmerren që tani, ora po ecën dhe kjo vlen edhe për reformën e Kodit Zgjedhor”.

Wollfarth nuk parashikon që komunitetin ndërkombëtar si me një shkop magjik të bëj mrekulli sëse dialogu i kërkuar nuk do të ndodhë në ditët apo javët e ardhshme.

“Ajo që duhet të kemi gjithnjë parasysh është se shpejtësia e zhvillimit është në dorën e shqiptarëve. Ne mund të japim këshilla, jemi të gatshëm të japim këshilla, kemi edhe durimin për të dhënë këshilla. Mbetet të shihet sa i duruar është populli shqiptar me atë që po ndodh në skenën politike. Ne do të donim të shihnim hapa më të shpejtë. Njerëzit e meritojnë, vendi e meriton dhe kjo do t’i shërbejë edhe përparimit dhe sigurisë në rajon”.

Marrë nga TCH


Në këtë botë të ndryshimeve të përhershme, kam vendosur të jem fleksibile në çdo pikëpamje. Jam e gatshme të ndryshoj veten dhe bindjet e mia që ta përmirësoj cilësinë e jetës sime dhe të tërë botës. Trupi im më do, pavarësisht si veproj ndaj tij. Trupi im më dërgon porositë të cilat tash i dëgjoj me kujdes. Dhe tash jam e gatshme t’i pranoj porositë. Do t’ia kushtoj vëmendjen e duhur dhe do t’i bëj përmirësimet e nevojshme. Trupit tim ia dhuroj të gjitha të nevojshmet, në çdo pikëpamje, që t’ia kthej shëndetin e mirë. E thërras fuqinë time të brendshme sa herë të kem nevojë. Kështu edhe është.

Klea
Fondatore
Fondatore

Vëndndodhja Vëndndodhja: Durres
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 84388
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/01/2009
Profesioni/Hobi Profesioni/Hobi: Arkitekture Ndertim

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi