Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Eli Fara, një këngë për Shën Valentin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Eli Fara, një këngë për Shën Valentin

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Sat 11 Feb 2012 - 18:12

Edhe pse ajo i këndon shpesh dashurisë, kjo është hera e parë që këngëtarja e njohur Eli Fara realizon një klip për Ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin. Ka përgatitur një surprizë të tillë për adhuruesit e muzikës së saj, klipin e ri që i dedikohet ndjenjës së thellë të dashurisë. Kënga titullohet “Vetëm sonte”, me ritme bluz e jazz dhe ka një stil krejt ndryshe nga këngët që ka realizuar deri tani.Fabula e këngës përshkruan bukur të gjitha mendimet dhe emocionet e një femre, e cila ndonjëherë në jetë ka dëshirë që të bëjë një çmenduri, qoftë edhe për një natë. Kënga është një krijim i kompozitorit Adi Hila me vargje të Pirro Çakos, me të cilët Eli bashkëpunon për herë të parë. Klipi është realizuar nga “Max Production” nën kujdesin e Zhakut, dhe është konceptuar si një film me metrazh të shkurtër, ku përshkruhen përjetimet e një femre të bukur dhe plot botë shpirtërore që i dedikohet në një moment dashurisë.
Për faktin se është një këngë që do të publikohet ditën e Shën Valentinit, këngëtarja ka menduar një baladë që i shkon festës, por edhe si një përjetim femëror ku mund të shohin veten shumë femra që kjo ditë do t’i gjejë vetëm. Gjithashtu kjo këngë është në linjën e këngëve balada, që ajo publikon gjithmonë në periudhën e dimrit, për t’iu përshtatur gjendjes shpirtërore të muajve të ftohtë, ku adhuruesit e muzikës gjejnë më shumë veten te këngët melankolike dhe të ndjera.
Të gjithë e kujtojnë baladën e para pak viteve me titull “Vjeshta”, që është një nga hitet e saj të publikuara në Tiranë në ditë të ftohta, ndërkohë që në verë ajo publikon vetëm këngë popullore. Edhe në këtë klip këngëtarja do të shfaqet në formë ideale, siç e shihni në fotot që kemi arritur të sigurojmë në momente xhirimesh. Pas perfomancës së saj si balerinë në “Dancing with the stars”, kjo është nga daljet e saj të pakta në publik me një krijim muzikor, ndërkohë që në verë ajo kalon muaj intensivë me koncerte.
Nuk dihet ende për ndonjë ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj private, ndërkohë që në intervista të ndryshme në media ka pohuar se nuk e ka gjetur ende shpirtin e saj binjak. Po ashtu pyetjeve që i janë bërë asaj për martesën, ajo i është përgjigjur natyrshëm se nuk ka asnjë tabu dhe është e hapur për një martesë të dytë. Eli Fara nga martesa e parë ka një vajzë të rritur që quhet Marina, studente në një nga universitetet në Tiranë.
Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezidenca e saj ndodhet në Tiranë, ku jeton bashkë me vajzën. Ajo udhëton shpesh në Kosovë dhe Greqi, ku publiku e pret shumë mirë, pasi ndihet afër me repertorin e saj. Eli u kthye përfundimisht nga Nju Jorku pak kohë më parë me “look” tërësisht të ndryshuar, flokët e prerë shkurt, ndërsa tani shfaqet sërish me flokë të gjatë.
PanoramaPlus

Aяtємιѕα
I Përjashtuar
I Përjashtuar

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 10066
Anëtarësuar Anëtarësuar: 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Eli Fara, një këngë për Shën Valentin

Mesazh nga e sinqerta prej Tue 14 Feb 2012 - 18:02

Vetem kesaj i ka rene nder mend,per te tjeret i marrin leket kot.

e sinqerta
Global Moderator
Global Moderator

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 12195
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi