Kosova dhe bukurit e saj
Faqja 1 e 1 • Share •
Kosova dhe bukurit e saj
Mali i Sharrit
Prezantojnë zonën kryesore për vlera botanike, faunistike, ekologjike, turistike, rekreative, sportive, edukative dhe kulturore të Kosovës. Malet e Sharrit kanë diversitet biologjik mjaft të theksuar. Flora dhe vegjetacioni është i pasur me lloje. Në mesin e këtyre llojeve 86 sosh, janë të deklaruara me rëndësi ndërkombëtare, 26 lloje janë të përfshira në “Listën e Kuqe”Evropiane të shtazëve dhe bimëve si të kërcënuara dhe 32 janë në “Listën e Kuqe”të bimëve të kërcënuara sipas IUCN - it. Duke u bazuar në këto fakte mund të konsiderohet si qendër e jetesës së llojeve diversitare të Ballkanit dhe Evropës. Një pjesë e Maleve të Sharrit është shpallur Park Kombëtar në vitin 1986. Zona e mbrojtur me ligj ka sipërfaqe prej 39 000 ha dhe shtrihet në kufijtë e katër komunave: Prizren, Shtërpcë, Therandë dhe Kaçanik.
Gjeomorfologjia – Në formimin morfologjik të Sharrit kanë ndikuar lëvizjet tektonike të tokës me çka janë krijuar ngjeshje gjeomofologjike, gjithashtu edhe me forca të jashtme të cilat kanë pasur ndikim në akullnaja, rrjedha të ujit etj. Si rezultat i veprimeve akullnajore janë krijuar thellësira të cilat janë shndërruar në liqene akullnajore siç janë Liqeni i Livadhit, liqeni i Jazhincës dhe liqenet tjera mjaft atraktiv të cilët në popull njihen si “Sytë e maleve.” Në përbërjen gjeologjike të Sharrit marrin pjesë shkëmbinjtë e periudhës paleozoike, shkëmbinjtë gëlqeror, të mermertë etj.
Klima – është nën ndikimin e klimës kontinentale me dimra të gjatë dhe reshje të mëdha të dëborës dhe verëra të freskëta. Si shkak i kësaj klime, temperaturat e ajrit janë më të ulëta për 10 – 15 0C se sa në fushat e Kosovës. Kjo klimë ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit si gjatë dimrit ashtu edhe të stinëve të tjera.

Hidrologjia – Si rezultat i reshjeve të shumta atmosferike, regjioni i Parkut Nacional të Sharrit është jashtëzakonisht i pasur me ujëra që përfshijnë një numër të madh të liqeneve me origjinë glaciale, burime dhe rrjedha të disa lumenjve. Territorit të maleve të Sharrit i takojnë derdhjet e dy lumenjve, Lepenci dhe Lumëbardhi i Prizrenit. Lepeci krijohet me bashkimin e ujë-rrjedhave që burojnë nga malet e Cerevcit dhe Jezercit e në rrjedhën e vet pranojnë degë të shumta. Lumëbardhi i Prizrenit buron në rajonin e Prevallës i cili gjithashtu mbledh shumë degë të pasura me ujë. Në territorin e Maleve të Sharrit janë 25 liqene në lartësi mbidetare mbi 1900 m. të cilët përfaqësojnë vlerat e veçanta natyrore të Masivit të Sharrit. Liqeni më i madh është Liqeni i Livadhit(2173 m. )
Peizazhet - karakterizohen me vlera të lojllojshme natyrore. Tërësinë atraktive peizazhore e përbëjnë pyjet, kullosat, livadhet të shoqëruara me degëzime të relievit shpesh të krijuara nga prerjet e luginave nëpër të cilat kalojnë lumenj dhe përroska, vende – vende në formë të kanioneve dhe grykave me ujëvara apo liqene, duke pasqyruar përjetim të këndshëm të kësaj natyre të bukur.

Pastori Ilir autokton nga Sharri
Përveç vegjetacionit pyjor, si komponentë më e rëndësishme e vlerave natyrore të këtij territori, vend të rëndësishëm zë edhe vegjetacioni i livadheve dhe kullosave.
Territori i Sharrit me biotopet e ndryshme është shumë i pasur në pikëpamje faunistike. Në të janë prezent lloje të veçanta të shtazëve të cilat ekskluzivisht janë të lidhura për biotope specifike që dmth. se përhapja e tyre është e ngushtë. Ndërsa llojet e tjera që hasen në biotope të ndryshme janë të përhapjes së gjerë. Fauna e Sharrit dhe në përgjithësi Mali Sharr, deri sot nuk është hulumtuar sa duhet, mirëpo në bazë të të dhënave të literaturës mund të konstatohet se fauna e Sharrit është mjaft e pasur. Në pyjet e larta të Sharrit jetojnë llojet e rëndësishme të gjitarëve siç janë ariu i murrmë (Ursus arctos), rrëqebulli (Lynx lynx), kaprolli (Capreollus capreolus) etj.
Gjithashtu në këto male gjejnë kushte të volitshme për folenizim edhe lloje të shumta të shpendëve siç është shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos) pastaj lloje të tjera të familjes së grabitçarëve si dhe shumë lloje të tjera të grupit të këngëtarëve. Për shkak të pasurisë ornitofaunistike Malet e Sharrit janë të evidentuara në listat ndërkombëtare si Regjione të rëndësishme ornitofaunistike (IBA-Region).

Në kuadër të Maleve të Sharrit, gjenden edhe lokalitete me specifika të veçanta natyrore, siç janë:
Luboteni - maja më e lartë e Maleve të Sharrit (2496 m). Është karakteristike se përbërja gjeologjike e tij është kryesisht gëlqeror, që dallohet nga malet tjera zinxhirore me përbërje gjeologjike nga silikati. Deri tani janë konstatuar 649 lloje të
bimëve vaskulare të grupuara në 81 familje dhe 21 asociacione bimore. Në kuadër të
florës së Lubotenit gjenden edhe lloje të rralla dhe të kërcënuara.
Gryka e Dulës -është e pasur me ujëvara dhe me lloje të ndryshme të bimëve të rralla drurore, siç janë : Acer heildreichii, Sorbus aucuparia, Ulmus glabra, Pinus peuce etj.
Livadhi i Mbretit – Liqeni i Jazhincës shtrihet në pjesën shkëmbore të Maleve të Sharrit nën majen e Bistrës. Është i gjatë 120 m, i gjerë 80 m dhe ka thellësi 10 m.
Në këtë lokalitet gjenden këto bashkësi bimore: Fagetum Montanum, Sescerio -Pinetum heldreichii, Ajugo - pinetum peucis, ndërsa në pjesët më të larta: Rhododendron – Pinetum peucis, lloji Dëllinja (Juniperus sp.)etj, ndërsa në pjesën e epërme: Ranunculetum -Cerenati, Potentillo doerfleri - Juncetum trifidi dhe Carex laevis - Sesleria comosa.
Lumi i Bukuruvaqës - lokacion i bukur me peizazhe interesante dhe shumë atraktive për vizitorët. Këtu ka një numër të madh të bimëve të rralla dhe autoktone si: Pinguicula ballkanica, Alyssum sardicum, Crocus Sardicus, Anemone relics –narcissifolia, Draba doerfleri etj.
Ostrovica – këtu gjendet bashkësia bimore: Ptillotricho bruckenthalio – Pinetum mughi). Vlenë të përmenden llojet Bornmuellera diecki dhe Cerastium neoscardicum, si bimë autoktone të këtij vendi. Pyjet me arnen (Pinus heldreichii) përfaqësojnë një shembull të rrallë të bashkësisë pyjore në Siujdhesën Ballkanike e cila së bashku me ahun, i jep një pamje të veçantë këtij lokacioni. Vlerat turistike, kulturore, shkencore
dhe edukative të Maleve të Sharrit I tërë territori i maleve të Sharrit ka vlera të
rëndësishme natyrore dhe estetike. Karakteristikat e ndryshme dhe specifike të elementeve të veçanta të mjedisit natyror dhe lidhja ndërmjet tyre ofron kushte të
veçanta të pushimit, edukimit dhe rekreacionit. Studimet e shumta, dhe projektet turistike tregojnë se në territorin e maleve të Sharrit, ekzistojnë shumë mundësi të zhvillimit të aktiviteteve turistike, rekreative e sportive, gjatë verës dhe dimrit. Atraksionet natyrore dhe afërsia e regjionit me zonat e populluara, mundëson zhvillimin e formave të ndryshme të turizmit në këtë territor. Kushtet gjeografike dhe klimatike të këtij territori nxisin dhe përkrahin shfrytëzimin rekreativ të zonës për aktivitete vjetore. Kushtet e volitshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive,rekreative, etj ofrojnë mundësi të mira për zhvillimin e turizmit dimëror dhe veror.

Shqiponja e maleve AQUILA CHRYSAETOS e cila jeton ne Malet e Sharrit

Edituar për herë të fundit nga Naki në Tue 24 Feb 2009 - 2:14, edituar 1 herë gjithsej

That's All Folks !

Naki- WebMaster

Vendbanimi: Prishtinë
Postime: 1460
Gjinia: 
Anëtarësuar: 21/01/2009
Mosha: 44
Hobi: Peshkimi

Re: Kosova dhe bukurit e saj
Rajoni i Mirushës është një ndër rajonet më të bukura dhe më interesante të natyrës së Kosovës. Këtë e dokumentojnë të dhënat për diversitetitn biologjik në këtë rajon. Ky rajon ka sipërfaqe prej 63.21 km2. Lartësia mbidetare e rajonit sillet prej 340 -1006 m.

Lumi Mirusha është një ndër lumenjtë më të bukur të Kosovës. Ai në pjesën përfundimtare të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Parku natyror i Mirushës gjendet në të dy anët e rrjedhës së lumit Mirusha që nga fillimi i kanionit deri gati në derdhjen e tij në lumin Drini i Bardhë. Ndodhet në territorin e komunave Klinë, Malishevë dhe Rahovec. Nga Prishtina është larg 65 km.
Lartësia mbidetare e Parkut sillet prej 340 600 m. Sipërfaqja e territorit të mbrojtur të Parkut Regjional të Mirushës është 556 ha. Përgjatë territorit të Parkut të Mirushës kalon lumi Mirusha i cili gjatë rrjedhës së tij krijon 13 ujëvara dhe 16 liqene të cilët së bashku krijojnë një fenomen të rrallë morfohidrologjik, tepër atraktiv për vizitorë.

Liqeni më i madhë është liqeni i 16 (55m X 45m) me thellësi 5m. Ky është liqeni më i vizituar nga vizitoret ngase është pjesa më e afërt dhe më e lehtë për vizitë.

Ujëvara më e lartë është ajo në mes të liqenit 8 – 9, gjatësia e së cilës është 21m. Klima e rajonit të Mirushës është e butë kontinentale e ndikuar nga klima mesdhetare.

Lumi Mirusha është një ndër lumenjtë më të bukur të Kosovës. Ai në pjesën përfundimtare të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Parku natyror i Mirushës gjendet në të dy anët e rrjedhës së lumit Mirusha që nga fillimi i kanionit deri gati në derdhjen e tij në lumin Drini i Bardhë. Ndodhet në territorin e komunave Klinë, Malishevë dhe Rahovec. Nga Prishtina është larg 65 km.
Lartësia mbidetare e Parkut sillet prej 340 600 m. Sipërfaqja e territorit të mbrojtur të Parkut Regjional të Mirushës është 556 ha. Përgjatë territorit të Parkut të Mirushës kalon lumi Mirusha i cili gjatë rrjedhës së tij krijon 13 ujëvara dhe 16 liqene të cilët së bashku krijojnë një fenomen të rrallë morfohidrologjik, tepër atraktiv për vizitorë.

Liqeni më i madhë është liqeni i 16 (55m X 45m) me thellësi 5m. Ky është liqeni më i vizituar nga vizitoret ngase është pjesa më e afërt dhe më e lehtë për vizitë.

Ujëvara më e lartë është ajo në mes të liqenit 8 – 9, gjatësia e së cilës është 21m. Klima e rajonit të Mirushës është e butë kontinentale e ndikuar nga klima mesdhetare.

That's All Folks !

Naki- WebMaster

Vendbanimi: Prishtinë
Postime: 1460
Gjinia: 
Anëtarësuar: 21/01/2009
Mosha: 44
Hobi: Peshkimi

Re: Kosova dhe bukurit e saj
Shpella e Gadimes
gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë ajo është e gjatë 1500 metra. Mirëpo për turistët e shpellës është i mundshem shikimi i vetëm 800 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është 8-11 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.

Shënimet e para të shkruara për ekzistimin e shpellës duket se janë marruar nga një fshatar i cili në oborrin e shtëpisë së vet gjatë punimit (thyerjes) së gurëve kishte hasur në një gropë të vogël nga e cila vinin reflektime të dritës. Pasi që fshatari kishte shikuar me vëmendje ai ishte magjepsur nga bukuria dhe shkëlqimi i kristaleve stalagmite. Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet. Por në fshat flitet se fshatarit fatlumë për lajmërimin që kishte bërë i janë dhuruar katër shtëpi mesatare të asaj kohe.
Personat e angazhuar për matjen e gjatësisë së shpellës kanë vërtetuar pohimin e gojëdhënës së fshatarëve e cila thotë se: një lepur dhe qenë (zagar) kanë hyrë në gryken e shpellës në Gadime dhe pas disa ditësh kanë dalurë në sipërfaqe në Janjevë. Dhe më të vërtet largësia ajrore në mes të këtyre dy fshatrave është 12 km.
Personat të interesuar për brendinë e shpellës dhe që si duket kanë provuar të hynë aty, kanë lajmëruar se edhe brendia e saj është po aq e bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur. Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit ende nuk është matur. Fshatarët e këtyre viseve tregojnë për disa gjëra për të cilat ata thonë se i kanë mbajtur pasi që janë frikësuar që ato do të keqpërdoreshin nga sistemet shtetërore që sundonin në Kosovë. Se sa janë të vërteta këto pohime i mbetet kohës dhe personave të specializuar për vërtetimin e gjërave të tilla.
Shpella e Mermert - Gadime e Ulet, Lipjan
Eshte zbuluar rastesisht nga Ahmet Diti, duke punuar ne meremetimin e shtepise se tij, ne vitin 1969.
Pastaj eshte hulumtuar nga ekipet e ndryshme speleologjike nga ish-Jugosllavia, por me se shumti nga speleo-klubet vojvodinase, dhe ate nga Prof. Jovan Petrovic, gjate viteve te 70-ta.
Kjo eshte shpella e vetme turistike ne Kosove, dhe eshte hape per turizem ne vitin 1976, pas shume punimeve qe jane bere per heqjen e dheut dhe zhavorit, per t`i hapur kanalet apo korridoret e saja. Eshte hulumtu ne nje gjatesi prej 1260m, por pjesa me e madhe e saj eshte ende e pahulumtuar per shkak se eshte e bllokuar nga materialet e ndryshme qe i ka sjell lumi i aferte. Hulumtimet e metejme speleologjike te hapesirave te supozuara, jane te mundshme dhe ate ne katin perdhese dhe te siperm. Ka tri hyrje natyrale dhe ato gjinden ne nje lartesi mbidetare prej 576-584m, dhe 6-10m mbi nivelin e lumit. Temperatura brenda ne shpelle sillet prej 9.6-16 grade celzius, varesisht nga stina e vitit dhe galleria.
Pjesa turistike eshte e gjate diku reth 500m, dhe shiqimi i shpelles behet ne menyre te organizuar, dhe ate gjdo dy ore. Shpella gjindet afer fshatit Gadime e Ulet,ne kodren e Murturit,ne shtratin e lumit Klysyre, 20km nga kryeqyteti i Prishtines, ne afersi te magjistrales per Shkup.
Kjo shpelle eshte e zhvilluar ne nje thjerrez te gelqeroreve te mermerizuar me dimensione te vogla hapesinore e nderfutur ne rreshpet permotriasike.
Eshte formuar nga lumi nentokesore i cili kalonte neper kodren e Myrtyrit, para se ky lume te formonte shtratin e tij, ku mepastaj eshte mbushur me balte gjate kohes kurre tere fushen e Kosoves e mbulonte liqeni.
Karakteristike per kete shpelle jane formacionet e aragonitit, por edhe pembajtja e shkembinjeve te mermert prej nga e merr edhe emrin, dhe eshte mjafte e dekoruar me dekorime te mineraleve nga me te ndryshmet.
Ja disa foto nga Shpella e Gadimes - Lipjan

Shpella e Mermertë në Gadime të Ulët është një ndër shpellat më të bukura jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan dhe më gjerë. Në Shpellën e Gadimes paraqiten të gjitha llojet e stolive karakteristike për shpellat. Më së shumti ka stalagmite dhe stalaktite që paraqiten në të gjitha pjesët e shpellës, në forma dhe madhësi të ndryshme. Ato janë formuar gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të shpellës dhe gati të gjitha janë aktive edhe në etapën e tashme. Shtyllat masive të kalcitit paraqiten vetëm në galerinë veriore. Këto shtylla të shkurtra kanë trashësi gati 1 m dhe kryesisht lidhen me shkrirjet në formë kupe. Këto shkrirje janë formuar mbi kupa të përbëra prej deltinës së shpellës. Për këtë paraqiten në të gjitha pjesët e shpellës. Ato kanë forma të ndryshme, por më tepër dallohen perdet me formë gjuhe të dhëmbëzuar që i përngjasin sharrës. Basene cërmoku ka në të gjitha shkrirjet, por janë me dimensione të vogla. Në numër mjaftë të madh janë të pranishëm edhe zbukurimet e tejdukshme në formë gypash me trashësi cigareje dhe gjatësi deri 3 m. Këto janë stolitë më të reja të shpellës. Posaçërisht tërheq vëmendjen stolia aragonite. Nuk ekzistojnë shpella në botë të kenë kaq stoli aragonite dhe në kaq forma të shumëllojshme. Kanali i aragonitit në Galerinë veriore është rast unikat. Plafoni i tij është mbuluar me gërshetim aragonit kristalesh të formave të ndryshme me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër të cilët i ngjajnë rrjetës së shpeshtë të merimangës. Disa kristale prej tyre janë të orientuar në të gjitha drejtimet, të lakuar dhe me thyerje brrylore me gjatësi deri 30 cm. Në xhepa, në zbrazëtira të vogla e të mëdha në plafon, gërshetimet e kristalit argonit zëvendësohen me “ iriqë” të stolisur me gjilpëra shumë të gjata kristali. Ngjyra e stolive në Shpellën e Mermertë është e shumëllojshme dhe e niansuar. Mbizotrojnë zbukurimet e ngjyrës së bardhë-verdhë, si psh. Stalaktitet dhe stalagmitet e Sallës së margaritarëve. Ndërsa kemi edhe stalaktite të bardha të ngjashme me miell që mbarojne me frytëza të kuqërremëta. Ngjyrë të bardhë kristali apo ngjyrë të bardhë në të kaltërt, kanë edhe zbukurimet në formë “cigare”- gypëza të bardhë e të biruar. Perdet kanë ngjyrë të kaltërt në të bardhë ose në të verdhë, duke përjashtuar Korridorin e kaltërt, në të cilin paraqiten zbukurime të shpellës në të kaltër.

Bukuria shpirterore- I/e Regjistruar

Vendbanimi: **Deutschland**
Postime: 1179
Anëtarësuar: 28/01/2009
Mosha: 39
Re: Kosova dhe bukurit e saj
ja dhe bukurit e Drinit te Bardh

Bukuria shpirterore- I/e Regjistruar

Vendbanimi: **Deutschland**
Postime: 1179
Anëtarësuar: 28/01/2009
Mosha: 39
Re: Kosova dhe bukurit e saj
mendoj qe bukurit me te cmuara te kosoves jan vajzat e saj si ujvare

Vellai- I/e Regjistruar

Vendbanimi: ne mes te oqeanit
Postime: 3943
Gjinia: 
Anëtarësuar: 12/01/2009
Mosha: 101
Hobi: po e kerkoj akoma
Re: Kosova dhe bukurit e saj
Vertet pamje te bukura ,kurre s'kam qene ne Kosove ,shpresoj qe kete behare te vete !!

Vizitor- Vizitor
Re: Kosova dhe bukurit e saj
flm,per keto bukuri kam mall te pa shuar

Shaban Cakolli- Legjendë

Postime: 6690
Anëtarësuar: 04/02/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi