Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Seldi: Konfirmoj ndarjen me Sinanin, më vuri disa kushte që s’mund t’i plotësoja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Seldi: Konfirmoj ndarjen me Sinanin, më vuri disa kushte që s’mund t’i plotësoja

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Sat 11 Feb 2012 - 17:55

Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, dyshja e këngëtarëve që u mediatizua dhe që vazhduan me duete që i shërbyen karrierës së tyre muzikore, është ndarë përfundimisht. Seldi dhe Sinani, jo vetëm që nuk këndojnë bashkë në koncerte, por duket se tashmë Sinani, me një karrierë shumëvjeçare në muzikë, po ia mbyll rrugët Seldit për të vazhduar dhe ai axhendën e koncerteve në diasporë.Pronarët e club-eve të njohura janë befasuar kur kanë marrë telefonata të njëpasnjëshme nga Sinani, i cili u kërkon më ngulm të mos e ftojnë tani e tutje Seldin të këndojë në bizneset e tyre. Dhe kureshtia e të gjithë fansave që tashmë janë ndarë në dy pjesë, është të dinë të vërtetën e ndërprerjes së këtij bashkëpunimi.
Deri tani, edhe pse ka pasur shumë komente në forume të ndryshme dhe faqe të gazetave për arsyet e prishjes së miqësisë mes dy këngëtarëve, asnjë prej këngëtarëve nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje. Ndërsa gazeta “Panorama” ka tentuar të marrë deklarata prej të dy artistëve, por nga java në javë ata kanë refuzuar t’i japin.
Miq të tyre të përbashkët kanë treguar se u bë kohë që Seldi dhe Sinani nuk këndojnë bashkë në koncerte, madje pas kësaj Sinani është përpjekur të hakmerret me qëllimin për t’i prishur punë duke ia mbyllur të gjitha kontratat me pronarët apo menaxherët e club-eve të njohura në diasporë, ku ata së fundi ishin dueti më i preferuar, duke fituar shumë para.
Seldi nuk ka pranuar të japë ndonjë sqarim të hollësishëm në lidhje me komentet e ndryshme në forume, se arsyeja e kësaj prishjeje bashkëpunimi është e dashura e tij nga Peja. Ai ka dhënë vetëm një koment të shkurtër në lidhje më ndërprerjen e bashkëpunimit, duke e pohuar për herë të parë prishjen e miqësisë dhe bashkëpunimit.
“Po, është e vërtetë që rrugët tona u ndanë me Sinanin, duke i dhënë fund bashkëpunimit tonë në muzikë, pasi ai më vuri disa kushte që nuk mund t’i plotësoja”, pohon Seldi.
Ai nuk ka pranuar të japë detaje të tjera, ndërkohë që thuhet se shumë shpejt do të publikojë klipin e tij të ri, ku tanimë do të shfaqet i vetëm, ndërsa do e konsiderojë këtë një moment të ri të karrierës muzikore, duke u dhënë fund dueteve dhe bashkëpunimeve me këngëtarë të tjerë.
PanoramaPlus

Aяtємιѕα
I Përjashtuar
I Përjashtuar

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 10066
Anëtarësuar Anëtarësuar: 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Seldi: Konfirmoj ndarjen me Sinanin, më vuri disa kushte që s’mund t’i plotësoja

Mesazh nga Next prej Sat 11 Feb 2012 - 19:46

PA SHIF SA BUDALLLIQE QE NXIERIN SESHT E VERTET O POPULL JAN SHPIFESIRA QE NXERIN LAJMET..UNE JAM NJE PERSON QE E NJOH PERSONALISH SINANIN MIK SHTEPIE DHE ENJOH MIR SE KUSH ESHTE SELDI ESHTE NIPI I TIJ DHE JO I DASHURI I TIJ SI NUK U LODHET DUKE LEXUAR KETO SHPIFESIRA QE KRIJOJN NEPER GAZETA DHE REVISTA....


Shfrytezo momentin ! Shfrytezo CASTIN !! Mos thuaj " Nuk kam kohe te ndalem te shoh kete gje te bukur.." As ajo nuk ka kohe te te presi ty te behesh gati.....

Next
V.I.P
V.I.P

Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 2521
Anëtarësuar Anëtarësuar: 27/01/2009
Mosha Mosha: 24

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Seldi: Konfirmoj ndarjen me Sinanin, më vuri disa kushte që s’mund t’i plotësoja

Mesazh nga e sinqerta prej Tue 14 Feb 2012 - 17:59

Sa keq pasi benin nje cift perfekt.

e sinqerta
Global Moderator
Global Moderator

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 12195
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi