Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Këshilla Mjekësore

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Fri 29 Jan 2010 - 12:02

First topic message reminder :

Cili është sekreti i dietave
Të kesh një trup perfekt dhe me formë të shkëlqyeshme shumë herë është e vështirë. Dietat jo gjithnjë kanë efektin e pritshëm dhe janë edhe shumë të mundimshme. Por ekziston një mënyrë e veçantë për të humbur peshë përmes një diete të shëndetshme.

Përgatiti: Lindita Kamberi

1: Llogaritni kaloritë Sekreti i të humburit peshë është pakësimi i kalorive që merren përditë. Sasia e kalorive që një person merr në një ditë duhet të jetë më e vogël se sasia që harxhon.

2:
Pakësoni sheqerin dhe yndyrën Rregulli i dytë i është të pakësohet sa më shumë të jetë e mundur sheqeri dhe yndyrat, duke i zëvendësuar me fibra dhe karbohidrate. Mëngjesi juaj duhet të jetë me bazë fibrash dhe jogurt apo qumësht të skremuar. Në drekë është më mirë të konsumoni mishin e vogël apo peshk të shoqëruara me perime. Ndërkohë, darka është në varësi të drekës. Nëse në drekë jeni rënduar në darkë konsumoni diçka të lehtë, dhe e kundërta. Nëse mes vakteve keni uri hani një frutë apo ndonjë perime si ndonjë karotë apo spec. Duhet të pini 1.5 litër ujë në ditë. Gjithashtu mund të pini kafe dhe çaj, por jo kapuçino. Evitoni pije e sheqerosura dhe alkoolin.

3: Ndryshoni Dieta kërkon edhe fantazi. Nëse hani vetëm fruta dhe perime së shpejti kjo dietë do të dëmtojë organizmin tuaj, por edhe do të humbisni shijen për ushqimet. Këshilla më e mirë është të shijoni ushqimet të hani dhe të alternoni produktet që konsumoni. Djathi, mishi apo peshku nuk të shëndoshin, nëse nuk e teproni me to. Nëse preferoni shumë të hani brumëra apo makarona është më mirë t’i shoqëroni ato me perime dhe vaj ulliri. Është shumë e rëndësishme të dini si të kombinoni ushqimet që konsumoni. Kështu, nëse për pjatë të para do të hani një sallatë pjata e dytë të jetë me bazë mishi apo peshku, apo nëse pjata e parë është më bazë brumërash apo makarona atëherë e dyta duhet të jetë me bazë perimesh të ziera, në avull apo të pjekura. Kufizojeni veten vetëm me një gotë verë.

4: Bëni pazar me inteligjencë Evitoni të blini produkte të pasura me yndyra apo sheqerna. Ushqimet që blini, sidomos nëse janë të përpunuara apo konservuara duhet të jenë të shëndetshme. Nëse nuk i rezistoni dot idesë për një ëmbëlsirë, por nuk doni të çoni dëm dietën tuaj, atëherë mund të konsumoni një çokollatë apo një akullore.

5: Lëvizni
Për të rënë në peshë është shumë e rëndësishme lëvizja e rregullt dhe e përditshme. Regjistrohuni në palestër, ngjisni shkallët për në shtëpi dhe mos merrni ashensorin,
ecni dhe mos udhëtoni me autobus apo makinë. Në këtë mënyrë do të digjni kaloritë e tepërta dhe do të përshpejtoni ritmin e metabolizmit. Duke lëvizur dhe vënë në punë muskujt do të keni një trup më të lidhur pas dobësimit.

Kujdes:
nëse pas ushtrimeve vëreni një rritje të peshës suaj mos u shqetësoni ju thjeshtë po rrisni muskujt, që peshojnë më shumë se yndyrat. Por kjo është një fazë e përkohshme.

6:
Vetëvlerësimi
Në një dietë vetëvlerësimi është shumë i rëndësishëm. Mos ndiqni modele të ‘paarritshme’ por mësoni të doni dhe vlerësoni trupin tuaj. Nuk është e rëndësishme se çfarë pamje kanë të tjerët, gjëja e vetme me vlerë është se ti je duke bërë dietën tënde dhe ke rezultate pozitive.

7: Duhet të keni durim Asnjëherë mos prisni të ndryshoni pamjen tuaj dhe të humbisni peshë brenda pak ditësh. Duke ngrënë në mënyrë të ekuilibruar dhe duke u marrë rregullisht me aktivitet fizik rezultatet e para do të vijnë pas 3-4 javësh. Mund t’ju duket shumë kohë, por mos u mërzisni. Durimi është shumë i rëndësishëm në një dietë dhe në humbjen e kileve. Mos u fiksoni pas peshës dhe të filloni të peshoheni çdo javë, apo të matni trupin, vithet apo gjoksi, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të arritur rezultatin e kërkuar.

8: Mos u dëshpëroni
Asnjëherë nuk duhet të harroni një këshillë. Mos u dëshpëroni nëse një ditë e keni ekzagjeruar me të ngrënë apo nëse një javë, si pasojë e stresin, keni ngrënë ushqime me më shumë kalori se sa ajo e ‘lejuara’. Kjo është normale. Asnjëherë mos e ndërprisni dietën në një rast të tillë dhe vazhdoni dietën si më parë.

9: Larg pilulave për t’u dobësuar
Kurrë mos përdorni pilula apo medikamentet që ‘reklamojnë’ dobësimin. Ato thjeshtë çrregullojnë metabolizmin, dhe për rrjedhojë edhe organizmin dhe shëndetin tuaj. Si pasojë do t’ju duhet më shumë kohë për të rigjeneruar trupin tuaj dhe shumë herë edhe duke shtuar në peshë.

10: Stili i jetesës
Pasi të keni arritur peshën që dëshironi, të humbisni kile dhe të keni në trup të bukur mos e lëshoni veten në ushqime pa fund. Filloni të shtoni shumë pak dhe ngadalë kaloritë dhe vazhdoni të hani shëndetshëm. Kjo duhet të kthehet në një stil jetese. Do të vëreni se edhe lëkura dhe humori juaj do të përmirësohet. Do të ndjeheni të bukura dhe të sigurta në vetvete.[/b]


Edituar për herë të fundit nga aLb. në Tue 10 Aug 2010 - 23:19, edituar 2 herë gjithsej

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Fri 29 Jan 2010 - 12:12

Dëgjo me zemër
Të dëgjosh fëmijën tënd është çelësi për t’u bërë një prind i mirë. Nëse mund të dëgjoni me zemër, fëmijët tuaj mund të rriten në mënyrë të shëndetshme.
Lini enët ose punët mënjanë. Fikni televizorin. Ruani kontaktin e syve për aq kohë sa fëmija juaj e kërkon atë. Shpesh ndodh që, kur fëmijët janë duke shprehur një problem apo shqetësim, prindërit thonë se po dëgjojnë por gjuha e trupit të tyre tregon që mendjen e kanë diku tjetër. Vazhdojnë të shikojnë televizor, bisedojnë me një të rritur tjetër ndërkohë, apo merren me letrat e punës që kanë marrë me vete në shtëpi nga zyra e tyre. Sigurisht ata po dëgjojnë, por jo me zemër. Në fakt, disa minuta të dëgjimit të kujdesshëm dhe të sinqertë është më i vlefshëm se një orë dëgjimi ndërsa merreni me një aktivitet tjetër.



Mos u nxitoni në dhënien e zgjidhjeve, ideve apo leksioneve. Shpesh, fëmijët duan dikë t’i dëgjojë. Ata kërkojnë nga njeriu që po i dëgjon t’ju jap atyre një mundësi për të zbuluar atë çfarë ata duan. Zgjidhja e problemit të fëmijës nga ana juaj, vërtet do t’i jepte fund shqetësimit të tij, por për ta është më e rëndësishme t’i shërbeni si një mbështetje për të formuluar ata vetë zgjidhje për problemet e tyre.

Demostroni që po dëgjoni duke bërë pyetje dhe duke lëshuar tinguj ‘dëgjimi’ si: “Hmmm” “Oh,”“Vërtet?” “Ëhë!”.

Vlerësoni frikën dhe shqetësimet e fëmijës tuaj. Komentet si: “Oh, mos u shqetëso. Nuk ka përse të kesh frikë.” nuk janë shumë të dobishme. Është e rëndësishme për fëmijët të mësojnë të besojnë në ndjenjat e tyre. Nuk duhet ti jepni fëmijëve mesazhin që ndjenjat e tij nuk janë të sakta. Ju mund të komentoni ndjenjat e tij duke thënë ”Kjo mund të jetë shqetësuese” ose ”Ti mund të jesh ndjerë i mërzitur”. Ju do të tregoni që i njihni dhe i kuptoni ndjenjat e tij. Ai do të ndihet i mirëkuptuar. Pastaj një përqafim i ngrohtë do ti tregojë se ku mund të mbështetet në çdo kohë.

Ndihmojeni fëmijën të fokusohet në zgjidhjet e mundshme. Në qoftë se situata nuk është një problem por një gjendje e të ndjerit, inkurajojeni fëmijën të shprehë plotësisht ndjenjat e tij dhe të vazhdojë përpara. Ndihmojeni fëmijën dukë përdorur shprehjet: ‘A do të ishte mire sikur..” ose “.



Çfarë mendon të bësh tani?
Kujtoni kohën kur ju po rriteshit dhe të gjitha kohët kur jeni ndjerë konfuze, e shqetësuar dhe plot dyshime. Është e vështirë të rritesh! Ju mund të ndihmoni fëmijët tuaj thjesht duke qenë e pranishme dhe duke qenë e gatshme të dëgjoni sa herë ai dëshiron të ndajë me ju ndjenjat e tij. Fëmijët kanë nevojë të dinë që kur duket sikur “bota po përmbyset” ata kanë një vend të sigurt, një burim pa fund dashurie pa kushte. Dëgjimi është një aftësi ashtu siç është edhe të folurit. Nuk është thjesht të kapurit e tingujve: dëgjimi aktiv përfshin një sërë sjelljesh që shprehin vëmendje, simpati, ndjeshmëri dhe respekt. Dëgjimi i fëmijës tuaj në këtë mënyrë do ti bindë ata për dashurinë tuaj të pafund. Kini parasysh këto udhëzime sa herë që fëmija juaj ka diçka të rëndësishme për të thënë.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Fri 29 Jan 2010 - 12:12

Si të ndaloj ndërhyrjen e fëmijëve?
Këshilla për prindër si të mësojnë fëmijët e tyre të mos i ndërpresin ndërsa bisedojnë me një të rritur!
“Bashkëshorti im dhe unë nuk kemi përfunduar një fjali të plotë që nga korriku i vitit të kaluar! Fëmijët tanë e ndërpresin bisedën tonë vazhdimisht. Edhe kur u kërkoj të presin derisa ne të mbarojmë bisedën, kërkesa ime ndërpritet nga e folura e tyre. Si t’ia bëjmë që ti ndalojmë të na ndërpresin?”

MENDONI SERIOZISHT PËR KËTË:

Ndërprerja është një zakon që formohet. Si shumë sjellje të tjera të bezdisshme, kur fëmijët e kuptojnë që nuk ‘ndëshkohen’, sjellja vazhdon.
Nëse jeni një prind normal dhe keni fëmijë normal, është e sigurt që keni kaluar përmes këtij skenari të sikletshëm por SHUMË normal. Janë intervistuar qindra prindër dhe është parë se problemi më i zakonshëm i tyre është të merren me ndërprerjet e panumërta të fëmijëve të tyre ndërsa janë duke zhvilluar një bisedë apo po kryejnë ndonjë punë. Ja disa nga këshillat e tyre...

MËSONI:

Mësoni fëmijët si të përcaktojnë nëse diçka kërkon ndërprerje. Fëmijët shpesh janë kaq të fokusuar në nevojat e tyre sa që nuk e kuptojnë faktin që po tregohen të pasjellshëm. Mësojeni fëmijën të presë për një pauzë në bisedë dhe të thotë, ‘Më fal’ kur kërkon t’ju ndërpresë. Kur vepron kështu përgjigjuni pozitivisht. Nëse ndërprerja është e një natyre që mund dhe duhet të presë, informoheni me mirësjellje fëmijën për këtë dhe vazhdoni të flisni.



PËRDORNI ‘PICKIMIN’:

Tregojini fëmijës që nëse dëshiron diçka ndërsa ju jeni duke folur me një të rritur tjetër, ajo duhet të vijë tek ju dhe me delikatesë t’ju ‘pickojë’ krahun. Ju më pas do të ‘pickoni’ krahun e saj, që do të thotë se ju e dini që ajo ka nevojë për diçka dhe që për disa minuta do të jeni me të. Në fillim përgjigjuni sa më shpejt, kështu ajo do të shohë
suksesin e kësaj metode. Me kalimin e kohës ju mund të prisni më gjatë, vetëm jepini fëmijës një ‘pickim’ çdo 2-3 minuta për ti kujtuar që ju e mbani mend kërkesën e saj.

JEPINI NJË MESAZH TË QARTË

Pauzë, shikoni fëmijën tuaj në sy dhe thoni: ‘Do të jem me ty për 1 minutë’. Më pas kthe kokën, trupin dhe vëmendjen larg fëmijës. Mos i kërkoni shumë herë të mos ju ndërpresë. Por nëse vazhdon ta bëjë një gjë të tillë. Merreni personin me të cilin po flisni dhe vazhdoni të ecni larg fëmijës. Ktheni kokën herë pas here për të parë si po reagon por mos i flisni derisa të keni mbaruar bisedën.

LAVDËROJENI PËR SJELLJE TË MIRË

Lavdërojeni fëmijën për veprimet e mira, duke e kujtuar të përdorë fjalët ‘më fal’ sa herë ju ndërpret dhe ta bëjë këtë vetëm për një arsye të mirë.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Fri 29 Jan 2010 - 12:13

Koka e butë e bebit
Shpesh nënat shqetësohen për kokën e butë të porsalindurve të tyre. Ja çfarë duhet të dini mbi kujdesin e kokës së fëmijës.
Tek fëmija i porsalindur kockat e kokës janë të buta. Ndonjëherë gjatë lindjes koka mund të pësojë deformime të cilat rregullohen pas pak kohësh. Kockat e kafkës së fëmijës së porsalindur akoma janë të pa lidhura. Në kokë ka disa zona që janë të buta membranoze, pa kockë, që quhen fontanela. Shumica e tyre janë të mbyllura që në lindje, përveç fontanelës që ndodhet në pjesën e sipërme të kokës dhe në formë vezore.

Fontanela mbyllet midis 10 dhe 18 muajve. Nënat duhet të tregojnë kujdes sepse nuk duhet shtypur me forcë. Kjo fontanelë ndikon në zhvillimin dhe rritjen e kafkës dhe të perimetrit të kokës me anë të të cilit vlerësojmë zhvillimin e sistemit nervor qendror. Sa më e madhe koka, aq më i madh truri, aq më i madh zhvillimi psiko-motor i fëmijës. Perimetri i kokës rritet gjatë tremujorit të parë të jetës mesatarisht 2 cm në muaj.

Gjatë tremujorit të dytë rritet 1 cm në muaj dhe gjatë gjashtëmujorit të dytë rritet totalisht 3 cm. Gjatë vitit të dytë rritja është prej rreth 2.5 cm. Pra është e rëndësishme që fontanela të mos mbyllet para kohe, pasi pengon rritjen e trurit brenda saj.



ZBUTJA E KOCKËS

Në rast se fëmija ka temperaturë në shifra mesatare dhe të larta fontanela fryhet më shumë se zakonisht. Është e rëndësishme të vihet një kompresë me akull (mbështillni pak akull në një peshqir) vazhdimisht në pjesën e sipërme të kokës. Në rast se fëmija paraqet djersë të shtuar, fontanelë më të zbutur aq sa lejon futjen e gishtave, mbetje të flokëve në jastëk, atëherë kemi të bëjmë me një problem të përgjithshëm të preraketizmit i cili trajtohet me vitaminë D dhe me kalcium.



ÇFARË DUHET TË BËJMË

Nënat duhet të shfrytëzojnë verandat, ballkonet dhe parqet gjatë sezonit të verës, sepse mjekët këshillojnë rrezatimin e mirë të diellit për të gjithë fëmijët dhe veçanërisht për fëmijët me problemin e preraketizmit. Rrezatimi i mirë i diellit të mëngjesit është shumë i këshillueshëm për të vegjlit. Ai i ndihmon kockat e trupit të përthithin vitaminën D dhe kalciumin, shumë të domosdoshëm për fortësimin e tyre.

Ekspozimi i përditshëm për disa minuta i fëmijës në diell është ideal për këtë funksion. Shumë pediatër i kërkojnë nënave që ti lënë fëmijët të marrin ngjyrën çokollatë, nga dielli i mëngjesit. Por kujdes, ekspozoni vetëm këmbët dhe krahët e fëmijës, kyçet janë të rëndësishme që të marrin rrezatimin. Mbulojani kokën me një kapele dhe trupin me veshje të lehta pambuku. Koha e këshillueshme e ekspozimit është rreth orës 9 të mëngjesit. Ekspozimi duhet të fillojë gradualisht nga 5 minuta në ditë deri në 30 minuta.

Për larjen e kokës së fëmijës përdorni shampo delikate të prodhuara për lëkurën e butë të fëmijës. Nenat e reja nuk duhet të shqetësohen, pasi larja nuk e dëmton kokën e butë të fëmijës, mjafton që ju të tregoni pak kujdes.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Fri 29 Jan 2010 - 12:13

LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ
Është një gjendje që krijon stres për nënën dhe bebin. Por ka mënyra për të lehtësuar dhimbjen e bebit.
Një fëmijë me dhimbje barku mund të lodhë nervat edhe të prindit më të qetë. Ato të qara të pa ngushëllueshme që zgjasin me orë të tëra, pa një shkak të dukshëm, mund të mundojnë shumë prindër. Por, mos u trembni! Ai nuk ka asgjë shumë serioze, dhe është e sigurt që nuk do ti shkaktojë ndonjë dëm të përhershëm. Ndonëse dhimbja e barkut duket sikur nuk do të pushojë kurrë, shumë prindër vënë re që simptomat zhduken aq shpejt sa edhe fillojnë. Por ka edhe gjëra që mund të bëni për ta ndihmuar bebin tuaj.

ÇFARE ËSHTË DHIMBJA E BARKUT?

Edhe pse nuk ka një përcaktim mjekësor, dhimbja e barkut besohet se shkaktohet nga ajri që grumbullohet në stomak ose bark. Një teori tjetër gjerësisht e besueshme është se shkaktohet nga një intolerancë laktoze (sheqeri natyral i gjendur në qumësht). Zakonisht mbasditeve ose në darkë vonë fëmijët qajnë nga dhimbjet e barkut, mbledhin
gjunjët deri në kraharor dhe fytyra i skuqet nga të qarat. Barku i tij mund të fryhet pasi ka thithë shumë ajër. Përpara se të diagnostifikoni dhimbjen e barkut, është e rëndësishme të përjashtoni shkaqet e tjera të të qarit. Fëmija mund të ketë uri ose të ndihet i lodhur dhe nëse ka simptoma të tjera si temperature 37 gradë, diare ose ethe kontaktoni me mjekun tuaj. Dhimbja e barkut, zakonisht, fillon në javët e para të jetës së bebit dhe zgjat deri sa bëhet tre muajsh.



10 KËSHILLAT PËR LEHTËSIMIN E DHIMBJEVE

Pra, nuk është serioze, nuk është për fajin tuaj dhe bëhet më mire me kalimin e kohës. Por kjo nuk i bën dhimbjet e barkut më pak stresuese për nënën dhe fëmijën. Me kalimin e kohës ju do të përmirësoheni në mënyrën se si përballoni këtë gjendje dhe do të gjeni mënyra qetësuese për fëmijën tuaj. Dhe kujtoni ajo çfarë bëni sot mund të ketë efekt nesër.

1 Ushqimi!

Disa doktorë rekomandojnë të mos e lini shumë të qajë përpara se ta ushqeni, pasi kjo shkakton grumbullimin e ajrit në stomak që thithet nëpërmjet të qarit.

2 Rock ‘n’roll

Lëkundeni me delikatesë fëmijën tuaj duke e mbajtur pranë jush në mënyrë që ai të ndjejë ngrohtësinë dhe rrahjet e zemrës tuaj. Kjo lloj lëvizje mund të jetë shumë relaksuese- edhe pse mund t’ju shkaktojë lodhje të krahëve! Ndryshe, dilni për një shëtitje me fëmijën tuaj, duke ecur ose me makinë. Disa fëmijë e pëlqejnë vibrimin e motorit të makinës. E ndihmon të qetësohet.

3 Blini ilaçet

Pikat për dhimbjen e barkut gjenden në farmaci, por mos merrni pa konsultim me mjekun tuaj. Mama të tjera përdorin përbërës me bikarbonat sode, e cila mund të përdoret për fëmijë mbi katër javësh. Këto përbërës ndihmojnë të shpërbëhet laktoza e qumështit, duke e bërë më të thjeshtë tretjen. Por, çfarëdo që të përdorni, gjithmonë lexoni me kujdes udhëzuesit dhe kurrë mos i tejkaloni dozat e përcaktuara në fletën udhëzuese.

4 Masazhi magjik

Masazhi është një mënyrë e mire për të ndihmuar çlirimin e ajrit të grumbulluar në stomak. Lyeni gishtërinjtë tuaj me pak vaj ulliri dhe duke përgatitur dy majat e gishtave tregues, fërkoni lehtë stomakun në formë rrethore, sipas drejtimit të akrepave të orës. Bëjini rrathët gradualisht më të mëdhenj, dhe kur të keni arritur rrethin më të madh filloni gjithçka nga fillimi. Përsëriteni këtë proces sa herë të doni. Provojeni një orë përpara se ti fillojnë dhimbjet, por jo pasi të jetë ushqyer.



5 Barna ndihmëse

Disa nëna që ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit, mendojnë se efekti qetësues i kamomilit i konsumuar prej tyre kalon tek fëmija nëpërmjet qumështit. Prandaj ato pinë një filxhan çaj kamomili një orë përpara se të ushqejnë fëmijën. Edhe nëse nuk shëron plotësisht fëmijën, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qeta- kështu ja vlen ta provoni! Nëse jeni duke përdorur qumështin e përgatitur, ju mund të përpiqeni ti jepni disa pika kamomil të holluar në shishen e qumështit ose në një lugë çaji. Barnat janë shumë të mira për tu provuar edhe për trajtimin e simptomave të dhimbjeve të barkut.

6 Kokat lart

Osteopathia përfshin një manipulim të lehtë të shpinës, qafës ose kokës për të parë nëse janë vendosur siç duhet. Kjo është veçanërisht e dobishme për fëmijë që kanë pasur një lindje të vështirë. Një specialist me përvojë mund të stimulojë nervat të cilat stimulojnë sistemin tretës, ndihmojnë uljen e tensionit dhe ndalojnë spazmat e dhimbshme.

7 Zgjidhje të ëmbla

Kërkimet mjekësore kanë gjetur se dozat e vogla të sukrozës mund të qetësojnë bebet e vogla. Shkrini tre lugë të vogla sheqeri një filxhan me ujë të zierë dhe lëreni të ftohet. Duke përdorur një shiringë plastike derdhni 2 ml të solucionit të përftuar në qoshe të gojës së bebit. Jepini një ose dy doza për jo më gjatë se 2 javë. Nëse gjendja e tij nuk përmirësohet brenda 2 ditëve, ndërpriteni. Mos e përdorni edhe në rast se fëmijës kanë filluar t’i dalin dhëmbët, pasi sheqeri është shumë i dëmshëm për dhëmbët e reja.

8 Biberoni

Disa fëmijë duket se qetësohen nëse thithin një biberon.

9 Shhh…

Një teori është që dhimbja e barkut është shkaktuar nga mbistimulimi. Thuhet se duke i dhënë fëmijës pak kohë të qetë duke e shpërqendruar me përkëdhelje, lodra dhe drita të lehta mund ta ndihmoni të ndalojë të qarat. Ose përpiquni ta çoni fëmijën në një dhomë të qetë pa u përpjekur të luani apo të flisni me të, mjafton të krijoni një mjedis plot paqe ku mund të qëndroni së bashku.

10 Merrni ndihmë

Ju keni nevojë të merrni pak kohë dhe të relaksoheni. Kur ju mendoni se është e pa mundur të kujdeseni për të porsalindurin, ju do të habiteni me numrin e personave që do të kishin dëshirë t’ju ndihmonin. Kërkojini një mikeje të ngushtë ose një kushërire të kujdeset për fëmijën ndërsa ju relaksoheni, bëni një dush apo flini pak.

Ushqimi i fëmijës që vuan nga dhimbjet e barkut

Disa ekspertë besojnë se të ushqeni fëmijën në pozicionin ngritur mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të dhimbjeve të barkut. Në vendet në të cilat fëmijët ushqehen në pozicionin ngritur ka më pak regjistrime të dhimbjeve të barkut. Me pak praktik është e mundur që të arrini ti ushqeni fëmijët në këtë pozicion. Nëse po e ushqeni fëmijën me qumështin e gjirit, ju jeni duke i dhënë edhe ajër nëpër-mjet qumështit. Ushqimet që ju konsumoni si hudhra dhe fasulet janë të njohura për këto veti.



Nëse po e ushqeni me qumësht të përgatitur në shishe, dhe po i jepni porcione të vogla është më mirë që të përdorni shishet e vogla 125 milimetra në vend të shisheve me masë të madhe. Kjo do të evitojë që fëmija juaj të thithë shumë ajër ndërsa pi. Gjithashtu janë edhe disa lloje shishesh në shitje të prodhuara posaçërisht për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve të barkut. Provojini për të parë nëse funksionojnë për fëmijën tuaj. Nëse jeni e shqetësuar se qumështi i përgatitur për bebin tuaj nuk bën për të, flisni me mjekun tuaj por mos e ndërroni formulën pa u konsultuar më parë me specialistin.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Fri 29 Jan 2010 - 12:13

Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh
dr. Linda Spahiu

Po ju përshkruaj një tablo pastërtie, e cila, për fat të keq, do t'ju duket normale: Nëna e mirë, e edukuar dhe aftë të edukojë fëmijën me rregull dhe pastërti, e aftë ta mbrojë nga sëmundjet, mban një higjienë shembullore. Ajo shquhet për pastërti dhe nikoqirllëk. Fëmija i saj është gjithmonë i pastër, sa të vjen mirë ta përqafosh, ta puthësh dhe ta mbash në prehër. Ajo e ushqen fëmijën me gji sipas orarit. Sipas këshillës së mjekut, nuk e mban gjatë në gji dhe në kohën e duhur, kur fëmija i afrohet vitit, ia heq gjirin për ta bërë fëmijën të ushqehet në mënyrë të larmishme. Ajo nuk e tund fëmijën dhe nuk e mban hopa gjithë ditën, duke e mësuar keq. Nuk e lejon fëmijën ta fusë gishtin në gojë dhe, nëse ndodh, ia lidh gishtin me lecka të lyera me piper. Ajo e ndërron, e lan e shpëlan fëmijën menjëherë sapo ndotet. Nuk duron asnjëherë të lejojë që fëmija i saj të vijë erë. Të gjithë fëmijët e saj, qysh prej muajve të parë, i ka mbajtur për t'i mësuar refleksin e urinimit dhe jashtëqitjes. Që 8 ose 10 muajsh fëmijët e saj e tregojnë dhe nuk ndoten. Nuk urinojnë në krevat. Nuk prekin objektet me dorë nëse ato nuk janë sterile. Edhe natën e mban uturakun pranë krevatit të kontrolluar, të pastër, në vigjilencë të plotë. E vendos fëmijën në uturak, para dhe pas ushqimit, në orare dhe në rregull. Në shtëpinë e saj ka qetësi dhe rregull, lodrat e fëmijëve janë të paprishura dhe në vendin e duhur. Fëmijët e saj janë të urtë, nuk njohin të thonë "s'dua" dhe "jo". Fëmijët e saj nuk janë grindur kurrë dhe hanë çdo ushqim, duke mbaruar pjatën...

Ju përshkrova një nënë "model", që "di" të edukojë fëmijët, të rregullt dhe nikoqire. Ju duket vërtetë normale?! Në fakt ju kam përshkruar një situatë të rëndë dhe kushte të tmerrshme për rritjen e fëmijës.
Gjithçka përshkrova më lart është gabim, fjalë për fjalë. Janë studimet që vërtetuan se edukimi i hershëm duhet shoqëruar me periudhën e kundërshtimit dhe të revoltës së foshnjës dhe fëmijës, kundër vullnetit të edukuesit, për plotësimin e nevojave natyrale. Kërkesa dhe synimi i nënës për ta edukuar fëmijën të pastër shumë shpejt është një obskurantizëm i trashëguar mëse dy shekuj e këtej nga nëna te vajza e kështu me radhë. Kjo sjellje e quajtur edukative është përverse, sepse bën edukimin e njeriut si një "stërvitje" të këlyshit të kafshët.



Procesi i jashtëqitjes bashkëshoqëron pulsionet e dëshirave të pjesëve fundore të trungut të trupit. Nëse nëna quan të këqija, i përjashton, i vigjëlon si armiq nevojat, para se vetë fëmija të ketë bërë diferencën se ai është një gjë e ndarë nga jashtëqitjet e veta, groposen pulsionet e dëshirave fundore për shkak të fajësisë, me të cilën ngarkohen të dyja proceset bashkë: dëshirat dhe nevojat. Kështu që një fëmijë 10 muajsh ose një vjeç, ende pa u bërë zot i vetes tregon kur i vjen për të dalë jashtë. Prindërit që e kanë stërvitur këtë fëmijë i kanë borxh statusin e prindit, i kanë borxh dëshirës së fëmijës për të lindur pikërisht nga bashkimi i tyre seksual. Duke e stërvitur që në këtë moshë të jetë i pastër, nuk e konsiderojnë të barabartë në vlera me veten e tyre, nuk e konsiderojnë njeri. Stërvitja e unazave të jashtëqitjes në mënyrë të hershme godet aftësinë e fëmijës për t'u bërë pronar i organeve të veta, sepse ia kërkojnë këtë përpara se fijet nervore që perceptojnë nevojat e jashtëqitjes të jenë formuar plotësisht.

Është vërtetuar se edukimi i hershëm i pashoqëruar me kundërshtimin ndaj edukuesit dhe vullnetit të tij është burimi i krijimit të neurozave tek fëmijët. Urdhri i të rriturit i pengon të ndjejnë dhe të shijojnë ditë pas dite ndjesitë e trupit dhe turbullimet që ndjejnë, i pengojnë të njohin ligjet natyrale, që na bëjnë të gjithëve njerëz, fëmijë dhe të rritur, i pengojnë fëmijëve ndihmën për t'u rritur shumë të ndjeshëm në këto sfera, ndaj dhe shumë të përgjegjshëm, qytetarë seksualisht të shëndetshëm.
Ndaj është gabim i rëndë që në mënyrë të hershme fëmijëve t'u bëhen kërkesa për vetëpërmbajtjen e urinës dhe të feceve, kërkesa për "zakonet e mira "të vendosura shumë më parë se sa ata të kenë fijet nervore të pjekura në sfinktera (unazat), me anë të të cilave realizohet jashtëqitja.

Si edukohet fëmija në mënyrë të drejtë

* Kur fëmija është ende foshnje ndodh që nëna ta nuhas në të ndenjura për të parë nëse është ndotur apo jo. Këtë gjest nënat e shoqërojnë me komente dhe pasthirrma: "Uf! E paska bërë!" Ky koment i shoqëruar me bezdi, mërzi dhe egërsi, i krijon fëmijës idenë se nevojat e tij janë diçka e keqe dhe e gabuar. Në këtë rast nëna i imponon me dhunë fëmijës sistemin etik të së mirës dhe të keqes. Të së bukurës dhe të shëmtuarës. Ky vlerësim ka në bazë atë që ka provuar nëna dhe jo atë çka mund të provojë fëmija.
* Në moshën 4-5 muajshe fëmija duhet të jetë shoqëruar me fëmijë të tjerë moshatarë dhe më të mëdhenj në moshë. Sistemet e tij të komunikimit duhet të thithin sinjale dhe mesazhe në të gjitha nivelet. Në moshën 8-9 muajshe fëmija ka shumë nevojë për kontakte me njerëz të tjerë, veç prindërve. Ky zgjerim kontaktesh i pasuron gjuhën e shprehjes, të tingujve, mimikës, imitimit, zbulimeve si atmosferë e parë shoqërore me shkallë të larmishme emocionesh dhe vlerash.



* Nëse fëmija ecën, në moshën 11-12 muajsh, duhet të kalojnë të paktën tre muaj përpara se t'i propozohet (jo t'i kërkohet) të kryejë nevojat e tij. Ky edukim duhet të fillojë vetëm mbi një vjeç e gjysmë - dy, me kushtin që fëmija të ketë të njëjtën liri në të ushqyer, sipas dëshirës së tij në sasi, kohë dhe zgjedhje.

* Rreth moshës 20 muajshe, e quajtur moshë e fjalës, fëmijës i duhet thënë gjithçka me fjalë, i duhet thënë emri i çdo gjëje që atij i intereson, i duhet emërtuar çdo objekt i shtëpisë, si quhet dhe përse shërben.

* Gjithmonë duhet kërkuar pastërti në jashtëqitje vetëm te fëmijët që kanë arritur të ecin lirisht, të vrapojnë, të kacavirren. Vetëm pasi fëmija të ketë mësuar veprimet agresive: të gjuaj topin fortë, të përpunojë objekte me duar të shkathëta, të jetë pronar i lëvizjeve hip dhe zbrit, të paktën pesë shkallë, të bëjë sforcime, të luajë me trupin e tij, të mësojë të përdorë thikën dhe gërshërën, të ngrejë pesha "të rënda".

* Për një fëmijë që ende ecën këmba dorës (fëmijët gjithmonë duhen stimuluar para se të ecin në këmbë që të zvarriten) dhe një fëmijë që nuk është ende në gjendje që të ushqehet vetë, edukimi i jashtëqitjes duhet të jetë i ndaluar.

* Para periudhës së kopshtit, në ambientin e të cilit fëmijët që nuk tregojnë nevojat mund të ndjehen keq, duhet të vendosen në "miqësi" shoqërie me tre-katër fëmijë të tjerë moshatarë. Në këtë shoqëri fëmijët janë alegro, me besim, të dashur nga prindërit edhe kur janë të ndotur. Inteligjenca e tyre spontane në lojë e bën të hyjë në garë me fëmijët e tjerë më të shkathët se ai. Duke qenë i lirë ta bëjë këtë garë, ndërkohë që luan, i pastresuar nga konkurrimi, këngëzat dhe vjershëzat, përrallëzat dhe përkëdhelitë i pasurojnë të foluren dhe fjalorin.

* Nga 18 muaj deri në 3 vjeç, pa pasur një preokupim të parakohshëm, i fëmijëve u mësohet fjalori. Ky fjalor duhet të shoqërojë iniciativat e lëvizjes dhe të lojës me shkëmbime me të rriturit dhe fëmijët në grup. Është lumturi e madhe për fëmijët identifikimi me fëmijët e vegjël.


* Rreth moshës dy vjeç fëmija njeh seksin e tij, falë mënyrës se si flasin për të, nëse është femër apo mashkull. Por ai nuk kupton domethënien e këtyre shprehjeve deri në ditën kur, duke vërejtur vetë diferencat seksuale konfirmon fjalët e të rriturve, të shprehura me terma të saktë anatomik dhe të shpjeguar se çfarë kuptimi kanë në jetën e rritur të burrit dhe të gruas.



* Kur fëmija të ketë mbërritur 3 vjeç, prindërit duhet t'i kenë treguar atij emrat e të gjitha pjesëve të trupit, sipas fjalorit, gjë që prindërit, një pjesë, nuk e bëjnë. Ndodh që fëmijët 5-vjetarë nuk njohin emrin e veçantë të gishtit dhe të thoit, ngatërrojnë qepallën me qerpikun, sytë me vetullën, gojën me buzët, ngjyrën e syve dhe të flokëve, emrin e organit të seksit të tij. Përfytyroni një fëmijë mashkull, të cilit, i është treguar emri "zogu", për të emërtuar organin e tij seksual. Pastaj vijnë edhe zogjtë në pemë dhe në dritare. Çfarë telashi!

* Pasi fëmija ka arritur të flasë, të zotërojë trupin, të luajë për kënaqësi pa u bërë me faj për sjelljet e tij, fillon të dëshirojë të identifikohet me sjelljet e të rriturve. Vjen momenti, kur fëmija fillon të interesohet për jashtëqitjet e të rriturve. Atëherë i shpjegohet gjithçka. Por është shumë e rëndësishme që të mos detyrohet edhe ai ta bëjë. Fëmija ka kënaqësinë ta dominojë sjelljen e tij për jashtëqitjen thjesht sepse "do edhe ai të jetë i madh". Ndjehet krenar kur ia arrin. Ngushëllohet nëse dështon. Lumturohet kur hiqet pampersi. Femrat ia arrijnë më shpejt, meshkujt më vonë. Është e rëndësishme t'u shpjegohet me fjalë fëmijëve se urina dhe nevoja janë të ndryshme. Gjithashtu fëmijëve meshkuj duhet t'u kërkohet ta bëjnë jashtëqitjen ulur, por urinimin në këmbë.



* Deri në moshën dy vjeç fëmijët nuk dinë të bëjnë dy gjëra njëkohësisht. Nëse gjatë jashtëqitjes vërejnë një lodër që iu intereson, e lënë "punën" e parë , merren me të dytën. Ndaj nuk duhen qortuar kurrë.

* Ndodh që fëmijët, të cilët gabimisht janë edukuar shpejt për jashtëqitjet, në fillim të kopshtit ose në klasën e parë t'u shpëtojë pa dashur në klasë. Kjo ndodh sepse, fillimisht është edukuar për t'i bërë qejfin nënës. Por është dhunuar dhe brenda tij ka kundërshti. Kjo kundërshti si një reaksion, edhe i pandërgjegjshëm, do ta bëjë të refuzojë të drejtën për liri. Por liria ka ankth, rebelimi paguhet. Ai e humb kontrollin. Trauma e fëmijës është e madhe nëse në këtë incident tallet, fyhet, dënohet publikisht. Në këtë mënyrë është dënuar njeriu i lirë i rebeluar, është deziluzionuar nga vetvetja. Dënimi fatal shmanget duke i thënë fjalët shpjeguese. I njëjti mekanizëm ndodh edhe në rikthimin e urinimit natën, për të cilin prindërit duhet të "ç'interesohen" për të mjekuar fëmijën. Nënat që kërkojnë edukimin e jashtëqitjes në emër të pastërtisë moraliste duhet të përpiqen të shmangin shtresëzimet e arsyeve të vërteta për këtë qëndrim. Ndoshta një nënë e martuar me një baba mohues dhe moralist, d.m.th pa dinjitet, të ndërgjegjësuar për erotizmin e tij seksual, është e lumtur të kompensojë mohimin dhe mangësinë femërore me fetishizimin e trupit të fëmijës që ia ka dhënë zoti. Kështu, nga ana e saj, ajo kënaqet duke quajtur gjë të mirë dhe edukuese kufizimin e të provuarit natyral të fëmijës të kënaqësive të tij të nevojës, si një terren harmonik për diferencimin e dëshirave.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Tonii prej Thu 6 May 2010 - 22:09

ju keshilloj te perdorni cajin e trendafilit te eger
caji i trendafilit te eger permban nje perqindje mjaft te konsiderueshme te vitamines c madje shum her edhe se sa limoni
mjaftojn 2 goda caji ne dit , trendafili i eger esht antioksidant lufton infeksionet , mund t5a perdorni ne dhe ne stinen e veres duke e ftohur ne frigorifer dhe e pini te ftoht 2 apo 3 goda ne dit

Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime: 5839
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keshilla Shendetsore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:07

Çka duhet të dinë femrat për osteoporozë

Osteoporoza është
sëmundje e eshtrave e cila karakterizohet me rrezik për fraktura, sidomos te
femrat në menopauzë. Fatmirësisht, mund të merren hapa përkatës me qëllim që të
zvogëlohet rreziku i paraqitjes së osteoporozës dhe të parandalohen frakturat
serioze të cilat janë pasojë e kësaj sëmundjeje.




Për mjekimin e osteoporozës ekzistojnë barna të cilët mund të ndihmojnë që
eshtrat e juaja të bëhen më të fortë dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet rreziku
për fraktura.
Çdo e dyta femër dhe çdo i pesti mashkull është i rrezikuar që të përjetojë
një frakturë që mund të jetë pasojë e osteoporozës. Lëndimet e vogla, të cilat
te personat e shëndoshë nuk shkaktojnë thyerje, te personat me osteoporozë mund
të shkaktojnë thyerjen e legenit, unazave të kurrizit ose parakrahut.
Në menopauzë, vezoret nuk prodhojnë më estrogjenin i cili i mbron eshtrat.
Nga ky moment fillon procesi i humbjes së masës eshtërore te femrat.


Diagnostikimi
Osteoporoza diagnostikohet me “fotografimin” (matjen e dendësisë) së eshtrave
të shtyllës kurrizore dhe legenit me osteodenzitometër (DEXA). Është me rëndësi
të dihet se gjatë këtij fotografimi nuk ka rrezatim dhe se zgjat vetëm disa
minuta.
Disa karakteristika për osteoporozën:
- Mosha nuk është i vetmi faktor i rrezikut për osteoporozë
- Mënyra e
jetesës, sëmundjet tjera dhe përdorimi i disa barnave, mund të shkaktojë
paraqitjen e kësaj sëmundjeje
- Matja e thjeshtë e dendësisë së eshtrave me
anë të osteodenzitometërit mund t’u ofrojë informata për fortësinë e eshtrave
tuaja
- Ekzistojnë barna të cilat mund ta risin dendësinë minerale të
eshtrave dhe ta zvogëlojnë rrezikun nga frakturat



Mjekimi
Osteoporoza mjekohet me bisfosfonate, barna johormonale të cilat veprojnë
duke penguar resorbimin e ashtit. Ata bëjnë rritjen e dendësisë së eshtrave dhe
zvogëlojnë rrezikun për frakturë.

Mjekimi i osteoporozës përfshin:
- Bisfosfonat (çdo ditë, javë ose muaj)
- Vitamina D (çdo ditë)
-
Kalciumi (çdo ditë)
- Ushtrimet (ecja, vallëzimi, ecja e shpejtë)


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:07

Bronkopneumonia, si mund të mbrohesh?

Çdo infeksion viral
stimulon zhvillimin e një infeksion bakterial, që normalisht është
bronkopneumonia aspo siç e quan populli, i ftohur. Disa nga shenjat e virozës
janë temperatura e lartë 38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë.
Ndërsa shenjat e komplikacioneve pneumonare janë atëherë kur fillojnë të dalin
shenjat respiratore në pah, kur temperatura nuk është më aq e lartë por fillon
vështirësia në frymëmarrje, sekrecionet dhe kollë e fortë.



Bronkopneumonia është një sëmundje tepër e përhapur dhe që shkaktohet nga
disa shkaqe të ndryshme. Megjithatë, një prej faktorëve kryesor që ndikon në
zhvillimin e kësaj sëmundje janë luhatjet e temperaturave. Kategoria më e
rrezikuar nga kjo sëmundje janë fëmijët.
Megjithatë, nuk janë më pak të rrezikuara moshat e treta dhe të sëmurët me
probleme të tjera kronike. Shenjat kryesore të sëmundjes së bronkopneumonisë
janë temperaturat e larta që shkojnë deri në 38 gradë, si dhe rrjedhjet e
sekrecioneve nga hunda. Bronkopneumonia mund të kthehet edhe në laringjit dhe në
të tilla raste, karakterizohet nga një kollë e thatë dhe e fortë gjatë natës.


Në këto raste frymëmarrja bëhet e rëndë, e sipërfaqshme dhe më e
shpeshtë, duke ngarkuar me intensitet edhe muskujt e kraharorit. Për këtë arsye
pacientët e prekur nga bronkopneumonia ankohen nga dhimbja e kraharorit dhe
shpatullave.



Anomalia e shkëmbimit të gazrave, pakësimi i oksigjenit në gjak, si dhe shtimi i
gazit karbonik, krijon në fytyrën e të sëmurëve ngjyrën mavi, e cila vihet re
sidomos në pjesën e buzëve. Këta të sëmurë janë gjithnjë të lodhur, në gjendje
plogështie, si dhe dhimbje të kokës.
Megjithatë nuk mungojnë edhe rastet kur këta të sëmurë shfaqin edhe
shqetësime të tipit, turbullim i vetëdijes. Në lidhje me kollën, këshillohet
bërja e avullit dhe mjekim i shpejtë që në çastin e diagnostikimit të sëmundjes.
Në rastet kur imuniteti i organizmit të të sëmurit nuk është i mirë, kalohet në
komplikimet e gripit.

Komplikimet në të cilat kalohet janë bronkitet
akute, bronkopnemumonia dhe më vonë vazhdojnë të shfaqen probleme të tjera, si
për shembull: infeksione urinare, apo infeksione të veshit. Infeksionet
pulmonare shkojnë deri në bronkite dhe bronkopneumoni.

Bronkopneumonitë
ndodhin si shkak i humbjes së elasticitetit të muskujve të muskujve të bronkeve.
Këto të fundit mund të mbyllen për shkak të moshës dhe mbylljes së bronkeve, gjë
e cila favorizon infeksionin. Komplikimet më të shpeshta të bronkopneumonisë
shfaqen kryesisht te moshat e treta dhe te fëmijët. Rekomandimet në këto raste
janë, dhënia e vaksinës së gripit tek fëmijët e vegjël deri pa mbushur akoma tre
vjeç, si dhe të moshuarit.

Gjithashtu, vaksinimi është i rekomandueshëm
edhe për personat që nuk janë në moshë të vjetër, por që mund të kenë probleme
kardiake, apo sëmundje kronike. Kontakti i menjëhershëm me mjekun duhet të bëhet
në rastet kur temperatura nuk ulet nën 38 gradë, kur i sëmuri fillon të ketë
kollë të fortë, kur ka dhimbje të forta të gjoksit dhe vështirësi në
frymëmarrje.
Pasi i sëmuri ka kryer vizitën te mjeku specialist duhet të fillojë trajtimin
me antibiotikë. Këshilla kryesore e mjekëve specialistë për të sëmurët me
bronkopneumoni është konsumimi i lëngjeve, i ushqimeve me proteina si për
shembull supa, mishi, veza, si dhe mjalti në rastet kur kombinohet me lëngun e
limonit.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:07

“Gjurmët” e skizofrenisë

Skizofrenia është një formë e
përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që
shumë prej nesh e quajmë 'çmenduri'.



Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur nocionin
“skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të
thotë “shpirt i ndarë”. Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me
këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë,
perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarë,
idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta).


Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata
nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet
dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarë, idetë dhe
vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta). Përveç këtyre
simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund
t’u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre.
Shumica e psikiatërve
i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike.

Ide alternative
për skizofreninë janë dhe reaksionet natyrale dhe logjike për shkak të ndonjë
shqetësimi të madh. Shumë njerëz preferojnë ta shikojnë skizofreninë në mënyrë
të përgjithshme, megjithatë një person është skizofren kur ka të paktën këto
simptoma, sipas manualit të diagnostikimit:




A. Simptomat karakteristike

Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një
pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me pak) janë të mjaftueshme për te
përcaktuar pacientin si skizofren:
1. Deluzione
2. Halucinacione
3.
Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
4. Sjellje katatone ose
ç’rregullsi e theksuar në sjellje
5. Simptoma negative - humbje e
funksioneve normale, si p.sh.: mungesë iniciative, mungesë dëshire, varfërim
(ose bllokim i plotë) fjalimi etj.



B. Çrregullimi në jetën
sociale/profesionale


Çrregullim, i tillë që rënia në prodhimtari të jetë e dukshme
nga çka qenë para shfaqjes fillestare te simptomave, në një ose më tepër fusha
të funksionimit si p.sh. puna, marrëdhëniet ndërpersonale, kujdesi për vetën…
etj., gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjes së sëmundjes ose
simptomave skizofrenike



C. Kohëzgjatja

Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur
gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të paktën një
muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund
të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e
shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme).
Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë
çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i
ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa
prej simptomave pozitive dhe negative.



Simptomat pozitive përfshijnë:
*
mendime të çrregulluara
* halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve

* deluzionet
* iluzionet



Simptomat negative përfshijnë:
*
kur ndihen të painteresuar dhe emocionalisht të zbrazët
* pamundësi për t’u
përqendruar
* dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
* nevojë për
t’u ndier të mbrojtur




Shumë persona që vuajnë nga skizofrenia, janë të shkëputur nga jeta shoqërore. I
ashtuquajturi “izolimi social” shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave
të para skizofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund të jetë një nga
shenjat e para se diçka nuk shkon mirë. Izolimi social nuk është vetëm një
simptomë, por edhe një strategji e përdorur nga pacientët për t'u bërë ballë
simptomave. Izolimi te shumë pacientë shoqërohet me pavendosmëri, pasiguri dhe
humbje e dëshirës. Këta persona lënë mënjanë punën dhe qëllimet personale dhe
janë të paaftë të funksionojnë në mënyrë të pavarur. Varfërimi i procesit mendor
ndryshe mund të shfaqet edhe si varfërim i procesit të të folurit. Këta pacientë
thjesht nuk kanë për çfarë të flasin apo nuk dinë se çka të flasin. Shpeshherë
ndodh që këta pacientë të hidhen nga një mendim në tjetrin pa arritur të
përfundojnë mendimin e nisur, gjë që quhet “bllokim mendimi”.

Pacientët
skizofrenikë mund të shfaqin forma të ndryshme të pazakonta të sjelljeve fizike
apo motorike. Për sa u përket teorive shpjeguese, teoria më ndikuese deri më
tani për shkaqet e skizofrenisë është “hipoteza e dopaminës” që fokusohet mbi
funksionin e këtij neurotransmetuesi në pjesën limbike të trurit. Dopamina
përcjell porositë në mes qelizave të trurit. Mosshkarkimi i këtij
neurotransmetuesi në sasinë e duhur në tru mund të jetë një nga shkaqet
kryesore. Medikamentet që përdoren për kurimin e skizofrenisë kanë si funksion
të stimulojnë çlirimin (“prodhimin”) e dopaminës dhe kalimin e saj nga njëri
neuron në tjetrin. Këto medikamente quhen medikamente antipsikotike.


Hulumtuesit që kanë shikuar apo kërkuar posaçërisht për ’gjenin
skizofrenik’, nuk kanë gjetur asnjë. Megjithatë, është thënë që disa gjene të
veçanta mund t’i bëjnë disa njerëz më të pambrojtur nga simptomat, mirëpo kjo
s’do të thotë që këto gjene të zhvillohen (të aktivizohen). Zhvillimi fizik i
njerëzve, edukimi në moshën e re dhe ambienti ku ata rriten, luajnë rol të
njëjtë, sikurse edhe faktorët psikologjikë.

Studimet dhe shpjegimet
personale sugjerojnë që ndodhitë stresuese mund ta shkaktojnë skizofreninë,
p.sh. nëse e humbni dikën të afërt apo tendosja kur duhet ta ndërroni punën.
Presionet e tjera të vazhdueshme, si varfëria, banimi në vend të përkohshëm dhe
ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund të kontribuojnë në problem. Bazuar
në një studim, më shumë se gjysma e njerëzve që dëgjojnë zëra negativë, thonë që
shkaktar i problemit është dhunimi fizik apo seksual.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:07

Shkaqet për krijimin e infeksioneve në vesh

Shkaktarët e
përhapjes së këtyre problemeve janë virozat e stinës. Është mëse e zakonshme që
pezmatimi i veshit të nisë me ftohje, sepse virusi i ftohjes ia bën të vështirë
surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve. Nëse bakteret shumohen,
krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm. Infeksionet janë më të
zakonshme gjatë muajve të ftohtë të vitit.


Pezmatimet e veshit mund të ndahen në nëngrupe të shumta, ku më të zakonshmet
janë pezmatimi i menjëhershëm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit.
Me pezmatim të menjëhershëm të veshit kihet parasysh një malcim i qelbëzuar
në veshin e mesëm, i cili nis papritur, zgjat pak kohë dhe mund të vërtetohet
gjatë një vizite të thjeshtë të mjekut. Në rastin e rrufës së veshit, lëngu në
veshin e mesëm nuk është i qelbëzuar.
Dhembjet e veshëve paraqiten me nxehjen, skuqjen dhe irritimin e pjesëve të
brendshme e të jashtme të veshit. I sëmuri ka dhembje të forta, që shtrihen deri
në faring. Në vesh ka zhurma dhe fërshëllima, të cilat shkaktohen nga gjendje
reumatizmale, nga të ftohtët, plagë të ndryshme, rrufa.
Edhe sëmundje të ndryshme çojnë në shfaqjen e dhembjeve në vesh. Sipas
mjekëve, edhe fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç janë të prirur për të vuajtur
nga dhembjet e veshit.




Pezmatimi i veshit
Pezmatimi i veshit është më i zakonshëm në disa familje dhe është kështu
pjesërisht një sëmundje e trashëgueshme. Është e vështirë të dihet se çfarë
është me saktësi ajo që trashëgohet. Mund të jetë një funksionim jo aq i mirë i
veshit të mesëm dhe i borisë së veshit, ose ka të bëjë me atë se si funksionon
sistemi imunitar.
Alergjitë nuk kanë treguar deri sot të jenë ndonjë shkaktar ndihmues i
pezmatimit të veshit. Vetë pezmatimi i veshit nuk ngjitet, por viruset e ftohjes
apo bakteret me të cilat është infektuar njeriu janë ngjitës. Ai të cilit u
ngjiten këto ia del shpesh mbanë me një ftohje të zakonshme, por ndonjëherë
ftohja zhvillohet në një pezmatim veshi edhe te ky. Prandaj mund të duket sikur
vetë pezmatimi i veshit është ngjitur.
Rreth moshës trevjeçare, gjysma e të gjithë fëmijëve kanë pasur ndonjëherë të
paktën një pezmatim veshi. Më i zakonshëm është midis moshës 6 deri njëmbëdhjetë
muajsh. Përpara se të fillojnë shkollën janë tre në katër fëmijë ata që
ndonjëherë kanë pasur pezmatim veshi.

Sëmundjet e veshit
Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë
pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vesh, furunkula në kanalin e
jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, otiti i jashtëm dhe ai i huaj,
sëmundja e minierit dhe shurdhimi.
Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të
japë një dhembje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe
ulje të dëgjimit ose shurdhim të menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së
kanalit.
Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke
përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 grade.

Kurse furunkulat ose abceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë
dhembje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve të
ndryshme, që më shpesh ndodh prej traumave të vogla, që provokojnë kruarjen e
veshit.
Otiti i jashtëm është infektimi prej mikrobeve të ndryshme të kanalit të
jashtëm të veshit, i cili mund të përhapet në llapën e veshit, më shpesh është
pasojë e gërvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit të krijuar në vesh. Ai
shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, enjtje që mbyll
kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjendrat limfatike të nofullës ose
prapa veshit.
Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të
huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të
presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë
zbritjeve të shpejta të aeroplanit.
Sëmundja e minierit është një sëmundje e labirintit, që karakterizohet me
kriza të menjëhershme, marrje mendsh me zhurmë në vesh, me çregullime të
qarkullimit të gjakut, zbehje, djersë të ftohta, të përziera. Kriza është shumë
e mundimshme për të sëmurin. Shpesh ai është në gjendje ankthi, mund të
shoqërohet me të fikët


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:07

Ftohja e zakonshme dhe gripi

Ftohja e zakonshme dhe gripi janë
gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe
simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi
mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e
rënda. Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si
simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi
në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme.



Te ftohja, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore.
Ndërsa te gripi, ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe
simptomat tjera të përgjithshme, janë dominuese.

Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes
Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshëm, të cilët e ndryshojnë formën e tyre
gjatë shumimit. Ftohja e zakonshme mund të transmetohet me anë të teshtitjes apo
kollitjes, kur spërklat nga personi i sëmurë pranohen dhe thithen nga personi i
shëndoshë.

Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në
fyt:

- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
- pastaj fillon
rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj
tharjen e sekretit në hundë
- edhe fyti prodhon sekret, me ç’rast pengon
frymëmarrjen
- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
-
teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të
cilat ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes




Po ashtu mund të paraqiten edhe simptoma të përgjithshme të
lehta:

- kokëdhimbje e lehët apo e rëndë
- ethe dhe temperaturë
-
shtangim i lehtë dhe dhimbje në qafë

Shkaktarët, simptomat dhe komplikimet e gripit
Edhe gripi, ngjashëm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse të cilët
ndryshojnë shumë shpejtë, mirëpo zakonisht, çdo vit ekziston një virus kryesor,
i cili përhapet në gjithë botën. Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të
spërklave të cilat mund të barten me ajër, ose mund ta kontaminojnë ushqimin.
Simptomat fillojë nga një deri në katër ditë pasi virusi futet në organizëm.


Gripi zakonisht fillon si mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë,
nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fillojnë të përkeqësohen duke
shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm.

Sa i përket simptomave të fytit janë të ngjashme, ose më të lehta
sesa te ftohja e zakonshme:

- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
- pastaj fillon
rrjedhja e sekretit nga hunda
- edhe fyti prodhon sekret
- paraqitet
ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
- teshtitja dhe kollitja janë simptoma
të rëndësishme po ashtu

Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e
përgjithshme:

- zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma
kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme
- pavarësisht
temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta
- paraqitet mundimi në
stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë
- zakonisht
ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit
- kokëdhimbja është e pranishme

- dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes
- dhimbje në të gjithë
trupin, sidomos në muskuj dhe nyje
- dhimbje dhe shtangim të lehtë në qafë

- sytë mund të skuqen dhe irritohen
- po ashtu edhe lëkura mund të
skuqet



Si të dallosh që dikush ka ftohje të zakonshme apo simptoma të
gripit

Kur një person, ose sidomos një fëmijë, sëmuret nga ftohja e zakonshme ose ka
simptoma të ngjashme me gripin, është me rëndësi të matet temperatura, të
shikohet prania e sekretit në hundë ose fyt, teshtitja ose kollitja, të shikohet
shtangimi i qafës dhe të kontrollohet i gjithë trupi për të gjetur ndonjë njollë
të kuqe. Këto kontrollime duhet të bëhen disa herë brenda 24 orësh me qëllim që
të dallohet nëse një sëmundje është thjeshtë një ftohje apo një grip, në raport
me ekzistimin një sëmundjeje më të rëndë, siç është meningjiti.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:07

Çokollata e zezë e shijshme dhe e shëndetshme


Shkencëtarët
nga Universiteti i Milanit kanë sjellë edhe një lajm të mirë për ata që
pëlqejnë çokollatat – konsumimi i rregullt i saj ndihmon shëndetin në
shumë drejtime.



Efektin më të mirë në fakt e ka çokollata e zezë me një përqindje të
lartë të kakaos në përbërje, e cila është e pasur me polifenole dhe
epikatekinë, kjo e fundit një lloj antioksiduesi me efekte pozitive në
sistemin kardiovaskular.

Hulumtimi i fundit ka treguar se konsumimi i përditshëm i çokollatës së
zezë, e cila përmban 860 mg polifenole dhe 58 mg epikatekinë, çon në
reduktime të dukshme (deri në 20%) të ADN-së së dëmtuar në qelizat e
sistemit imun, edhe atë pas vetëm dy orësh pas konsumimit.

Duke marrë parasysh se dëmtimet e këtyre qelizave të sistemit imun mund
të çojnë në krijimin e shtesave në arterie, duket se ndryshe nga ajo që
është menduar çokollata vepron krejtësisht pozitivisht: duke mbrojtur
ADN-në nga dëmtimet oksiduese, ajo pengon ndryshimet ateroskelerotike,
rritjen e presionit të gjakut dhe me këtë edhe paraqitjen e sëmundjeve
të lidhura me ta.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:08

Kontrolloni sheqerin para se të vozitni


Për të zvogëluar rrezikun nga aksidentet e trafikut,
vozitësve të automjeteve të cilët vuajnë nga diabeti, ekspertët iu
rekomandojnë që të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak para se të
fillojnë vozitjen.



[/b]
Sipas këshillimit të publikuar në revistën Diabetes Journal, ekspertët
iu rekomandojnë diabetikëve që kur të fillojnë udhëtime të gjata të
pushojnë më shpesh, dhe pranë vetes të mbajnë tableta të dekstrozës ose
një shishe të mbushur me lëng të ëmbël të gazuar, në rast se vërejnë
simptomat e hipoglikemisë (rënies së nivelit të sheqerit në gjak).

Në rast se hetojnë shenjat e para të hipoglikemisë, diabetikët domosdo
duhet të ndërpresin vozitjen, të ngritin nivelin e sheqerit dhe ta
kontrollojnë atë, dhe vetëm atëherë mund të vazhdojnë.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:08

Tharmet kundër-alergjike


Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit janë pranë
prodhimit të një bari potencial kundër alergjive sezonale, ndërsa këtë
radhë nuk bëhet fjalë për ndonjë substancë specifike kimike, por për
tharmet.



Marrja ditore e 500 miligramëve të tharmit të modifikuar Saccharomyces
cerevisiae, në periudhë 12 javore, ka shkurtuar kohëzgjatjen e
simptomave të alergjive sezonale për 12 ditë.

Duke qenë se riniti alergjik (përfshirja e mukozës së hundës nga
reaksioni alergjik) paraqitet te ¼ e njerëzve në vendet e zhvilluara,
veprimi i efektshëm i materieve tërësisht natyrale dhe të padëmshme mbi
sistemin imunitar, është përshëndetur nga shumica e shkencëtarëve,
ndërsa njëherit është duke u provuar të prodhohen edhe produkte
komerciale.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:08

Rëndësia e vitaminës D në pleqëri


Një studim i ri, në të cilin kanë marrë pjesë 318
persona të moshuar me moshë mesatare 73-vjeç, tregon lidhshmërinë e
vitaminës D me rrezikun shtuar për demencë dhe goditje në tru.



Duke analizuar statusin e vitaminës D, është vërejtur se te rastet kur
niveli i kësaj vitamine ishte më i ulët se ai optimal, prirja për
demencë dhe goditje në tru ishte më e madhe.

Autorët e studimit të publikuar në revistë Neurology, besojnë se
vitamina D ka efekt mbrojtës në sistemin vaskular, dhe për këtë arsye
ata u rekomandojnë të moshuarve që të marrin shtesa të kësaj vitamine.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:08

Gji-dhënia ul rrezikun nga diabeti


Hulumtimet e shkencëtarëve amerikanë të publikuara në
revistën Diabetes kanë treguar se gratë të cilat kanë dhënë gji kanë më
pak gjasa për t’u prekur nga sindroma metabolike, gjendje e cila i
paraprin diabetit.



Studiuesit nga kompania Kaiser Permanente kanë bërë të ditur se koha sa
më e gjatë e dhënies gji ka pasur efekt më të rritur pozitiv.

Sindroma metabolike është pasojë e disa faktorëve të rrezikut që lidhen
me diabetin dhe sëmundjet e zemrës, ndërsa përfshin tensionin e rritur
të gjakut, rezistencën në insulinë dhe shtresat yndyrore në zonën e
abdomenit.

Studimi i ri ku kanë marrë pjesë 704 persona të cilët janë përcjellë
për 20 vite, ka treguar se dhënia gji për më shumë se nëntë muaj ul
rrezikun për sindromë metabolike për 56%


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:08

Qumështi ul proceset inflamatore


Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Tennessee ka
nxjerrë një lajm shumë të rëndësishëm – produktet e qumështit ulin
proceset e ndezjes dhe stresin oksidues te personat e mbipeshë.



Gjatë 28 ditëve të konsumimit të përditshëm të produkteve të qumështit
ka ardhur deri te zvogëlimi 20% i një markezi të stresit oksidativ si
dhe 15% të një markezi të ndezjes.

Andaj, nëse bëhet fjalë për produktet joyndyrore të qumështit, është
mirë që ushqimi i përditshëm të pasurohet gjithmonë me to, jo vetëm për
në funksion të shëndetit të përgjithshëm, por edhe të rregullimit të
peshës së trupit.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:09

Lëvorja e pishës e mirë për shëndetin e syve


Ekstrakti nga lëvorja e pishës është treguar një ilaç i
shkëlqyeshëm në luftën kundër retinopatisë diabetike, respektivisht
përkeqësimit të shikimit si pasojë e sheqerit të lartë në gjak.




Hulumtuesit italian të Universitetit G D’Annunzio kanë eksperimentuar
personat që vuajnë nga diabeti të cilët kanë retinopati fillestare,
ndërsa pas konsumimit dymujor të ekstrakteve të lëvores së pishës,
është vërejtur përmirësim i shikimit.

Mprehtësia e shikimit te retinopatia humbet për shkak të kapilarëve të
dëmtuar dhe çrregullimit të qarkullimit të gjakut në enët e vogla të
syrit dhe si pasojë e rrjedhjes së gjakut në retinë.

Nëse përdoret shumë herët, në fazën fillestare të retinopatisë,
ekstrakti i lëvores së pishës mund të jetë shumë ndihmues në eliminimin
e efekteve të padëshiruara, respektivisht përmirëson qarkullimin dhe ul
ënjtjen.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:09

Fëstëku ka veti antikancerogjene


Ushqimi i cili ka të përfshirë një dozë ditore të
fëstëkut mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për prekje nga karcinoma
e mushkërive.



Personat e studiuar janë ndarë në dy grupe, njëri prej të cilit ka
konsumuar rreth 68 gram fëstëkë në ditë, derisa grupi tjetër ka
shërbyer vetëm si grup kontrollues.

Rezultati ka treguar se personat të cilat kanë konsumuar fëstëk, kanë
një rritje të dukshme të gama-tokoferolit, një formë e vitaminës E, prë
të cilën besohet ne ul rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive, por
edhe të formave tjera të kancerit, si ai i prostatës.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:09

Liri kundër osteoporozës


Përveç për zemër dhe enë të gjakut liri respektivisht
vaji i lirit është i mirë edhe për eshtrat, bëjnë të ditur studimet e
reja të shkencëtarëve egjiptian.



Shkencëtarët nga Universiteti i Kajros kanë zhvilluar hulumtime në
kafshë duke vërejtur ndikimin e vajit të lirit në dinamikën e markerëve
që tregojnë ndërtimin-zbërthimin e eshtrave, respektivisht të
dendësimit të eshtrave.

Grupi i studiuar ka qenë në gjendje identike me diabetin ose
post-menopauzën sa i takon osteoporozës. Është vërejtur se dobësimi i
eshtrave ka qenë i intensifikuar në grupin e diabetit, ndërsa dukshëm
është zvogëluar në të dyja grupet me përdorimin e vajit të lirit të
pasur me acidet yndyrore të pangopura omega-3.

Duke marrë parasysh numrin gjithnjë e më të madh të diabetikëve, pastaj
rreziqet tjera të cilat me vete sjellin edhe osteoporozën, kjo formë e
parandalimit sigurisht se duhet të merret parasysh. Shkencëtarët
premtojnë studime të mëtejme.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:09

Magnezi rregullon nivelin e yndyrës në gjak



Studimet në të cilat kanë marrë pjesë 16 meshkuj të
shëndoshë kanë sjellë lajme të reja sa i takon konsumimit të magnezit
në formë të suplementëve.


Të eksperimentuarit kanë konsumuar 30 gram yndyrëra me ose pa 500 mg
magnez. Atyre u janë marrë mostrat e gjakut para dhe një orë pas
konsumimit të tyre.

Rezultatet kanë treguar se magnezi ka ulur nivelin e triglicerideve në
gjak, që i ka bërë studiuesit të arrijnë në përfundim se tabletat me
magnez mund të inhibojnë absorbimin e yndyrave dhe të përmirësojnë
gjendjen e lipideve te personat e shëndoshë.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:09

Magnezi rregullon nivelin e yndyrës në gjak



Studimet në të cilat kanë marrë pjesë 16 meshkuj të
shëndoshë kanë sjellë lajme të reja sa i takon konsumimit të magnezit
në formë të suplementëve.


Të eksperimentuarit kanë konsumuar 30 gram yndyrëra me ose pa 500 mg
magnez. Atyre u janë marrë mostrat e gjakut para dhe një orë pas
konsumimit të tyre.

Rezultatet kanë treguar se magnezi ka ulur nivelin e triglicerideve në
gjak, që i ka bërë studiuesit të arrijnë në përfundim se tabletat me
magnez mund të inhibojnë absorbimin e yndyrave dhe të përmirësojnë
gjendjen e lipideve te personat e shëndoshë.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:09

Testosteroni nuk nxit agresivitet


Hormoni mashkullor-testosteroni nuk nxit agresivitet,
tregojnë rezultatet e një hulumtimi në lidhje me sjelljen. Dhe në këtë
mënyrë rrëzojnë botëkuptimet e deritanishme, të cilat fajësonin këtë
hormon për nxitjen e sjelljes agresive dhe të dhunshme.



Shkencëtarët nga Universiteti i Cyrihut kanë përcjellë sjelljen e 120
grave, një pjesë të të cilave u është dhënë 0.5 miligramë testosteron,
ndërsa grupi tjetër ka marrë placebo (hormon të rrejshëm).

Të dhënat e botuara në revistën [i]Nature
kanë treguar se
femrat të cilat kishin marrë testosteron, janë treguar më të hareshme
dhe më të drejta, sesa ato që kanë marrë placebo.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:09

Çokollata e zezë e shijshme dhe e shëndetshme



Efektin më të mirë në fakt e ka çokollata e zezë me një përqindje të
lartë të kakaos në përbërje, e cila është e pasur me polifenole dhe
epikatekinë, kjo e fundit një lloj antioksiduesi me efekte pozitive në
sistemin kardiovaskular.

Hulumtimi i fundit ka treguar se konsumimi i përditshëm i çokollatës së
zezë, e cila përmban 860 mg polifenole dhe 58 mg epikatekinë, çon në
reduktime të dukshme (deri në 20%) të ADN-së së dëmtuar në qelizat e
sistemit imun, edhe atë pas vetëm dy orësh pas konsumimit.

Duke marrë parasysh se dëmtimet e këtyre qelizave të sistemit imun mund
të çojnë në krijimin e shtesave në arterie, duket se ndryshe nga ajo që
është menduar çokollata vepron krejtësisht pozitivisht: duke mbrojtur
ADN-në nga dëmtimet oksiduese, ajo pengon ndryshimet ateroskelerotike,
rritjen e presionit të gjakut dhe me këtë edhe paraqitjen e sëmundjeve
të lidhura me ta.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:09

Mungesa e vitaminës D dhe sëmundjet e mëlçisë


Studimet e fundit në të cilat kanë marrë pjesë 118
pacientë me sëmundje kronike të mëlçisë, kanë vërejtur një mungesë të
lartë të vitaminës D te të sëmurit.



Mungesa e vitaminës D kishte ndryshuar nga e lehtë deri në shumë e
shprehur, ndërsa niveli i ulët më serioz i kësaj vitaminës ishte
vërejtur te femrat me prejardhje afro-amerikane me cirrozë të mëlçisë.

Bazuar në këtë, autorët e studimit mendojnë se pacientët të cilët
vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë duhet të marrin sasi shtesë të vitaminës
D në formë të ushqimeve të pasura me këtë vitaminë ose suplementeve
(tabletave me vitaminë D).


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:09

Ushqimi që mbron nga kanceri i gjirit


Një studim i ri në të cilin janë përfshirë 65.000 femra
në menopauzë, zbulon se ushqimi i pasur me pemë dhe perime, peshk, vaj
ulliri dhe vaj luledielli (ushqimi mesdhetar)- zvogëlon dukshëm
rrezikun e paraqitjes së kancerit të gjirit.

Përkundrazi, ushqimi i cili ka për bazë mishin, patatet, orizin, vezët,
‘ushqimi i shpejtë’ dhe alkooli- nxisin paraqitjen e karcinomës së
gjirit.

Revista The American Journal of Epidemiology shkruan se ky është edhe
një studim më shumë që vërteton efektin e dobishëm të ushqimit
mesdhetar mbi shëndetin e përgjithshëm trupor, në këtë rast te femrat
pas menopauzës.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:10

Ekspertët e OBSH-së prezantojnë vlerësimin e menaxhimit të gripit


Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, mori pjesë në
prezantimin e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh)
Dr. Brian Marsh, specialist në kujdesin intensiv dhe Andreë Kennedy,
bio-inxhinier, pas analizës treditore të qasjes dhe veprimeve të
punonjësve shëndetësorë të vendit tonë gjatë menaxhimit klinik të
pacientëve me Gripin A/H1N1.



Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ekspertët e OBSH-së me personelin
shëndetësor kosovar në objektet e përzgjedhura të kujdesit shëndetësor,
në QKUK dhe në Spitalin Rajonal të Pejës dhe Gjakovës kanë analizuar
dhe diskutuar për qasjen klinike ndaj rasteve të gripit A/H1N1, duke
dhënë udhëzime dhe rekomandime lidhur me menaxhimin klinik të tyre,
përfshirë edhe menaxhimin në njësitë e kujdesit intensiv, përdorimin e
antiviralëve, oksigjeno-terapisë, përdorimin e lëngjeve, sedativëve,
antibiotikëve, etj.

Një nga vështirësitë kryesore gjatë ekspozesë ishte lajmërimi i vonshëm
i rasteve (zonat rurale), mungesë e servisimit të pajisjeve të caktuara
dhe respiratorëve si dhe higjiena për pacientët veç e veç.

Dr. Marsh ka vlerësuar lartë zbatimin me përpikëri të udhëzimeve mbi
trajtimin klinik të dhëna nga OBSH duke sugjeruar edhe ratifikimin e
udhëzuesve klinik shtesë. Në veçanti këta ekspertë kanë lavdëruar
profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë punëtorëve shëndetësorë,
kudo që kanë zhvilluar vizita.

Ministri Gashi i ka falënderuar ekspertët e OBSH-së për gatishmërinë e
tyre që të vijnë në Kosovë për të analizuar aspektet lidhur me
politikën e menaxhimit klinik dhe udhëzimeve teknike rreth rasteve të
gripit A/H1N1 në Kosovë duke thënë se kjo paraqitje është mbresëlënëse
për shumë aspekte duke garantuar se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet
e dhëna në këtë raport do të implementohen.

Raporti i ekspertëve të OBSH-së, do të shqyrtohet në detaje nga
institucionet tona duke përmirësuar kapacitetin në rritje në nivelin
spitalor, konform përvojave nga vendet tjera.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:10

Kafeja dhe çaji parandalojnë diabetin?


Personat të cilët rregullisht pinë kafe ose çaj kanë
rrezik më të vogël që të sëmuren nga diabeti tip 2- tregojnë rezultatet
e shkencëtarëve australianë nga Universiteti i Sydneyt.



Autorët e studimit të botuar në revistën Archives of Internal Medicine,
thonë se efekti mbrojtës nuk bazohet te kafeina, duke qenë se kafeja pa
kafeinë kishte pasur efekt edhe më të fortë në parandalimin e diabetit
tip 2.

Sipas tyre, faktorë kryesorë mbrojtës janë antioksiduesit e pranishëm në këto pije.

Të dhënat e studimit janë të bazuara në analizimin e 18 studimeve ku janë përfshirë 500.000 pjesëmarrës.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:10

Identifikohet kodi gjenetik i kancerit të lëkurës dhe mushkërive


Shkencëtarët thonë se kanë arritur të identifikojnë në
tërësi kodin gjenetik të dy nga format më të shpeshta të kancerit- atij
të lëkurës dhe të mushkërive.



Ky rezultat mund të shënojë kthesë në të kuptuarit e këtyre sëmundjeve,
të detektimit të hershëm dhe shërimit të tyre, thonë ata.

Hulumtuesit britanikë thonë se këto informacione mund të çojnë drejt
një kthese të madhe sa i përket parandalimit, duke përcaktuar se cilët
faktorë shkaktojnë sëmundjen, dhe kështu mund të zhvillojnë mënyra për
shërimin e atyre që vuajnë nga këto sëmundje.

Megjithatë, ekspertët thonë se do të duhen disa vite derisa të prodhohen barnat e reja kundër kancerit.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:10

Rrezik infeksionesh në qendrat e kujdesit intensiv


Qëndrimi në spital nën kujdes intensiv mund të jetë dy
here i rrezikshëm. Një studim ku u përfshinë më shumë se 1.000 spitale
nga mbarë bota tregon se rreth 15 për qind e pacientëve në kujdes
intensiv marrin infeksione që shtojnë rrezikun e tyre për të vdekur.


Vetëm personat që janë shumë të sëmurë pranohen në qendrat e kujdesit
intensiv. Ata janë pacientë, sistemet imune të cilëve mund të jenë të
brishtë, ose pacientë që mund të jenë në prag të vdekjes. Studimi
vëzhgoi brenda një dite të vetme më shumë se 1.200 qendra të kujdesit
intensiv në 75 vende të botës.

Doktori John Marshall i universitetit të Torontos thotë se përveç
rrezikut të sëmundjes që i bën pacientët të mbahen në qendrat e
kujdesit intensiv, kur shtrohen aty, ky rrezik rritet 50 për qind për
shkak të infeksioneve që mund të marrin.

Marshall është një prej autorëve të studimit. Ai dhe kolegët e tij vunë
re se më shumë se gjysma e 14 mijë pacientëve në studim u prekën nga
infeksione ndërsa mbaheshin në pavijone të kujdesit intensiv. Të dhënat
tregojnë se rreziku i vdekjes për këta pacientë u shtua 50 për qind,
vetëm për shkak të infeksionit të marrë.

Marshall thotë se 60 për qind të infeksioneve ishin në mushkëri dhe
rrugët e frymëmarrjes, 20 për qind ishin infeksione në zorrë e stomak
dhe rreth 15 për qind ishin infeksione në kanalin urinar".

Por dy rezultatet e tjera të rëndësishme dolën nga ky studim; pacientët
të cilët qëndruan shtatë ditët në qendrat e kujdesit intensiv kishin të
ngjarë të infektoheshin më shumë; dhe pacientët në vendet në zhvillim
ishin më në rrezik të prekeshin nga këto infektime, në krahasim me
pacientët në vendet e zhvilluara.

Autorët e studimit shpresojnë se këto rezultate do të ndikojnë në
parandalimin e infeksioneve dhe menaxhimin më të mirë të qendrave të
kujdesit intensiv.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:10

Acidet omega-3-yndyrore dhe diabeti


Një numër i madh studimesh kanë treguar se ndryshimet e vogla ushqyese mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun nga diabeti.



Kështu, një studim i kohëve të fundit, bën lidhsgmërinë ndërmjet
nivelit të lartë të acideve omega-3-yndyrore në plazmë dhe përmirësimin
e ndjeshmërisë ndaj insulinës, te personat e sëmurë nga diabeti tip 2.

Në studimin e botuar në revistën Nutrition and Food Research, janë analizuar 180 pacientë me diabet tip 2 dhe 180 pjesëmarrës të shëndoshë.

Shkencëtarët sugjerojnë që acidet omega-3-yndyrore mund t’i shtohen
listës së ushqimeve, të cilat mbrojnë nga kjo sëmundje kronike.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:10

Koenzimë Q10 për të mbipeshët


Konsumimi i koenzimës Q10 në sasi shtesë mund të
parandalojë ose ngadalësojë zhvillimin e mëlçisë yndyrore që shkaktohet
nga obeziteti (mbipesha), tregojnë studimet më të fundit.



Në fakt studimet të cilat janë bërë në minj, të cilët kanë konsumuar
ushqim të pasur me yndyra dhe fruktozë krahas sasive shtesë të
koenzimës Q10, kanë treguar se ata kanë pasur nivel më të ulët të
markerëve të ndezjes dhe markerëve të stresit metabolik në mëlçinë e
tyre, krahasuar me minjtë të cilët kanë ngrënë vetëm ushqim yndyror.

Kjo është edhe një në listën e studimeve të cilët dëshmojnë ndikimin
pozitiv në organizëm të koenzimës Q10. Deri tash kjo substancë është
treguar efektive te personat të cilët kanë pasur sulme në zemër ose
vuajnë nga hipertensioni.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:10

Seleni për zorrë të shëndetshme


Lëndët shtesë të cilat kanë selen në përbërje pengojnë
krijimin e polipeve (krijimeve adenomatoze) në zorrën e trashë, bëjnë
të ditur shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për Hulumtime në Genoa të
Italisë.



Në një studim të fundit kanë marrë pjesë më shumë se 400 persona të
eksperimentuar, të cilët tashmë kishin pasur largim të polipit të
zorrës. Atyre më pas u është dhënë sasi shtesë ditore e ushqimit të
pasur me selen (200 mcg), zink (30 mg) dhe vitaminat A (6000 IU), C
(180 mg) dhe E (30 mg).

Rezultatet kanë treguar se ndryshe nga grupi që ka marrë placebo
(substancë pa efekt), në 40% të pacientëve që kanë konsumuar selen
numri i personave të cilët përsëri kanë fituar polip të zorrës ka qenë
më i ulët.

Polipet e zorrëve (formacione adenomatoze) janë krijime me potencial
kancerogjen, madje 70-80% e karcinomave kolorektale rrjedhin pikërisht
nga adenomat, prandaj edhe është e rëndësishme që ata të parandalohen.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:10

Sëmundjet e gjirit


Gjinjtë janë gjëndra
qumështi, çifte, të vendosura në muskujt e kraharorit në mes të brinjës
së tretë dhe të gjashtë. Deri në moshën 8-10 vjeçare zhvillimi i tyre
është i njëjtë si te djemtë ashtu edhe te vajzat.
Dr. Selami Sylejmani, dr.sci
gjinekolog, ultrasonist

Pas moshës 8-10 vjeçare, për shkak të veprimit të hormoneve, të
cilat prodhohen në vezore, te femrat vazhdojnë dhe zhvillohen ndërsa te
meshkujt pushojnë së zhvilluari. Zhvillimi i tyre është nën veprimin e
hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Në gjinj
vazhdimisht kanë veprim hormonet seksuale për çka edhe madhësia, fryrja
dhe konsistenca e tyre ndryshon gjatë fazave të ciklit
menstrual.Madhësia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca,
konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorët trashëgues. Gjinjtë tepër
të mëdhenj, hipertrofik- mund të arrijnë peshë nga 5-10 kg e më shumë.
Mund të jetë i rritur vetëm njëri gji, por zakonisht janë të dyja. Te
disa gra kjo ndodh pas dhënies gji për një periudhë të gjatë dhe shumë
lindjeve të cilat shkaktojnë lëshimin-ptozën e tyre.



Gjinjtë janë gjëndra qumështi dhe ky është funksioni fiziologjik dhe
kryesor i tyre. Mirëpo, pos këtij funksioni, ato paraqesin një ndryshim
anatomik që e karakterizon bukurinë e femrës. Si çdo organ i organizmit
të njeriut që mund t'i nënshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtë
e kanë këtë mundësi. Sëmundjet e gjinjve ndahen në: sëmundje
inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.
Çka janë sëmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janë shenjat e pezmatimit të gjinjve?
Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta përfshijë tërë indin e
gjirit (mastitis) ose thelbin e gjirit (thelitis). Në mbi 90% të
rasteve shkaktarët e infeksionit vijnë nga jashtë, sidomos gjatë
periudhës së lehonisë. Shkaktar më të shpeshtë janë: stafilokoket dhe
streptokokët. Këto pezmatime paraqiten në fund të javës së parë të
lehonisë. Shkaktarët e infeksioneve futen nga jashtë nëpërmes ragadeve
(çarjeve) për shkak të higjienës jo të duhur të gjinjve. Shenjë e parë
është dhembja e lokalizuar në gjirin të cilin e ka kapluar inflamacioni
dhe atë në vendin ku ndodhet ky pezmatim. Më vonë pos dhimbjeve,
fillojnë të paraqiten edhe shenjat tjera lokale të inflamacionit si:
skuqja e gjirit, tërheqje e lëkurës së vendit të inflamuar dhe ënjtje.
Nëse nuk fillohet mjekimi menjëherë, pezmatimi avancon dhe kalon në
proces belbëzues ose absces. Nga shenjat e përgjithshme lehona ka
ethe-temperaturë të lartë dhe gjendje të përgjithshme të rëndë.
Çka duhet të bëjë lehona e cila ka pezmatim dhe a duhet t'i jepet fëmijës gji gjatë kësaj gjendjeje?
Që në fillim duhet t'i paraqitet mjekut më të afërt, i cili do t'i
përshkruajë barërat përkatëse. Derisa të mos është paraqitur te mjeku,
ajo mund të përdorë fasha të ftohta dhe ndonjë bar simptopatik (për
temperaturë dhe dhimbje), pastaj mjeku i përshkruan terapinë përkatëse
me antibiotikë. Nëse ka ardhur deri te formimi i qelbit (absces)
atëherë duhet të bëhet një prerje dhe të largohet qelbi, por për këtë
vendos mjeku përkatës. Nuk mund t'i jepet gji foshnjës gjatë në këtë
gjendje por laktacioni (mos humbja e qumështit) mbahet duke e mjelë
gjirin deri sa ai të mjekohet e pastaj mund të vazhdohet me dhënien gji
edhe me gjirin që ka qenë i sëmurë.



Si të parandalohen proceset inflamatore ose pezmatuese?
Duhet t'i kushtohet rëndësi higjienës së gjinjve në përgjithësi dhe
në periudhën e laktacionit (dhënies gji) në veçanti, të mos futen mjete
të ndryshme në gji ose para të pastrohen duart para dhënies gji
fëmijës. Mundësisht, thithat të pastrohen para dhe pas dhënies gji
foshnjës. Në rastet me ragade (çarje) mirë është që pas dhënies gji
thithat të lyhen me një yndyrë me antibiotikë psh. Hidrokortizon,
Bivacyn, Stanicid etj. Nëse lehona ka shumë qumësht dhe foshnja nuk
mund ta thithë gjithë sasinë atëherë duhet që pjesa e mbetur duhet
mjelë dhe të largohet.
Çka është Mastopatia dhe me çka manifestohet kjo sëmundje?
Kjo është një sëmundje e gjinjve e cila ka shumë emra si: fibrosa
cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj.
Manifestohet me një hiperplazion (rritje) të gjinjve, e cila mund të
përcillet me formimin ose jo të cisteve në parenkimin e gjinjve. Nuk
është sëmundje malinje. Kjo është sëmundje kronike dhe gati 50% e
femrave vuajnë nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe të
pamartuara prej fëmijërisë e deri në pleqëri. Më e shpeshtë është nga
mosha 20 deri në fillim të viteve 60-ta të jetës së femrës.Sëmundja
manifestohet me dhembje dhe fryrje në njërën ose në të dy gjinjtë.
Ankesat janë të lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten
disa ditë para menstruacioneve ose gjatë gjakderdhjeve menstruale. Në
disa raste edhe gjatë ovulacionit. Kur fillojnë menstruacionet,
pengesat shpejt pushojnë e ndodh të vazhdojnë deri të kryhen
menstruacionet. Gratë vetë palpojnë (prekin) formacione-nyje të forta
sidomos në 1/4 e jashtme të gjinjve. Mendohet se shkaktohet nën
veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femërore).
Si mjekohet kjo sëmundje dhe a mund të kalon në sëmundje serioze malinje?
Mjekim specifik nuk ka. Jepet terapi simptomatike. Mendohet se
dhënia e preparateve me progesteron ka veprim të mirë. Kohët e fundit
nga studimet që janë bërë është ardhur në përfundim se disa lloje
ushqimesh si përdorimi i tepërt i kafesë, çajit të rusit ose Indisë,
çokollatës si dhe streset, luajnë rol me rëndësi në paraqitjen
gjegjësisht mosparaqitjen e kësaj sëmundje. Duhet pasur kujdes nga se
afër 6% të këtyre grave me këtë patologji mund të kalojë në kancer si
dhe kujdesi i kësaj moshe (40-60 vj) nga se në këtë moshë paraqitet më
së shpeshti kanceri i gjinjve.
A janë të shpeshtë tumoret e gjinjve te femrat dhe a duhet të mjekohen tumoret beninjë dhe si?
Një femër, ndër 5 gra preket nga një tumor i gjinjve, prej të cilëve
2/3 e rasteve janë beninje. Duhet të mjekohen patjetër nëse
diagnostikohen ndonjë formë e tyre si formacionet cistike, ato duhet të
operohen ngase në të kundërtën mund të kalojnë në tumor malinjë.
Po tumoret malinjë a janë të shpeshtë te femrat?
Nga të gjitha sëmundjet malinje (ose me zë të keq) te femrat, së
bashku me kancerin e qafës së mitrës kanceri i gjinjve është ndër më të
shpeshtit. Statistikat ndryshojnë nga vendi në vend. Gjatë jetës, 2-3%
të grave sëmuren nga kanceri i gjirit. Nga të gjitha sëmundjet malinje
20-25% të tyre i takon kancerit të gjirit, ndërsa nga numri i vdekjeve
nga sëmundjet malinje deri në 20% të grave vdesin nga kanceri i gjirit.
Sipas të dhënave më të reja, afër 6% e popullatës së femrave janë të
përfshira nga kjo sëmundje si dhe me një tendencë rritjeje edhe në 1%
brenda vitit. Mirëpo kjo sëmundje sot falë mundësive diagnostikuese,
disiplinës dhe edukatës shëndetësore të vetë grave mund te zbulohet
shume herët.


Në cilën moshë mund të sëmuret femra nga kanceri i gjirit si dhe a mund të sëmuren edhe meshkujt nga kjo sëmundje?
Nga kanceri i gjirit femra mund të sëmuret nga rinia e hershme e
deri në fund të jetës së saj. Mosha më e shpeshtë kur sëmuren femrat
është nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare. Sëmurën edhe meshkujt,
por sëmundja te burrat është mjaft e rrallë. Marrëdhëniet e paraqitjes
së kancerit të gjirit të burrat dhe gratë është 99:1 në favor të grave.
A dihet shkaktari i paraqitjes së kësaj sëmundje
vdekjeprurëse dhe cilët janë faktorët të cilët e ndihmojnë paraqitjen e
kësaj sëmundjeje?

Etologjia (shkaku) e sëmundjes nuk dihet. Mirëpo ka mjaft studime që
flasin për disa faktorë të cilët e favorizojnë si dhe disa të tjerë të
cilët e mbrojnë femrën nga paraqitja e kësaj sëmundje të rrezikshme.
Faktorë kyçë janë hormonet seksuale të vezoreve sidomos estrogjenet.
Kështu femrat të cilat nuk kanë lindur ose kanë pak lindje janë të
favorizuara në paraqitjen e kësaj sëmundjeje. Sëmundja më e shpeshtë
është te ato gra të cilat menopauza (menstruacioni i fundit) është e
vonshme dhe gratë, të cilat kanë gjakderdhje të rregullta menstruale
deri pas moshës 55 vjeçare, sëmuren nga kanceri i gjirit 2 herë më
shpesh se te ato, të cilat menstruacionet u pushojnë para moshës 45
vjeçe. Mënyra e ushqyeshmërisë, sidomos ushqimi i pasur me yndyra, dhe
gratë me peshë të shtuar (majme) sëmuren më shpesh nga kanceri i gjirit
se femrat me peshë normale. Edhe femrat, të cilat ngelin shtatzënë për
herë të parë pas moshës 30 vjeçare, më shumë mund të paraqitet kjo
sëmundje se te ato që fare nuk kanë lindur dhe ky rrezik vjen duke u
rritur sa më në moshë të shtyrë të jetë shtatzënia a parë. Disa studime
flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj
sëmundjeje.
Po duhani a ka ndikim në paraqitjen e kancerit të gjirit?
Kohët e fundit në Amerikë është shpallë një studim për kancerin e
gjirit dhe duhanin. Nga ky studim është ardhur në përfundim se gratë,
të cilat pinë duhan aftësia mbrojtëse e një gjeni, i cili ka ndikim në
paraqitjen e kancerit të gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropianë
haset në mbi 50%. Janë të rrezikuara sidomos, ato femra që fillojnë të
pinë duhan herët, si dhe ato, të cilat pinë më shumë se një pako brenda
ditës.



A ka faktorë të cilët e mbrojnë gruan nga paraqitja e kancerit të gjirit, cilët janë?
Rrezik më të vogël të paraqitjes së kancerit së gjirit kanë ato
femra të cilave u janë larguar vezoret para moshës 40 vjeçare. Rrezik
më të vogël nga paraqitja e kancerit t ë gjirit te femrat janë edhe
menstruacionet e rralla për shkak të shtatzënive, dhënies gji një kohë
të gjatë si dhe te ato femra, të cilat ngelin pa menstruacione herët.
Edhe shtatzënitë e shpeshta e zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e
kancerit të gjirit te femrat. Ka edhe disa të dhëna se shtatzënia para
moshës 25 vjeçe e zvogëlon mundësinë e paraqitjes së kancerit të
gjirit. Gratë, të cilat kanë lindur para moshës 18 vjeçare kanë vetëm
1/3 e rrezikut për tu sëmurë nga kjo sëmundje, në krahasim me gratë, të
cilat për herë të parë kanë lindur pas moshës 35 vjeçare.
A është kancerit i gjirit sëmundje ngjitëse apo trashëguese?
Jo, dhe nuk ka frikë se kjo sëmundje mund t'i ngjitet personave të
cilët e rrethojnë ose kujdesen për të sëmurën. Nuk mund të thuhet me
siguri se a është sëmundja trashëguese apo jo. Mirëpo, ka të dhëna se
sëmundja është paraqitur te disa gjenerata të gruas së sëmurë si
gjyshja, nëna, e bija, motra. Incidenca e paraqitjes së kancerit të
gjirit është 2-3 herë më e shpeshtë te gratë të cilat në familje
(gjyshja, nëna, motra) kanë pasur të sëmurë me kancer të gjirit, në
krahasim me ato gra, të cilat në anamnezën familjare nuk kanë pasur të
sëmurë me këtë sëmundje.
Cilat janë shenjat e paraqitjes së kancerit të gjirit?
Faza e fillimit të paraqitjes së kancerit të gjirit nuk ka ndonjë
shenjë karakteristike. Shpesh ndodh që gruaja vetë të zbulojë, prek
disa ndryshime në gjinj në formë të formacioneve të forta nyjesh. Këto
zbulohen zakonisht gjatë larjes së trupit. Mirëpo janë bërë studime
edhe te popujt më të ngritur në kuptim të edukatës shëndetësore, dhe se
nga koha e prekjes së këtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku
së paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynë kjo është edhe më e
vonuar për shkak të edukimit shëndetësor të pa mjaftuar. Në fillim këto
nyje, të cilat preken janë të veçuara dhe të lira por me kalimin e
kohës këto bashkohen me indin për rreth dhe më nuk janë të lira. Në
disa raste hasen ndryshime në thitha (ato futen brenda) ose paraqitet
skuqje apo trashje e lëkurës së gjirit. Në disa raste paraqitet
rrjedhje e lëngut të përzier me gjak nga gjiri.
A përhapet sëmundja edhe në organe tjera?
Në fillim procesi i kancerit të gjirit përhapet në tërë gjirin në
drejtim të kraharorit dhe lëkurës ashtu që lëkura e gjirit merr një
dukje si lëvorja e portokallit. Sëmundja mund të përhapet edhe me anë
të limfës dhe gjakut në organe tjera si: vezore deri në 30% të rasteve,
boshtin kurrizor, kocka, mushkëri, mëlçi, tru, etj.
Si caktohet diagnoza e kancerit të gjirit?
Për diagnozë të kancerit të gjirit duhet të merret mirë anamneza, si
ajo familjare edhe ajo personale, të vështrohen gjinjtë, të
preken-palpohen. Nga analizat duhet të bëhet: kontrolli me ultratingull
- sonomamografia sidomos te femrat e reja, pastaj mamografia -
kontrolli me rëntgen, analiza citologjike e lëngut që rrjedh nga gjiri,
analiza citologjike dhe patohistologjike e materialit të fituar me
gjilpërë ose me biopsi - operacion me rastin e largimit të tumorit.


Kur duhet të bëhen kontrollet me ultratingull dhe me rëntgen ose mamografia?
Më së miri është që kontrolli me ultratingull - sonomamografia ose
me rëntgen - mamografia duhet të bëhet në fazën e parë të ciklit
menstrual, pra menjëherë pas menstruacioneve gjegjësisht nga dita e 4
deri në ditën e 10-të të ciklit menstrual.
A ka mjekim dhe si janë rezultatet?
Kanceri i gjirit mjekohet. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. Nëse zbulohet me kohë, atëherë mjekimi është i plotë.
Mjekimi kryhet në institucione të specializuara dhe atë në fillim me
rrugë operative duke e larguar tumorin së bashku me indin për rreth
(lumpektomi) ose tërë gjirin (mastektomi) dhe pastaj mjekimi plotësohet
duke vazhduar me rrezatim, kemioterapi, terapi hormonale dhe terapi
simptomatike biofosfate.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:11

Kur merr ilaçin e gabuar


Ka efekte anësore të dëmshme, por ka edhe pozitive. Viagra për shembull...Aspirina anti-infarkt
Acidi acetil-salicilik (aspirina e famshme) është medikamenti
më i përdorur në botë. Veprimi i saj i atribuohet aftësisë për të
bllokuar një enzimë që në trupin njerëzor provokojnë dhembje, ethe dhe
mahisje. Por, vetë aspirina, bllokon edhe kapacitetin e agregacionit të
piastrinave (qelizat që mbyllin plagët, duke bllokuar gjakrrjedhjen)
dhe bën në këtë mënyrë që gjaku të mpikset më ngadalë: falë kësaj
vetie, ajo përdoret sot me një dozë më të ulët si ilaç për të
parandaluar iktusin dhe infarktin, dy sëmundje të shkaktuara pikërisht
nga formimi në gjak i grumbujve të piastrinave, të ashtuquajtura
tromboza.

Ereksione të padëshirueshme
Saktësisht e kundërta është ajo që ndodhi me sildenafilin, më
i njohur me emrin Viagra, fillimisht i studiuar për mjekimin e angina
pectoris (një lloj sëmundjeje kardiake).Shumë shpejt, pacientët që
merrnin këtë medikament nisen të sinjalizojnë shfaqjen e disa
ereksioneve të tejzgjatura të shoqëruara nga një shtim i shfrenuar
dëshire seksuale. Për pasojë, kërkuesit shkencorë nuk u lodhën shumë
për ta kthyer molekulen drejt sektorit më interesant të aplikimit
kundër impotencës seksuale mashkullore. Dhe nuk është e thënë që të
ketë mbaruar këtu: tani po studiohen cilat mund të jenë efektet e saj
mbi gruan.
Me prostatë apo pa flokë?
Thuajse gjysma e atyre që janë mbi 50 vjeç, pësojnë herët ose
vonë zmadhimin e bezdisshëm të një gjëndre: prostatës. Faji është i një
enzime (alfa 5 reductasi) që e transformon hormonin mashkullor
testosteronin në dihidrotestosteronin më të fuqishëm. Në këtë mënyrë
testosteroni fryn mbulesën e prostatës...gjithmonë, nëse nuk ndërhyhet
më parë. Për shembull, me një molekulë të quajtur finasterid, e cila ka
përveç të tjerash edhe një efekt anësor interesant: ndalon rënien e
flokëve. Dihidrotestosteroni shpejton në të vërtetë kalimin e flokëve
në fazën telogjene, ajo në të cilën floku vdes. Sot, finasteridi ka dy
aplikime: me dozë më të madhe (5 mg) kuron hipertrofinë prostatike,
ndërsa me dozën më të ulët (1 mg) përdoret kundër rënies së flokëve.
Nuk është hera e parë që ndodh: vite më parë u vu re që në disa
pacientë që vuanin nga hipertensioni dhe që kuroheshin me një ilaç të
quajtur minoksidil, flokët dukej sikur u bubrronin më shumë. Sot,
minoksidili përdoret praktikisht vetëm për të luftuar tullacërinë.

Krimbat depresivë
Piperazina, ilaç fillimisht i studiuar për të kuruar depresionin,
dëshmoi shumë shpejt (e zbuloi një farmacist më 1949) kapacitetin
"anësor" për të eliminuar parazitët e zorrëve të pacientëve me
depresion (në rast kur shfaqen bashkarisht), duke i paralizuar
plotësisht. Që farmakologjia nuk ka ide të qarta sesi mund të luftohen
krimbat, kjo u pa edhe në rastin e levamizolit: një molekulë e
zhvilluar si antielmintik (pra për të eliminuar parazitë), e cila
provokonte tek pacientët një forcim të qartë të sistemit imunitar. Sot
levamizoli aplikohet në terapinë e kancerit në shtyllën kurrizore,
pikërisht falë kësaj vetie të tij për të stimuluar një sistem imunitar
në krizë.
Kortizon për fytyrën
Për ata që e duan apo që e urrejnë (duke folur farmakologjisht),
kortizoni është një nga molekulat që kanë bërë historinë e
farmakologjisë, falë cilësive të tij antiinflamacion ose
imunosporesive. Kortizoni mund të merret me tableta ose me injeksion,
por mund të aplikohet në mënyrë të lokalizuar, në formë pomade në rast
inflamacionesh të lëkurës. Por në këtë rast, ka një efekt të çuditshëm
anësor: shkakton zbardhje. Ai kontraston në të vërtetë me efektivitet,
sintezën e melanines, pigmentin natyral që errëson lëkurën. Për këtë
efekt anësor, kortizoni përdoret nga njerëz me lëkurë të zezë, me
qëllim që t'i çelin ngjyrën. Por kjo, përveçse është një përdorim jo
për qëllimin e duhur të substancës, është edhe relativisht e
rrezikshme: kortizoni është në fakt, siç e kemi thënë, një
imunosopresiv i fuqishëm, dhe mund ta çarmatosë lëkurën nga mbrojtja
ndaj tumorëve, duke u favorizuar madje edhe zhvillimin e tyre.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:11

Ushqimi mediteran mbron nga kanceri i lukthit


Shkencëtarët
vazhdojnë të zbulojnë gjithnjë e më shumë efekte të dobishme të
ushqimit mediteran. Ndërsa studimi më i ri i realizuar nga Instituti i
Katalonisë për Onkologji në Barcelonë, sugjeron se personat të cilët i
përmbahen mënyrës mediterane të të ushqyerit, janë më pak të rrezikuar
që të sëmuren nga kanceri i lukthit.



Në studim janë
shfrytëzuar të dhënat e grumbulluara nga dhjetë vende evropiane, ku
janë përfshirë 485.000 pjesëmarrës të moshave ndërmjet 35 dhe 70 vjeç.
Sipas rezultateve të botuara në revistën American Journal of
Clinical Nutrition, personat të cilët konsumojnë ushqim, ku dominojnë
pemët, perimet, peshku, drithërat dhe vaji i ullirit (dhe njëherit
konsumojnë sasi më të vogël të mishit të kuq dhe produkteve të
qumështit) janë për 33% më pak të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i
lukthit.
Llogaritet se kanceri i lukthit është njëra nga format e karcinomave që shkakton vdekshmëri të lartë në botë


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:11

Edhe kaça lufton kancerin


Studimet e reja në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles kanë dhënë një shpresë të re në luftën kundër kancerit të gjirit.



Rezultatet
e shkencëtarëve amerikan kanë treguar se përbërësit e kaçës janë shumë
efektivë në luftimin e kancerit të gjirit, veçanërisht atij të varur
nga një lloj i caktuar i hormoneve.
Për këtë më meritore ka qenë acidi elagik që inhibon enzimën
aromatazë, që është përgjegjëse për shndërrimin e androgjenit në
estrogjen.
Kaça është mjaft e pasur edhe me antioksidues të tjerë si
elagitanin, punikalagin dhe punikalin, të cilët që më herët kanë qenë
të njohur si të shëndetshëm për sistemin kardiovaskular.
Nga elagitanina krijohen një varg substancash tjera bioaktive, siç
janë acidi elagik, acidi galagik, urolitina A dhe urolitina B, prej të
cilëve më efektive është treguar kjo e fundit.
Shkencëtarët thonë se konsumimi i lëngjeve nga kaça mund t’i
sigurojnë organizmit deri në 18 µmol/L të urolitinës, që është gati
katërfish më e lartë se sasia që frenon zhvillimin e qelizave të
tumorit.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:11

Edhe kaça lufton kancerin


Studimet e reja në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles kanë dhënë një shpresë të re në luftën kundër kancerit të gjirit.



Rezultatet
e shkencëtarëve amerikan kanë treguar se përbërësit e kaçës janë shumë
efektivë në luftimin e kancerit të gjirit, veçanërisht atij të varur
nga një lloj i caktuar i hormoneve.
Për këtë më meritore ka qenë acidi elagik që inhibon enzimën
aromatazë, që është përgjegjëse për shndërrimin e androgjenit në
estrogjen.
Kaça është mjaft e pasur edhe me antioksidues të tjerë si
elagitanin, punikalagin dhe punikalin, të cilët që më herët kanë qenë
të njohur si të shëndetshëm për sistemin kardiovaskular.
Nga elagitanina krijohen një varg substancash tjera bioaktive, siç
janë acidi elagik, acidi galagik, urolitina A dhe urolitina B, prej të
cilëve më efektive është treguar kjo e fundit.
Shkencëtarët thonë se konsumimi i lëngjeve nga kaça mund t’i
sigurojnë organizmit deri në 18 µmol/L të urolitinës, që është gati
katërfish më e lartë se sasia që frenon zhvillimin e qelizave të
tumorit.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:11

Të qenit prind kundër hipertensionit


Hulumtimi
i shkencëtarëve amerikanë pranë Universitetit Brigham Young, sugjeron
se personat të cilët kanë fëmijë janë më pak të rrezikuar nga
hipertensioni (shtypja e lartë e gjakut).



Në studim janë
përfshirë 198 participantë, të moshave ndërmjet 20 dhe 68 vjeç, nga të
cilët janë grumbulluar të dhëna në lidhje me tensioni arterial të tyre.
Të gjithë pjesëmarrësit në studim kanë qenë të martuar, ndërsa 70 % e tyre kanë pasur fëmijë.
(Duke marrë parasysh faktorët, si mosha, pesha trupore, aktiviteti
fizik dhe duhanpirja) shkencëtarët kanë vlerësuar se prindërit kanë
shtypje të gjakut shumë më afër vlerave normale, sesa personat të cilët
nuk kanë fëmijë.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti prej Thu 28 Oct 2010 - 13:12

Ushqimi i shëndetshëm mbron duhanpirësit


Perimet
e gjelbra, acidi folik dhe konsumimi i tabletave me multi-vitamina,
mund të mbrojnë duhanpirësit nga karcinoma e mushkërisë, bëjnë të ditur
studimet e reja.



Në studim kanë marrë pjesë 1100 duhanpirës
aktual dhe persona të cilët kanë dirë duhan në të kaluarën, shumica e
të cilëve kanë qenë femra, ndërsa rezultatet kanë treguar se lëndët e
sipërpërmendura pengojnë mutacionin gjenetik të qelizave, e cila për
pasojë ka kancerin në mushkëri.
Mekanizmi i saktë i veprimit ende nuk është i qartë, dhe
shkencëtarët thonë se ka nevojë për studime shtesë për të qartësuar
gjithçka në këtë drejtim.


"Kapitali me i madh eshte te kesh besim tek Allahu dhe te mos i varesh shpresat tek njerezit"

Alberti
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi: Mitrovicë
Postime Postime: 41736
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 25
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi