Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Si ta zhdukim frikën me anë të autosugjestionit?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si ta zhdukim frikën me anë të autosugjestionit?

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Thu 9 Feb 2012 - 0:42

Autosugjestioni është proces ku individi vetvetes ia imponon një mendim, të caktuar. Herbert Parkin, në doracakun e vet të shkëlqyeshëm mbi sugjestionin, e shënon ngjarjen interesante dhe humoristike me sa vijon: "Një banor i Nju Jorkut me aeroplan arrin në Çikago. Shikon orën (një orë më tepër në krahasim me kohën çikagase) dhe i thotë shokut të vet çikagas se ishte mesdita. Nikoqiri nga Çikagoja, duke harruar dallimin e kohës ndërmjet Nju Jorkut dhe qytetit të vet, Çikagos, njujorkasit i thotë se ishte shumë i uritur dhe se domosdo duhej të shkonte për të drekuar".

Autosugjestioni, në mënyrë të ngjashme, mund të përdoret në luftë kundër frikës dhe gjendjeve të tjera negative të mendjes. Një këngëtare e re ishte ftuar në audicion. Ishte gëzuar pa masë për rastin e ri që i ishte dhënë. Mirëpo, tri herë me radhë kishte dështuar nga frika.

Edhe pse kishte zë tepër të mirë, pandërprerë i thoshte vetes: "Ndoshta nuk do t'u pëlqejë këndimi im. Do të bëj çmos, por me siguri nuk do të më pranojnë". Ndërdija e saj mishërohet me autosugjestionin negativ, e kupton atë si urdhër dhe shndërrohet në përjetim të drejtpërdrejtë.

Mirëpo, megjithatë, këngëtarja problemin e vet e kishte zgjidhur me ndihmën e kësaj teknike:
Tri herë në ditë tërhiqej në dhomën e vet. Vendosej me komoditet në kolltuk. Qetësohej thellë dhe i mbyllte sytë. Pastaj e qetësonte mendjen, por edhe trupin.

Palëvizshmëria fizike është e përshtatshme për pasivitetin mendor, me ç'rast mendjen e njeriut e fut nën ndikim më të plotë të sugjestionit. Kjo vajzë më tej pandërprerë përsëriste: "Jam e qetë, e drejtpeshuar, e sigurt. Zëri im është i bukur dhe stabil".

Këto fjali, lehtas i përsëriste pesë deri në dhjetë herë. Tërë veprimin e kryente, siç u tha, tri herë në ditë, ndërsa një herë mu para se të binte në gjumë. Kah fundi i javës e ktheu sigurinë dhe vetëbesimin, kështu që në audicionin pasues, interpretimi i saj ishte fenomenal.

Aяtємιѕα
I Përjashtuar
I Përjashtuar

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 10066
Anëtarësuar Anëtarësuar: 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta zhdukim frikën me anë të autosugjestionit?

Mesazh nga Tonii prej Thu 9 Feb 2012 - 21:55

Lexoni frojdin
megjithse dhe frojdi ishte fobik per veten e tij


Jetoje diten tende sikur ajo te ishte e fundit per ty
e jetoje fundin tend sikur ai te ish fillimi yt


Me pem trandafil e hardhi
varrin stolismani, qendismani
rreth meje buzeqeshur shtrihuni
sperkatemeni me vere e pihuni

http://youtu.be/xButjfhZWVU
http://youtu.be/CnV9qrzdoAo
http://youtu.be/rQKCiuSR2F8
http://youtu.be/TmqlsLqAQbA
http://youtu.be/rKjGcNgEOTE
http://youtu.be/SkC8rGz29uk
http://youtu.be/YlpSSLSkIIg
http://youtu.be/lD-XsGE4Pf4
http://youtu.be/rCeb54w0rTA
http://youtu.be/NYG7WvME8FI
http://youtu.be/r_QH-6pS7TI
http://youtu.be/wsKBFoyXbcI
http://youtu.be/dfFDtDCVwEo
http://youtu.be/2-3I1_VAv6E
http://youtu.be/Sq2RLBbhdgs
http://youtu.be/RW4dmBK7ttU
http://youtu.be/R6Q8HbxI7N
http://youtu.be/JUCaVd881GI
http://youtu.be/2yWcQzNbIyg

Tonii
Legjendë
Legjendë

Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 5704
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si ta zhdukim frikën me anë të autosugjestionit?

Mesazh nga e sinqerta prej Fri 9 Mar 2012 - 7:09

Qenka shum ndihmese.

e sinqerta
Global Moderator
Global Moderator

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 12195
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi