Klea Love Forum - Welcome

Mire se vini ne Klea Love Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Klea Love Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Apeli nga Puka: Ndihmë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Apeli nga Puka: Ndihmë!

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Sun 12 Feb 2012 - 2:25

Apeli nga Puka: Ndihmë! Kam frikë se fëmijët më vdesin urie

PUKE- Ajo çka realisht ndodh në komunat e izoluara prej gati 2 javësh në veri të vendit e tregojnë vetëm banorët. Ato të cilët, prej ditësh, bora u ka bllokuar banesat, rrugët dhe i vetmi ushqim është misri i zier; edhe ky drejt përfundimit. Me lot në sy, me zë që i dridhen nëpër telefona, dhe me shpresën te zoti, presin që dikush ti afr...ojë ndihmë.Kjo është edhe historia e Hysni Haxhi Pajës, kryefamiljarit 64 vjeçar, i cili mban mbi supe përgjegjësinë për mirëqënien e 10 familjarëve të tij, më i vogli fëmija, i djalit, 9 muajsh, të cilin deri tani e ka ushqyer me atë pak miell, që e ka ruajtur vetëm për të. Por tani edhe ai është drejt fundit.

Ja biseda telefonike që "Shqiptarja.com" bëri me Hysni Haxhi Pajën, i cili jeton në fshatin Trun, të komunës Blerim, 63 km larg Pukës, pikërisht aty ku vite më parë, u xhirua filmi “Rrugë të bardha” dhe personazhi kryesor Deda ngrin në shtyllën telefonike.

Si quheni ?
Quhem Hysni Haxhi Paja. Jetoj në fshatin Trun. Jam vetë i dhjeti në shtëpi, pa bukë. Shtëpia ime është 1 orë larg qendrës së fshatit. Nuk kam asnjë shtëpi afër. Jam shtëpia e vetme në mal

Sa vetë jeni në shtëpi?
Kam grunë, djalin vetë i katërti, dhe tre vajza. Kam fëmijën e djalit, që është 9 muajsh. Nuk kam çfarë ti jap për të ngrënë, vetë po ha misër.

Prej sa ditësh jeni të izoluar?
Prej 2 javësh. Shtëpia ime është komplet e izoluar. Në oborrin e shtëpisë time bora shkon në 1.5 metër borë. Jam komplet i izoluar

A keni kërkuar ndihmë?
Kam lajmëruar prefektin, kryetarin e komunës.

Cfarë të kanë thënë?
Do bëjmë çtë mundemi, por nuk mund të vijmë atje, pasi makinat nuk kalojmë dot Qafën e Malit, është 3. 5 metër bore atje. Jam shumë i lodhur. Më vjen gjynah prej fmijve, po më vdesin unit, pa pasur asnjë lloj sëmundje. (në këto momente zëri i dridhet në telefon)

Po fëmijën 9 muajsh me se e ushqeni?
I kisha ndarë pak miell për ti bërë qull. Por dhe ai po më mbaron. Vetë ha misër.

Keni parë ndonjëherë një situatë të tillë?
Unë jam le e rrit në këtë shtëpi, dhe stërgjyshi e gjyshi im. Por si kjo borë skam parë asnjë herë. As në 1985 nuk e kam parë kaq keq. Tregon Hysni Haxhi Paja, i cili kur përfundon bisedën me të nuk harron pa të ururar “Zoti të rujt”.

(per ti ofruar ndihme familjes Paja mund te kontaktoni ne numrin 0686266272, Hysni Haxhi Paja)

Burimi : [ Shqiptarja.com ]

Aяtємιѕα
I Përjashtuar
I Përjashtuar

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 10066
Anëtarësuar Anëtarësuar: 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Apeli nga Puka: Ndihmë!

Mesazh nga e sinqerta prej Sat 10 Mar 2012 - 15:28

Apapa e si qahemi ne,ku ka dhe me zi sa ne.

e sinqerta
Global Moderator
Global Moderator

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 12195
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi