Linda Halimi & Big D kurorëzojnë dashurinë me fejesë
Faqja 1 e 1 • Share •
Linda Halimi & Big D kurorëzojnë dashurinë me fejesë
Gënjeshtra e këngëtares Linda Halimi se mes saj dhe menaxherit Davon Edëards (Big D) nuk ka asgjë më shumë se shoqëri, në fund u dekonspirua. Ata që shfaqeshin së bashku kudo në çdo event, e kanë bërë publike lidhjen e tyre me fejesë. Po si është njohur Linda me Big D? Siç ka treguar dhe vetë këngëtarja, e cila në fillimet e saj ka kënduar në kishën amerikane në kampin Bondsteel në Ferizaj, aty ka takuar Davonin, i cili atë kohë ka shërbyer në forcat e KFOR-it amerikan. Për një kohë të gjatë Linda ka performuar hite të njohura botërore me rastin e festave dhe meshave të ndryshme në këtë kishë, ndërsa më vonë filloi një karrierë artistike me pjesëmarrjen në shumë festivale. Këngëtarja e njohur pas vetes ka një fejesë të dështuar, e cila thuhej se ishte shumë ideale, por më vonë doli ndryshe, pasi Linda u nda nga kitaristi Ilir Halili dhe filloi të shijonte jetën si ‘’single lady’’.
Bëri disa ndryshime në stilin e saj, filloi të duket më seksi, ndryshoi gardërobën, mënyrën e të kënduarit, udhëtoi drejt S h – teteve të Bashkuara të Amerikës për të realizuar disa projekte muzikore pikërisht në bashkëpunim me Big D, takoi idhullin e saj Britney Spears e natyrisht, takoi edhe prindërit e Davonit. Tentoi disa herë të përgënjeshtrojë lajmet ku lakohej emri i saj dhe i Big D, të cilin e prezantonte për një kohë të gjatë si menaxher, por në fund u dorëzua. Ajo është fejuar me menaxherin e saj pikërisht në Ditën e të dashurarve. Dhëndri i huaj, nuses së ardhshme i ka dhuruar edhe unazë prej diamanti, ndërsa këngëtarja tashmë ka ndryshuar statusin e saj në facebook dhe ka shkruar një mesazh për të gjithë miqtë e saj. ‘’Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe urimet. Ky Shën Valentin ka qenë gjithçka si në ëndërr dhe ndihem e bekuar që kam pranë një njeri si ai… ‘’, thuhet në fund të mesazhit të Lindës. Ne tentuam të kontaktojmë këngëtaren dhe të fejuarin e saj, por asnjëri nuk prferoi të japë ndonjë deklaratë më tepër rreth fejesës.
Aяtємιѕα- I Përjashtuar

Gjinia: 
Postime: 10066
Anëtarësuar: 20/06/2011
Re: Linda Halimi & Big D kurorëzojnë dashurinë me fejesë
hajde te na trashegohesh mi LINDA

dajti modh- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 16312
Anëtarësuar: 20/01/2010
Re: Linda Halimi & Big D kurorëzojnë dashurinë me fejesë
Sa i bardhe..................

Gjëja më e mirë për ti dhënë armikut është falja, kundërshtarit tolerancën, mikut zemrën, fëmijës një shembull të mirë, babait nderimin, nënës sjelljen që do ta bënte krenare për ty, vetes respektin, të gjithëve mirësinë.
Nuk ka rendesi si quhesh dhe nga vjen...por rendesi ka kush je dhe sa vlen.
Vlera e gjerave nuk qendron tek fakti sesa ato zgjasin por me thellesine me te cilen perjetohen. Prandaj ekzistojne momente te paharrueshme, gjera te pashpjegueshme dhe persona te pakrahasueshem.
Femrat nuk duhet të jenë sikur “Hëna” që gjithkush e sheh të zbuluar, por ato duhet të jenë sikur “Dielli” i cili bën që shikimet të ulen para se ta shikojnë atë!

Єямєℓiиdå- Fondatore

Gjinia: 
Postime: 14816
Anëtarësuar: 10/10/2010
Mosha: 25
Profesioni/Hobi: Muzika, leximi & noti
Re: Linda Halimi & Big D kurorëzojnë dashurinë me fejesë
Lina ka nje ze te mrekullushem ,UNIK .
Urime u trashegoft...!!
Urime u trashegoft...!!

Njerëzit më të mirë që kam njohur…janë ata që kanë njohur, dështimin, stresin, humbjen,dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira…Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie … !!Njerëz të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht… formohen…!!
Mirësia nuk qëndron në rrobat e bukura dhe në pamjen e bukur, por në shpirtmirësi dhe dinjitet..!
Disa persona hyjne ne jeten tende per nje arsye, te tjere per nje stine,...te tjere pergjithmone. Cdokush nga ato merr dicka nga ne dhe dicka na dhuron...e keshtu se bashku ndajme, rritemi, vuajme, qeshim, urrehemi e duhemi, por mbi te gjitha mesojme se cdo emocion qe lind eshte unik, cdo kujtim eshte nje qendisje ne shpirt.

Emona- Fondatore

Vëndndodhja: Pertej Horizontit
Gjinia: 
Postime: 43553
Anëtarësuar: 12/03/2010
Re: Linda Halimi & Big D kurorëzojnë dashurinë me fejesë
u martua dhe kjo... vetem Emona ka ngel pa u martu n'Kosov..


The road of life twists and turns and no two directions are ever the same. Yet our lessons come from the journey, not the destination

Leo_uk- Legjendë

Gjinia: 
Postime: 5433
Anëtarësuar: 02/10/2010
Mosha: 34
Re: Linda Halimi & Big D kurorëzojnë dashurinë me fejesë
U trashegoft goca......................

e sinqerta- Global Moderator

Gjinia: 
Postime: 12195
Anëtarësuar: 02/12/2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi







